F1 Alonso Permiresimet pas veres

Fernando Alonso është shprehur se nuk pret asnjë surprizë për garën e Hungarisë dhe shpreson që përmirësimet tek Ferrari të vijnë pas verës.

Spanjolli 31-vjeçar theksoi: “Kemi fituar 2 të dhjetat në provat e Silverstonit, por të njëjtën gjë kanë bërë edhe kundërshtarët tanë. Për këtë arsye nuk pres që situata të ndryshojë në Hungaroring. Në këtë garë do të jenë po ato distanca që janë parë deri në këtë pikë të kampionatit. Shpresat i kam pas verës.” “Duhet të fitojmë terren në Belgjikë dhe Itali. Të shohim si do të ecim me gomat e reja”, shtoi spanjolli, i cili ka fituar 32 gara në karrierë. Fernando Alonso renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm me 123 pikë, 34 më pak se kryesuesi Sebastian Vettel (Red Bull). / Top Channel

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos