Ligji pėr nėnpunėsin civil, nga 6 mijė persona, kėtė status e fitonin 20 mijė

nenpunesShtyrja e ligjit pėr nėnpunėsin civil ėshtė kthyer nė njė betejė pėr opozitėn, por nėse ai do tė hynte nė fuqi nė 1 tetor, do mund ta fuste nė kolaps qeverinė. Kjo, duke qenė se nga 6 mijė persona me kėtė status, me hyrjen nė fuqi tė ligjit, numri i tyre do tė shkonte nė 20 mijė.

Shekulli ka mundur tė sigurojė relacionin e qeverisė tė dėrguar nė Kuvend, nė tė cilin theksohet se hyrja e kėtij ligji nė fuqi mė 1 tetor krijon njė sėrė problemesh juridike dhe financiare nė lidhje me zbatimin e tij nė praktikė.

Nė rastin konkret, nevoja pėr tė ndėrhyrė, kushtėzohet nga kėto argumente: Sė pari: Ligji nr. 152/2013 krijon pasoja financiare pėr buxhetin e shtetit, pasoja tė cilat nuk janė parashikuar nė ligjin nr. 119/2012, datė 17.12.2012, “Pėr buxhetin e vitit 2013″. Referuar neneve 2, 3 dhe 4, tė ligjit nr. 152/2013, rezulton se statusi i nėpunėsit civil do tė shtrihet edhe pėr nėpunės tė tjerė tė administratės qė mė parė nuk e gėzonin. Numri i nėpunėsve civilė, bazuar nė skemėn aktuale tė strukturave apo organigramave tė institucioneve tė administratės publike, tė cilat sipas ligjit pėrfshihen qė mė 1 tetor 2013 nė shėrbimin civil, rritet nga 6 000 nė rreth 20 000. Pra, numri i nėpunėsve civilė rritet me mė shumė se trefish dhe kjo mund tė shoqėrohet me efekte financiare, lė cilat do tė bėhen barrė pėr buxhetin e shtetit. Gjithashtu, programi qeveritar parashikon reformimin strukturor nė vend me qėllim qė tė kemi njė frytshmėri mė tė madhe tė adresimit tė ēėshtjeve nė vend. Jo vetėm ndryshime institucionale strukturore, por edhe ndryshime qė lidhen me reformėn administrative-territoriale qė ėshtė duke u hartuar, do tė sjellin ndikime financiare, tė cilave do t’u shtohen edhe ndikimet financiare pėr shkak tė pėrfshirjes sė institucioneve nė shėrbimin civil.

Pėrfshirja nė shėrbimin civil do tė thotė kosto mė tė mėdha administrative pėr realizimin e ēdo aspekti qė lidhet me marrėdhėnien e punės, si pėr shembull trajnimi, vlerėsimi i punės, lėvizjet paralele apo ngritjet nė detyrė, ashtu si edhe qėndrueshmėria nė lidhje me rastet e ristrukturimeve tė institucioneve pjesė e shėrbimit civil, etj. Hyrja nė fuqi e ligjit nr. 152/2013 qė nė datėn l tetor 2013 nėnkupton marrjen e tė gjitha masave pėr realizimin e rekrutimeve, tė lėvizjeve paralele, ngritjeve nė detyrė etj. te cilat, pra nė vetvete kėrkojnė mbėshtetje financiare tė paparashikuara nė buxhetin e vitit 2013, thuhet nė relacionin shpjegues.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos