Europa League, Kuksi sfidon Metalurgun

Kuksi do tė luaj sonte nė orėn 19:30 njė ndeshje historike. Skuadra verilindore do tė pėrpallet me ukrainasit e Metalurgut nė njė sfidė qė premton spektakėl. Sot do tė gjejmė njė Kukės qė premton tė shkruaj historinė e futbollit shqiptar. Halilaj te Popoviē tė gjithė janė tė karikuar pėr njė fitore tė madhe. Vendasit do tė luajnė sonte nė “Qemal Stafa” pas kalimi tė dy tureve tė para, tė cilat i kaluan pa asnjė humbje. Tė besuarit e Cungut janė entuziastė dhe besojnė se mund tė rrėmbejnė njė rezultat pozitiv dhe pse jo tė synojnė njė kualifikim historik.

Trajneri dhe drejtori teknik Starova kanė bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr tė hedhur nė fushė njė skuadėr qė tė pėrballojė presionin e kundėrshtarve tė cilėt kanė mė shumė eksperiencė nė Kupat e Europės. Me njė “Qemal Stafa” tė tejmbushur si kurrė mė parė, Kuksi do te hedh nė fushė njė skuadėr me shumė pak ndryshime. Mesfushori Ankel Alikaj dhe sulmuesi serb Popoviē do ta nisin takimin nga minuta e parė ndryshe nga takimi i fundit ku Cungu zgjodhi Malotėn dhe Malindin. Trajneri shkodran pritet tė hedh nė fushė njė formacion 4-4-1-1, ndėrsa mungesa e vetme ėshtė ajo e Besar Musollit i cili ėshtė katėr ndeshje i pezulluar nga UEFA. Ndeshja do tė albitrohet nga Artyom Kuēin, 36 vjeēari nga Kazakistani.

Metalurgu dje ka zhvilluar stėrvitjen e fundit nė “Qermal Stafa”, ndėrsa trajneri i saj, Juri Maksimov e vlerėson shumė skuadrėn shqiptare prej sė cilės ėshtė i impresionuar nga loja e paraqitur deri tani. Ukrainasit kanė vendosur t’i besojnė tė njėjtit formacion qė kanė hedhur nė dy javėt e para nė kampionat.

Dilema e vetme ngelet mesfusha ku njė mes Makridis dhe holandezit Nelson do ta nis nga minuta e parė.

Kompanitė e basteve favorizojnė dukshėm Metalurgun si favorite pėr tė fituar takimin e mbrėmjes. Kuksi ka koefiēentin 1.35 ndėrsa, barazimi 4.3 ndėrsa humbja kuotohet 8.25. Stadiumi “Qemal Stafa” sonte do tė jetė i tejmbushur me mė shumė se 10 mijė tifozė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos