Mos heshtni para dhunės nė familje

dhuna-ndaj-gruas-1-ne-5-britanike-pro-rrahjesNga Artan Didi

 

Dhuna nė familje ėshtė njė fenomen mjaft i pėrhapur dhe pak i denoncuar. Me gjithė rritjen e numrit tė denoncimeve vitet e fundit, ajo sėrish pėrbėn njė problem serioz tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut, e prirur nga njė seri sjelljesh abuzive apo kėrcėnuese tė udhėhequr nga nevoja pėr pushtet dhe kontroll, nga dėshira pėr tė sunduar dikė, pėr ta pasur atė nė dorė. Dhuna ndodh kudo, nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, pavarėsisht moshės, arsimit, fesė, apo gjendjes ekonomike.

Dhuna nė familje ėshtė krim dhe si e tillė ndėshkohet nga legjislacioni.

Denonconi dhunėn nė njėsinė policore mė tė afėrt. Kėtė veprim mund ta kryeni ju, ose njė i afėrmi juaj nėpėrmjet njė telefonate nė numrin 129, ose duke u drejtuar drejtpėrsėdrejti nė njėsinė policore. Kėrkesa juaj pėr mbrojtje ėshtė e mbėshtetur nė ligjin nr.9669, datė 18.12.2006 Pėr masat ndaj dhunės nė marrėdhėniet familjare, i cili parashikon masa administrative mbrojtjeje qė lėshohen nga gjykata, afati mbrojtės i tė cilave arrin nga 15 ditė deri nė 1 vit. Nė kėtė procedurė ju do tė keni mbėshtetjen e specialistit tė policisė, i cili do tė pėrcjellė nė gjykatė kėrkesėn tuaj pėr mbrojtje.

Mos hezitoni tė merrni pjesė nė seancat gjyqėsore pėr Lėshimin e Urdhrit tė Mbrojtjes, pasi mosmarrja pjesė do tė ēonte nė pushimin e ēėshtjes. Ju mund tė kėrkoni mbrojtje edhe pėr familjarėt tuaj, pėrfshire dhe fėmijėt , tė cilėt janė prekur

direkt ose indirekt nga dhuna. Nė rast tė rrezikut pėr sigurinė Tuaj, njė punonjės policie do tju shoqėrojė nė gjykate, si dhe do vijojė me ndjekjen e masave pėr zbatimin e detyrimeve qė rrjedhin nga Urdhri i Mbrojtjes.

Nė rast se dhunuesi shkel masat e pėrcaktuara nė Urdhrin e Mbrojtjes, ju duhet tė kontaktoni specialistin e policisė qė ka trajtuar rastin tuaj, pasi kjo shkelje pėrbėn vepėr penale, sipas neneve 321 dhe nenit 130/a tė Kodit Penal.

Nxjerrja e Urdhrit tė Mbrojtjes nuk ju pengon Ju tė kėrkoni procedim penal pėr dhunuesin.

Ndryshimet e bėra nė Kodin Penal nė mars 2012 dhe qershor 2013, e kanė klasifikuar dhunėn nė familje si vepėr penale mė vete, e cila dėnohet nga 2 vjet deri nė 5 vjet burgim.

Policia e Shtetit e gjykon shumė tė rėndėsishme sigurinė dhe mbrojtjen Tuaj nga ky fenomen, duke sjellė nė vėmendjen e gjithsecilit reagimin dhe mospranimin e tij.

*Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos