Ministria e Mbrojtjes nis konfiskimin e pronave tė ushtrisė

Sot, aksioni i parė pėr lirimin e godinave nė repartin ushtarak tė Shijakut

Herion Mesi

kodheliQeveria nis konfiskimin e pronave tė ushtrisė, ku shumė prej tė cilave ose janė shkatėrruar ose i janė marrė nga militantėt partiakė ndėr vite pėr qėllime strehimi. Pas akuzave ndaj qeverisė sė mėparshme, kur PS-ja ishte nė opozitė, pėr shitje dhe tjetėrsim tė pronave tė ushtrisė, tashmė Ministria e Mbrojtjes mėsohet se ka angazhuar Forcat e Armatosura, ku do tė nisė sot njė aksion pėr tė ēliruar repartet ushtarake nga ndėrtimi i objekteve tė paligjshme qė janė ngritur brenda zonave tė kėtyre reparteve nga civilėt, si dhe lirimin e godinave ushtarake nga banorėt, nė tė cilat janė strehuar ndėr vite nė kėto zona ushtarake. Nga tė njėjtat burime mėsohet se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i FA-ve kanė nxjerrė njė urdhėr tė brendshėm, ku u kėrkohet reparteve qė disponojnė mjete tė rėnda ti vėnė nė dispozicion gjatė ditėve nė vijim, pikėrisht pėr shkak tė nisjes sė kėtij operacioni, i cili duket se do tė shtrihet nė kohė sa i pėrket periudhės sė realizimit tė tij.

Aksioni i FA-ve

Pėrveē mjeteve qė FA-tė kanė nė dispozicion, ėshtė kėrkuar dhe ndihma e Policisė Ushtarake, e cila do tė angazhohet jo vetėm me mjete, por dhe me personel, tė cilėt do tė jenė tė pranishėm nė kėtė mision qė do tė nisė nė orėt e para tė ditės sė sotme nga zona e Shijakut. Aksioni ka si synim konfiskimin e kėtyre pronave, tė cilat janė pėrvetėsuar ndėr vite nga qytetarė tė ndryshėm jashtė ēdo lloj kriteri ligjor, por qė nė fakt ato ende dhe sot janė prona tė ushtrisė shqiptare, u shprehėn dje pėr gazetėn Shqip burime nga Ministria e Mbrojtjes. Ndėrkohė, sa i pėrket aksionit tė sotėm, burimet refuzuan tė japin detaje tė mėtejshme, por nėn zė ata konfirmuan se aksioni i parė ka si objektiv repartin ushtarak tė Shijakut, nė tė cilin janė strehuar persona tė ardhur nga zona tė ndryshme tė vendit. Nesėr (sot) do tė jemi nė Shijak, pasi duhet tė lirojmė godinat e repartit ushtarak nė Shijak, i cili ėshtė pėrdorur deri tani si njė vend strehimi pėr tė ardhurit nga zona tė ndryshme tė vendit. Pėr kėtė aksion ėshtė kėrkuar edhe asistenca me mjete dhe trupa ushtarake nga reparti i Policisė Ushtarake, i cili, pėrveē se do tė vėrė nė dispozicion mjetet e veta tė rėnda, do tė jenė prezentė edhe policė ushtarakė, tė cilėt do tė bėjnė tė mundur shmangien e ndonjė incidenti tė mundshėm qė mund tė ndodhė nga reagimet e qytetarėve atje. Pasi askush nuk do qė tė lirojė njė banesė, pavarėsisht ligjshmėrisė pėr pronėn qė nuk ėshtė e tyrja, theksuan dje burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Shkarkimi

Dy javė mė parė, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shkarkoi nga detyra pikėrisht drejtorin e pronave nė kėtė dikaster, Arben Sulo. Dhe duket se vendimi i Kodhelit ka ardhur si pasojė e akuzave tė shumta tė PS-sė gjatė kohės qė ishte nė opozitė pėr procesin e privatizimit tė pronave tė ushtrisė dhe saktėsisht mė 15 nėntor, sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes, Arjan Kraja, ka firmosur largimin e Sulos nga shėrbimi civil nė kėtė ministri.

 

Privatizimi i fundit i pronave tė ushtrisė

Nga 1300 prona dhe objekte, ushtria do tė pėrdorė vetėm 180-190

Arben ImamiNė shtatorin e vitit tė kaluar, qeveria e mėparshme Berisha vendosi qė rreth 90 pėr qind tė fondit tė pėrgjithshėm tė pronave tė paluajtshme qė disponoheshin nga Forcat e Armatosura apo rreth 1.2 milionė metra katrorė terrene dhe objekte, do ti nėnshtroheshin procesit tė ndryshimit tė titullit tė pronėsisė, pėr tiu transferuar pushtetit lokal apo pėr ti vėnė nė dispozicion tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave me synim kthim-kompensimin fizik tė pronarėve. Sipas ministrit tė Mbrojtjes sė asaj kohe, Arben Imami, u mėsua se nga 1300 prona qė janė nėn pronėsi tė Forcave tė Armatosura janė tė nevojshme pėr tė vijuar aktivitetin e tyre vetėm 180-190. Pronat e tepėrta, tė cilat nuk kemi kapacitet ti mbajmė, ti ruajmė dhe qė janė njė barrė pėr ushtrinė shqiptare, ti jepen publikut, do tė shprehej Imami nė mbledhjen e 21 shtatorit 2012 tė bordit drejtues tė monitorimit tė procesit tė regjistrimit tė pronave tė paluajtshme tė Forcave tė Armatosura. Madje ai u ka bėrė tė ditur tė pranishmėve se pėr tė bėrė zbardhur situatėn ėshtė urdhėruar auditi tė kryejė veprimet e duhura.

Ky shkrim Ministria e Mbrojtjes nis konfiskimin e pronave tė ushtrisė u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos