Korrupsioni, Rau: Shqipėrisė i duhet njė strukturė e pavarur pėr ta luftuar

www

Tiranė- Wolfgang Rau nė njė intervistė pėr DW, ka deklaruar se pėr luftėn ndaj korrupsionit, Shqipėrisė i duhet njė strukturė e pavarur pėr ta luftuar.

Z. Rau, GRECO ėshtė njė institucion i Kėshillit tė Europės, qė funksionon qė prej 14 vitesh, qė ka rolin e vet nė luftėn kundėr korrupsionit. Pse u krijua, ēfarė qėllimesh ka?

GRECO (Groupe dEtats contre la corruption Grupi i shteteve kundėr korrupsionit) ėshtė njė grup ndėrqeveritar i ngritur nėn kujdesin e Kėshillit tė Europės pėr tė parė nė mėnyrė kritike masat qė anėtarėt e tij marrin pėr tė luftuar korrupsionin. Vlerėsimet e GRECO-s i referohen njė sėrė instrumenteve ligjorė tė Kėshillit tė Europės, tė cilat vendet e tij anėtare duhet ti zbatojnė. Qė nė krijimin e tij ka qėnė e qartė se pėr tė luftuar korrupsionin nuk ėshtė i mjaftueshėm vetėm zbatimi i kėtyre instrumenteve apo mekanizmave. Duhet tė ketė kontroll tė vazhdueshėm nėse ato janė zbatuar nė praktikė dhe si janė zbatuar. Kjo ėshtė arsyeja e ekzistencės sė GRECO-s dhe e pjesėmarrjes nė tė tė 47 vendeve, anėtare tė Kėshillit tė Europės. Kjo lloj pėrqasjeje shpjegon gjithashtu pse njė vend si SHBA u bėnė anėtare me tė drejta tė plota tė Grupit qė nė fillimet e tij dhe po mbėshtet punėn e tij nė mėnyrė aktive. GRECO plotėson kėshtu aspektin monitorues tė Kėshillit tė Europės me njė pėrqasje tri planėshe nė luftėn kundėr korrupsionit, duke pėrfshirė edhe pėrcaktimin e standardeve ndėrkombėtare, si u theksua mė lart dhėnien e mbėshtetjes dhe asistencės teknike. Meqė po flasim pėr asistencėn teknike, GRECO ka kontribuar jo pak nė progresin qė ka bėrė Shqipėria nė luftėn kundėr korrupsionit.

A mund tė shpjegoni se cilat janė standardet anti – korrupsion tė Kėshillit tė Europės?

Korrupsioni ka qenė dhe mbetet shqetėsim i Kėshillit tė Europės. Nė mes tė viteve 90-tė u bė e qartė nevoja pėr njė pėrqasje multi- disiplinore nė kėtė fushė tė vėshtirė ku nuk mund tė arrihet njė sukses afatgjatė vetėm pėrmes zbatimit tė legjislacionit. Nė kėtė kontekst u pėrpunuan njė sėrė instrumentesh ndėrkombėtarė si “Njėzet Parimet Drejtuese pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit” mė 1997, Konventat “Pėr Ligjin Penal dhe Ligjin Civil pėr korrupsionin”, tė dyja nė 1998, “Kodi Model pėr zbatim nga zyrtarėt publikė” nė 2000, dhe “Rregulla tė pėrgjithshme kundėr korrupsionit nė financimet e partive politike dhe fushatave elektorale” nė 2003. Kėto instrumente tė rėndėsishme janė pėrdorur nga shtetet anėtare, pėr tė cilat GRECO ėshtė i interesuar veēanėrisht. GRECO u krijua nė Maj 1999 me qėllimin e madh tė pėrmirėsimit tė kapaciteteve tė anėtarėve tė tij pėr tė luftuar korrupsionin dhe ndjekur, nė bashkėpunim, zotimet e tyre nė kėtė fushė.

Objektivi kryesor ėshtė asistenca ndaj shteteve anėtare nė luftėn kundėr korrupsionit, qė pėrbėn njė nga sfidat kryesore tė demokracive nė tė gjithė botėn. Si e realizon GRECO kėtė objektiv?

GRECO ndihmon tė identifikojė mangėsi nė politikat kombėtare anti- korrupsion, duke nxitur reformat legjislative, institucionale dhe vėnien e tyre nė jetė. GRECO ofron gjithashtu njė platformė pėr tė shkėmbyer praktikat mė tė mira nė parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit. Nė kėtė mėnyrė shtetet anėtare pėrfitojnė nga ekspertiza e GRECO dhe rekomandimet specifike pėr vendin pėrkatės. Raportet e vlerėsimit dhe rekomandimet bazohen nė informacionin e shkruar qė sigurohet nga autoritete tė rėndėsishme, nga intervista me aktorė tė ndryshėm, pėrfshirė edhe shoqėrinė civile si edhe pėrmes studimeve paraprake. Plotėsimi i rekomandimeve tė GRECO-s monitorohet sipas njė procedure specifike.

Si ėshtė sot situata e pėrgjithshme nė Europė lidhur me korrupsionin?

Nė janar, Thorbjųrn Jagland, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Europės, iu drejtua Asamblesė sė KE (PACE) dhe tha: “korrupsioni ėshtė sot kėrcėnimi mė i madh pėr demokracinė dhe dėmton besimin e qytetarėve tek ligji”. Besoj fort se ky vlerėsim ėshtė i drejtė. Megjithatė, nuk mund tė jap ndonjė shifėr lidhur me nivelin e pėrgjithshėm tė korrupsionit nė Europė, qė varion nė mėnyrė sinjifikative nga njė vend nė tjetrin, por do tė ishte naive tė besosh qė korrupsioni ėshtė nė rėnie. Sa mė i gjatė stanjacioni apo recesioni ekonomik, sa mė e madhe tė jetė konkurrenca pėr burimet e pakta, aq mė u shumė rritet rreziku i praktikave korruptive pėr tė pasur akses tek kėto burime duke shkaktuar kėshtu dėm tė mėtejshėm vlerave demokratike tė Europės, institucionet dhe stabilitetin. Pavarėsisht nga arritjet e shumta tė lėvizjes ndėrkombėtare anti-korrupsion, nga intoleranca e dukshme dhe nė rritje e qytetarėve ndaj politikanėve tė korruptuar, punonjėsve civilė dhe drejtuesve tė bizneseve, nuk ka asnjė arsye pėr tė rėnė nė vetėkėnaqėsi.

Shqipėria, si shtet anėtar i GRECO-s, ka pėrfituar nga monitorim i tij i vazhdueshėm dhe rekomandimet. Si do ta pėrshkruanit situatėn nė Shqipėri nga perspektiva e GRECO-s, sidomos lidhur me plotėsimin e standardeve anti- korrupsion tė KE?

Qė nga viti 2002 Shqipėria ėshtė vlerėsuar tri herė nga GRECO lidhur me luftėn kundėr korrupsionit. Vendi ka plotėsuar tanimė 35 nga 37 rekomadimet e dhėna nga GRECO, qė atėhere dhe deri tani. Ky ėshtė njė rezultat shumė i mirė qė tregon se Shqipėria ka bėrė pėrpjekje pėr tė pėrmbushur rekomandimet e KE. P.sh. Shqipėria ka adaptuar Strategjinė Anti- Korrupsion, 2007-2013, dhe ka promovuar politika dhe masa anti- korrupsion nė nivel lokal dhe rajonal, ka reformuar legjislacionin penal lidhur me korrupsionin, pėrfshirė kėtu edhe penalitete pėr persona ligjorė lidhur me mit- marrjen, ryshfetin, trafikun e interesave, dhe pastrimin e parave. Shqipėria ka marrė gjithashtu masa pėr tė mbrojtur dhe inkurajuar raportuesit e rasteve tė korrupsionit. Gjithsesi ėshtė e qartė qė lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė sfidė afatgjatė qė kėrkon pėrpjekje tė vazhdueshme, sidomos kur ėshtė fjala pėr zbatim efektiv tė legjislacionit ekzistues. GRECO do tė vazhdojė tė monitorojė plotėsimin e standardeve anti- korrupsion tė KE, ashtu si bėn pėr tė gjitha shtetet anėtare.

Nė raportin e dytė tė vlerėsimit tė GRECO-s, lidhur me plotėsimin e kėtyre standardeve, tė publikuar nė fund tė qershorit tė kėtij viti, GRECO merret me dy fusha, pėr tė cilat nė Shqipėri ka ndjeshmėri tė lartė: inkriminimin e korrupsionit dhe transparencėn e financimeve tė partive politike. A mund tė thoni se cilat janė gjetjet kryesore nė kėtė raport, cilat janė sfidat qė mbeten pėr t u pėrballuar nė tė ardhmen nga Shqipėria?

Shqipėria ka kryer njė proces domethėnės reformash nė tė dyja fushat. Mes tė tjerash, Kodi Penal u amendua nė 2012, pėr tė kriminalizuar qartėsisht marrjen e ryshfetit nga zyrtarėt e huaj dhe ndėrkombėtarė, pėr tė rritur nivelin e sanksioneve pėr ryshfetin nė sektorin privat dhe pėr trafikun e interesave. Pėr mė tepėr Shqipėria ka marrė masa tė rėndėsishme pėr tė forcuar transparencėn e financimeve tė partive politike, duke pėrfshirė donacionet dhe donatorėt, siguruar monitorimin e KQZ nė dy drejtime: aktivitetin e pėrditshėm rutinė dhe financimin e fushatės elektorale, si edhe pėr tė pėrcaktuar sanksione lidhur me thyerjen e rregullave tė financimit. Sfida kryesore tani mbetet zbatimi efektiv, nė praktikė i kuadrit tė ri ligjor. Nė raportin e fundit tė GRECO-s pėr Shqipėrinė, pėr tė cilin po flasim, nė zbatimin e ligjit nė praktikė- sidomos nė sa parashikon Kodi Penal lidhur psh me ryshfetin aktiv nė sektorin publik dhe privat, trafikun e influences – deri tani progresi ėshtė shumė i limituar dhe zbatimi i ligjit ėshtė penguar nga njė mungesė informacioni dhe mirėkuptimi tė pėrgjithshėm pėr gjithė sa parashikon Kodi Penal pėr korrupsionin si edhe nga shtrembėrimi i z

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos