Zbulohen fotot e rralla tė zonėssė Dardhės nė vitet 1930

Të tjera rreth shkrimit “Thimi Raci-Teneqexhi dhe fotograf” TIRANE - Para ca kohėsh, gjatė njė fundjave nė njė qytet turistik nė veri tė Miēiganit (SHBA), kam parė disa ēifte qė po fotografoheshin. Nuk ishin tė sapomartuar qė tė pėrjetėsonin ditėn mė tė shėnuar tė jetės, jo, ishin rreth moshės kur mund tė quheshin meso-burrė dhe meso-grua, siē u themi nė Shqipėri. Veshjet e tyre ishin thuajse ceremoniale, gjendja ishte e gėzueshme, ndoshta i bashkonte ndonjė pėrvjetor mbresėlėnės.

Pas ēdo shkrepje, shumica shkonin tek fotografi tė shihnin nė ekranin e vogėl tė aparatit se si ishin fotografuar. Duke i vėrejtur njė copė herė, m’u kujtua njė fotografi e vitit tė largėt 1931, nė tė cilėn fotografi Thimi Raci, kishte paraqitur dhjetė ēifte tė martuarish tė fshatit Dardhė (Korēė). Kėtė fotografi ma ka dhuruar koleksionisti dhe miku im, Vangjo Ilo, i ndarė nga jeta njė vit e gjysmė mė parė. E botojmė me gjithė shėnimet e zakonėshme pėr ēdo foto tė arkivit tė tij, ēka tregon edhe se sa i kujdesshėm ishte ai me fotografitė qė ruante, por nė tė dallohen edhe gjurmėt e gjithė kėtyre viteve.


(Nė foto: 10 burra emigrantė tė fotografuar me gratė e tyre nė Dardhė, ku kishin ardhur nga Amerika pėr te festuar Krishtlindjet ,1931 janar-Foto Raci (Arkivi, Vangjo Ilo)


Nga shėnimet e dy pinjollėve dardharė (Vaskė Bruko e Adriana Stefani, qė me kėtė rast i falėnderoj) tė cilėt, ndonėse nė kontinentin amerikan, mbajnė gjallė dhe fortė lidhjet me fshatin e prejardhjes sė tyre, mėsohet diēka mbi historikun e fotos. Burrat e fotos, tė cilėt kishin vite qė jetonin e punonin si mėrgimtarė nė Amerikė, ishin kthyer nė dimrin 1930-31, pėrkohėsisht nė vendlindje pėr arsye tė ndryshme si malli pėr tė afėrmit, martesa, lindje fėmijėsh, rikthim nė atdheun e ri sė toku me gratė e tyre (bashkim familjar, siē quhet sot) etj.

Gjatė qėndrimit nė fshat, kishin festuar Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe Ujin e Bekuar. Mė pas, tetė syresh, nga dhjetė tė fotos, u kthyen rishtas nė “Botėn e Re”, bashkė me gratė. Brenda tė dhėnave tė dy miqėve tė mij janė dhe emrat e pothuajse tė gjithė pjesėmarrėsve nė foto, por pėrmendja e tyre nuk hynė nė objektivin e kėtij shkrimi.
 
FOTOJA 80-VJEĒARE GRA DARDHARE ME XIBUN
 
Fotoja tė “godit” qysh prej pėrpalljes fillestare me tė, mandej tė mban para saj e fillon tė nxis pėrfytyrime tė shumta e tė ndryshme. Ėshtė nė natyrėn e fotografisė qė pėrgjithėsisht, ta cysė shikuesin tė imagjinojė jo vetėm ēastet e shkrepjes sė saj, por ndoca edhe para tyre e, mė shumė tė tjera, sidomos pas ngjizjes. Kjo nuk lidhet veēmas me pritjen qė do t’i bėnin fotos “aktorėt”, por edhe me rrugėtimin e gjatė nė kohė, kur ajo do qėndronte para dhjetėra, qindra e ndoshta mijėra syve, njė rrugėtim qė ngėrthen vlerat e vėrteta tė saj. Kėshtu, tė nxitur nga tė veēantat e kėsaj fotoje mbi 80-vjeēare, hodhėm nė letėr disa pėrsiatje rreth saj tė shkruar si me laps.


(Nė foto: Gra dardhare me xibun, 1932 (Arkivi, Vangjo Illo)

Gjithsesi, ideja pėr t’u fotografuar bashkė me gratė e tyre, e hedhur nga njeri prej tė mėrguarve (i pari qė e ka shqiptuar mendimin) ėshtė pritur mirė nga tė gjithė, po dhe nė mėnyra tė ndryshme. Nė fund, tė dhjetė (burrat vendosnin) janė njėmendėsuar pėr ta bėrė fotografinė. Kjo tregonte se nė SHBA, ata nuk kishin fituar vetėm dollarė pėr vete e familjet, por dhe diē kishin pėrthithur nga mendėsia amerikane e jetės dhe nė njė farė mėnyre po e praktikonin atė nė vendlindje.

Ndoshta dhe mjeshtėr Thimit i ėshtė dukur i veēantė propozimi dhe e ka pranuar pėrnjėherė atė. Ai kish rreth njėzet vjet qė fotografonte nė fshat ngjarje tė ndryshme, lindje, martesa, funerale, pagėzime, “ditė tė emrit”, festa fetare, piknike, hyrje nė shtėpi tė reja, por kjo ishte disi e ndryshme. Pėrveē pėrfitimit material nga qė do bėnte tė paktėn dhjetė copė, atij i ėshtė ngacmuar disi pėrfytyrimi se ajo nuk do ishte njė foto e rėndomtė (mė vonė, koha i dha tė drejtė pėrfytyrimit tė tij). Usta Thimi, kishte bėrė shumė foto tė pėrbashkėta me burra dhe gra nė raste tė ndryshme, ose grupe tė ndara sipas seksit, por “shkrepje” me kaq ēifte sė toku nuk i kishte ndodhur ndonjėherė.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print)  19.07.2013
 
Redaksi online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos