Elhaida Dani në Sanremo

Festivali më i rëndësishëm në Itali, “Sanremo” këtë vit do të mirëpresë edhe këngëtaren shqiptare që triumfoi në The Voice of Italy, Elhaida Danin.

Pak kohë më parë qarkulluan zëra se ajo do të ishte pjesë e Festivalit të fundvitit në Shqipëri por kjo nuk është e vërtetë. Elhaida e mohon këtë gjë duke shtuar që në të ardhmen mund të jetë në planet e saj pasi një prej dëshirave më të mëdha është të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Burime për Indeksonline konfirmojnë se artistja po punon për këngën që do të marrë pjesë në Sanremo por ende nuk dihet cilët do të jenë bashkëpunëtorët e saj.

Marrëdhënia me Riccardo Coccianten, trajnerin e saj, vazhdon të jetë mjaft e mirë dhe është pikërisht Cicciante I cili po pregatit një project të madh muzikor në të cilin do të jetë pjesë edhe Elhaida./Indeksonline/ 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos