Gjykata Administrative, debate nëKLD, Naço: Mos u merrni me priza

TIRANE- Pas debateve dhe pyetjeve të anëtarëve për ministrin Nasip Naço, KLD vendos të hapë në 4 nëntor gjykatën administrative, megjithëse në mbledhje u konstatuan disa probleme lidhur me vendet vakant të gjyqtarëve. Dje u komanduan 7 kryetarë gjykatësh, ndërkohë që po ditën e djeshme Nishani publikoi listën e gjyqtarëve dhe për Gjykatën e Lartë.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë “bombarduar” me pyetje ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, fill pasi ky i fundit paraqiti raportin e inspektimit për vënien në punë të gjykatës administrative.

Mbledhja u shoqërua me debate dhe pyetje, ndërkohë që edhe pse ministri Naço ka kërkuar që të plotësohen 9 vende vakante të gjykatësve në këtë gjykatë, presidenti Bujar Nishani në fund të debatit u shpreh i prerë se gjykakta administrative do të fillojë punën në 4 nëntor dhe se vendet vakant dhe drejtuesit e këtyre gjykatave do të zihen me gjyqtarë të komanduar. Në vijimësi, KLD vendosi të komandojë 7 drejtuesit e parë në këto gjykata, ndërkohë që shpalli tre vende vakante në postet drejtuese për gjykata të tjera, Po ditën e djeshme presidenti Bujar Nishani publikoi 21 emrat e rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Lidhur me këtë çështje mësohet se ditën e djeshme, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Zagonjori.

Debati në KLD
Gjin Gjoni: Zoti ministër kush do e ketë kopetencën për emërimet në administratën e gjykatës administrative dhe se a do të ketë këshilltarë juridike në këto gjykata?
Naço:Sigurisht që ministria e Drejtësisë e ka këtë kopetencë. Unë këtë praktikë se kam shpikur vetë, por e kam gjetur nga ish-ministri Halimi. Sa i përket çështjes së këshilltarëve, ne jemi duke punuar për të sqaruar këtë pozicion dhe se për këtë kemi marrë të gjitha masat.
Flamur Kapllani:Zoti ministër, doja të dinim se si do funksionojë puna në këtë gjykatë. Është siguruar baza material si letra e material të tjera, pasi do nisë punë dhe gjyqtari sdo ketë letër të krijojë një dosje?

Naço:Bashkë me administratën po punojmë për sigurimin e bazës materiale, në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë. Tani të mos rimë jo këtu mungon një przië jo atje, pasi kjo çështje i takon administratës së vetë gjykatës. Unë po jo them emëroni kryetarët e gjykatave, pasi ka vende vakant dhe mos komandoni
Gjin Gjoni: Në raportin tuaj, nuk dëgjova të flitej për shortin elektronik në këto gjykata. Ky short mos vallë do ketë një server qëndror në ministri, ku dhe do komandohet prej këtij?
Naço:Çështja e shortit do jetë e njëjtë si me ato të gjykatave të tjera. Për këtë ne po diskutojmë me partnerët tanë të huaj, në mënyrë vënien në zbatim të shortit elektronik.
Dritan Hallunaj:Zoti ministër, nuk dua të merrem me bazën materiale dhe me prizat në gjykatë. Pas fillimit të punës së administrative,doja të dija se çfarë do të bëhet me çështjet që janë në gjykim aktualisht?

Naço, nuk jep përgjigje pasi ndërpritet nga anëtari Gjin Gjoni, i cili bën pyetjen e rradhës.
Ndërhyn Nishani:E deklaroj të mbyllur diskutimin. Mendoj se duhet ti themi të gjithë shqiptarëve se në datën 4 nëntor fillon punën Gjykakta Adminitrative, që pritej prej shumë kohësh. Disa probleme që kemi përpara, nuk na pengojnë për hapjen e këtij institucioni.
 
 Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos