Burgu i Lezhės, Totozani: Tėburgosurit u orientuan tė votonin

Të tjera rreth shkrimit Drejtori: Asgjė nuk ėshtė e vėrtetė Sher mes grupeve rivale Burgu i Lezhės mbipopulluarpesė tė dėnuar nė njė dhomė Ēfarė ka ndodhur? TIRANE - I mbipopulluar, me grupe rivale tė burgosurish qė zihen sa herė dalin nė ajrim, me njė ushqim qė nuk futet nė gojė pasi prej vitesh u serviret vetėm lėng fasulesh dhe me njė administratė tė politizuar qė i orienton tė burgosurit se pėr kė parti ta hedhin votėn. Kjo ėshtė situata, sipas njė raporti tė detajuar tė “Avokatit tė Popullit” nė burgun e Shėn Kollit nė Lezhė, raport i cili i ėshtė dėrguar edhe drejtorit tė pėrgjitshėm tė burgjeve, Gazmend Dibra, si dhe kreut tė kėtij institucioni, Kastriot Piroli.

Sipas “Avokatit” problematikat kanė dalė nga vetė tė burgosurit, nė takimet qė ata kanė zhvilluar me ta. “Nga intervistat me tė dėnuar, rezulton se Drejtori i Institucionit sė bashku me Specialistin e Sigurisė nė Godinėn nr.2, z. Ilir Beleshi, ditėt e fundit para zgjedhjeve kanė vizituar tė gjitha dhomat e kėsaj godine pa pėrjashtim, duke i kėrkuar tė dėnuarve tė votojnė njė subjekt tė caktuar politik. Njė fakt i tillė ėshtė pranuar dhe nga vetė drejtori i institucionit nė takimin pėrmbyllės tė zhvilluar midis tij dhe Grupit tė Punės sė Institucionit tė Avokatit tė Popullit.

Sa mė sipėr jo vetėm mund tė konsiderohet njė praktikė e patolerueshme e ndikimit tė funksionarit publik ndaj zgjedhėsit, por kemi tė bėjmė me njė cėnimin tė drejtės kushtetuese tė shtetasve sipas tė cilit vota ėshtė vetjake, e barabartė, e lirė dhe e fshehtė. Nė kėtė rast e pėr aq sa vetė Drejtori i institucionit kėrkon nga tė dėnuarit tė votojnė njė subjekt tė caktuar politik pavarėsisht bindjeve tė tyre nė kėtė drejtim, indirekt vė nė diskutim trajtimin me paanshmėri tė tė dėnuarve”, - thuhet nė raportin e Avokatit tė popullit.

USHQIMI

Sipas “Avokatit tė Popullit”, cilėsia e ushqimit nė kėtė burg mbetet njė problematikė pėr tė cilėn tė gjithė tė dėnuarit pa pėrjashtim, shprehen njėsoj. “Ushqimi i servirur gjatė tė tre vakteve ėshtė i pakonsumueshėm deri nė atė pikė sa pėrdorimi i tij pėr njė periudhė tė caktuar tė shkakton sėmundje tė stomakut. Fasule pa salcė ku vėshtirė se mund tė gjesh disa kokrra, qumėsht i pėrzier me ujė, fruta nė mė tė shumtėn e rasteve tė prishura, ndėrkohė qė mishi ėshtė i cilėsisė mė tė keqe.

Termi “sipas normave dhe llojshmėrisė sė pėrcaktuar” i pėrdorur nė Regulloren e Pėrgjithshme tė Burgjeve, mbetet njė nocion thjesht gjuhėsor, pasi pa e ekzagjeruar aspak i njėjti ushqim(pėrveē ndėrrimit tė makaronave me orizin), pėrdoret tashmė prej disa vitesh. Konkluzioni i gjithė kėsaj, ėshtė moskonsumim masiv, e pėr mė tepėr pėr vite tė tėra i ushqimit(pėrveē bukės) tė IEVP nga shumica dėrrmuese e tė dėnuarve, ndėrkohė qė zgjidhja e vetme e familjarėve, e pėr mė tepėr e detyruar panvarėsisht tė ardhurave, mbetet furnizimi i tė afėrmit tė tyre me produkte ushqimore.
           
Sa mė sipėr duhet tė mbajtur nė vėmendje gjithashtu, se referuar akteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e personave tė dėnuar me burgim , personi tė cilit i ėshtė mohuar liria, gėzon tė gjitha tė drejtat qė nuk i janė marrė atij nė mėnyrė tė ligjshme, e qė do tė thotė se ndėr tė tjera edhe sa i pėrket ushqimit, kemi tė bėjmė me njė tė drejtė tė detyrueshme pėr t’u respektuar nė pėrputhje me standartet e vendosura”, - thuhet nė kėtė raport.

Ndėrkohė qė “Avokati” i ka rekomanduar drejtorit tė pėrgjitshėm tė burgjeve, Gazmend Dibra, si dhe kreut tė burgut tė Shėn Kollit, Kastriot Piroli, marrjen e disa masave pėr daljen nga kjo situatė. Sipas “Avokatit tė Popullit” duhet tė fillojė masa disiplinore ndaj drejtorit tė kėtij burgu, Kastriot Piroli, tė zgjidhet menjėherė ēėshtja e ushqimit dhe konflikti mes tė burgosurve.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos