Problemi me toponimet

Fëmijtë e lindur në Greqi, që kanë probleme me shkrimin e vendlindjes në pasaporta. Mund të lëvizin lirisht deri më 30 shtator. Lajmi është konfirmuar për “ABC News” nga burime konfidenciale të policisë greke, sipas të cilave gjithë pikat e kalimit të kufirit kanë marrë një udhëzim verbal nga selia qendrore, për mos t’u penguar pengesa fëmijve që kanë problem në shkrimin e toponimeve. Ambasada shqiptare në Athinë tha për “ABC News” se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për këtë shtyrje të re, por ka shpjeguar se në këtë çështje, autoritetet greke kanë operuar vazhdimisht me udhëzime verbale dhe jo me shkrim. Që nga fundi i vitit 2012, në pikat greke të kalimit të kufirit janë penguar kohë pas kohe fëmijtë e lindur në Greqi që të hyjnë në territorin greke. Arsyeja, sipas policisë helene është pse toponimet greke në pasaportat e tyre janë shkruajtur sipas trajtës shqipe, dhe jo sipas asaj ndërkombëtare. Gjithsesi, ka shenja nga të dy palët se tashmë është gjetur vullneti i përbashkët për të gjetur një zgjidhje të përhershme në çështjen e topinimeve. Mirëpo, deri sa kjo zgjidhje të arrihet përfundimisht e të zyrtarizohet, nuk përjashtohet që pengesat të rishfaqen. Shkas për këtë rishfaqje të pengesave do të mund të jetë një acarim i mundshëm në marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës, siç ndodhi pak ditë me parë me ngjarjet në Përmet.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

ABC News

Publikuar nga: ABC News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos