Skema e mashtrimit me TVSH ėshtė mė e madhe

Drejtoresha e Tatimeve, Shehaj: Kanė funksionuar edhe skema tė tjera, jo vetėm nė Tiranė

shehajDrejtoresha e Pėrgjithshme e Tatimeve, Brisilda Shehaj, deklaroi se skema e mashtrimit me faturat e TVSH-sė mund tė jetė mė e madhe nga sa dyshohej fillimisht. Ne dyshojmė se skema ėshtė akoma dhe mė e gjerė. Administrata tatimore javės tjetėr, kur tė raportojė pėr shifrat dhe pėr arritje do tė raportojė edhe pėr evazionin e gjetur, sepse nuk ėshtė vetėm Tirana dhe nuk ėshtė vetėm skema e TVSH-sė, por janė disa skema tė tjera qė ne, pėr dy javė, kemi arritur tė konstatojmė, tha Shehaj dje, nė njė takim me studentėt e Fakultetit Ekonomik. Qėllimi i kėtij takimi ėshtė pėr sensibilizimin e qytetarėve qė tė tėrheqin kuponėt tatimorė. Kryetatimorja e shfrytėzoi kėtė pėr t’i bėrė njė thirrje edhe biznesit. Dua qė nga kjo fushatė tė sensibilizohet shumė edhe biznesi, pasi nė muajin nėntor do tė zbresim nė terren pėr regjistrimin e biznesit, tha Shehaj. Ajo u shpreh se bizneset e paregjistruara janė njė plagė e madhe pėr Tiranėn dhe tė gjithė vendin. Sipas saj, gjatė muajit tetor administrata tatimore bėri bilancet pėr bizneset, ndėrsa tani kanė kaluar nė fazė analitike. Drejtoresha e Tatimeve ka folur edhe pėr performancėn e administratės tatimore, ku edhe pse nuk ka bėrė publike shifrat nė hollėsi deklaroi se muaji tetor ka pasur ecuri shumė tė mirė nė mbledhjen e tė ardhurave. Shehaj ftoi studentėt e Fakultetit Ekonomik tė bėhen pjesė e aplikimeve pėr punė nė administratėn tatimore, pasi, siē u shpreh ajo, janė hapur 150 vende tė lira pune. Gjithashtu u bė e ditur se nė muajin nėntor, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve do tė nisė dhe fushatėn tjetėr, atė tė regjistrimit tė tė gjitha bizneseve qė ushtrojnė aktivitetin nė Shqipėri. Ju falėnderoj pėr punėn e bėrė, pasi kjo ėshtė njė plagė e jona. Kėtė fushatė sensibilizuese do ta shtrijmė nė tė gjitha qytetet, por sot pėrmbyllim fazėn me Tiranėn. Duhet tė sensibilizohemi tė gjithė pėr kuponin tatimor, biznesi duhet tė sensibilizohet i gjithi pėr tu regjistruar. Ju ishit tė mrekullueshėm, nuk kam fjalė. Dua qė nga kjo fushatė tė sensibilizohet shumė edhe biznesi, pasi nė muajin nėntor do tė zbresim nė terren pėr regjistrimin e biznesit, – tha Shehaj.

 

Ky shkrim Skema e mashtrimit me TVSH ėshtė mė e madhe u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos