Formulari A2, MASH-i publikon udhėzuesin pėr regjistrimin online

MINISTRIA-E-ARSIMITTiranė- Ministria e Arsimit ka bėrė publike pėr tė gjithė maturantėt udhėzuesin teknik pėr plotėsimin e Formularit A2 online. Sipas asaj qė thuhet nė udhėzim, pėrcaktimi i fituesve nė institucionet shtetėrore tė arsimit tė lartė bėhet sipas parimit tė meritės qė pėrcaktohet sipas pikėve tė grumbulluara nė bazė tė rezultateve tė shkollės sė mesme, tė provimeve tė Maturės Shtetėrore (tė detyruara dhe me zgjedhje).

Ndėrsa pėr programe studimi tė caktuara, tė cilat u nėnshtrohen konkurseve, rezultatet e tyre. Pėrveē kėtyre merren nė konsideratė dhe plotėsimi tė kritereve tė veēanta, tė vendosura nga institucionet e arsimit tė lartė dhe tė miratuara nga MASH.

Parimi i preferencės pėrcaktohet nga vullneti i kandidatėve, i shprehur nėpėrmjet jo mė shumė se 10 preferencave tė zgjedhura prej tyre. MASH thekson se ndodh shpesh qė maturanti kandidat tė mos e arrijė nivelin e fituesit nė disa programe studimi tė pėrzgjedhura prej tij, por theksojmė se ai shpallet fitues nė preferencėn mė tė lartė (tė sipėrme) tė kėtij grupi.

Kjo ėshtė arsyeja qė nė plotėsimin e formularit A2 ėshtė shumė e rėndėsishme jo vetėm pėrzgjedhja e programeve tė studimit (preferencat), por dhe renditja e tyre prioritare. Pėr plotėsimin e formularit online do tė aplikojė secili maturant qė ka kryer pagesėn prej 2000 lekėsh.

Ata duhet ta kenė dorėzuar nė shkollė mandatpagesėn pėrkatėse. Aplikimi pas kėsaj faze bėhet nga ēdo mjedis ku ka akses interneti, shkollė, zyrė, shtėpi, internet-kafe.

Pėr tė hyrė nė portalin e Maturės Shtetėrore, adresa qė duhet pėrdorur ėshtė si mė poshtė: matura.akp.gov.al. Maturanti klikon te butoni APLIKO nė pjesėn qendrore tė dritares dialoguese. Pas veprimit shfaqet dritarja qė kėrkon tė dhėnat personale tė maturantit. Mes tyre ėshtė edhe numri i personal i kartės sė identitetit, i cili duhet tė plotėsohet saktė. Pasi tė jenė plotėsuar tė gjitha, shtypet butoni Identifikohu.

Nėse tė dhėnat janė tė pasakta, do tė dalė mesazhi Maturanti nuk pėrkon me kartėn e identitetit, ndaj nė kėtė pjesė duhet bėrė kujdes. Maturantėt qė nuk kanė bėrė pagesėn, nuk i kanė tė hedhura tė dhėnat nė sistem, ndaj nuk mund tė aplikojnė. Sipas MASH, pėr suksesin e aplikimit me formularin A2 janė tė rėndėsishme jo vetėm llojet e programeve tė studimit tė pėrzgjedhura, por edhe renditja e tyre.

Pas pėrzgjedhjes tė programeve tė studimit tė preferuara, maturanti/kandidati klikon mbi butonin Dėrgoje formularin. Pasi tė keni klikuar te ky buton, tek adresa e e-mailit tė vendosur nė fushėn pėrkatėse do tju dėrgohet njė mesazh, i cili jep informacion pėr plotėsimin e formularit A2 nga ana juaj, thuhet nė udhėzim.

Pas kėtij hapi shfaqet njė dritare tjetėr dialoguese, e cila i jep mundėsinė maturantit tė bėjė konvertimin e formularit tė tij A2 nė formatin PDF. Pėr konvertimin dhe printimin e formularit A2 maturanti duhet tė lexojė udhėzimet nė fillim tė dritares dialoguese.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos