Stafi Rama prezanton ne Facebook keshilltarin e tij per rajonin Shkelzen Maliqi

Kryeministri i ardhshem Edi Rama prezantoi ne Facebook këshilltarin e tij për rajonin, Shkëlzen Maliqin. Rama e cileson Maliqin një intelektual te mirënjohur dhe te pavarur. Në njoftimin e tij, Rama thekson se kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Keshilltaret e tij, Rama i cileson një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura. Shkëlzen Maliqi ka lindur më 1947 në Rahovec,  është një filozof shqiptar, kritik arti dhe analist politik në Kosovë. Gjatë viteve 1990 Shkelzen Maliqi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në politikë si themeluesi i Partisë Social Demokratike të Kosovës dhe shërbeu si president i saj i parë 1991-1993. Ai jeton në Prishtinë dhe kryeson Institutin për Studime Sociale “Gani Bobi”.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

ABC News

Publikuar nga: ABC News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos