Peshkatari: Kur Byroja Politikegjuante koran nė varkėn time

TIRANE - Vetėm Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk e kanė provuar barkėn e tij. Tė tjerėt jo vetėm qė kanė peshkuar, por kohėn mė tė shumtė tė pushimeve nė Pogradec e kalonin me atė, Thoma Simakun, peshkatarin qė njihet “si parja e kuqe” nė Pogradec.

Pėr tė takuar Thomain nuk duhet tė shkosh nė vend tjetėr, pėrveēse buzė liqenit, atje ku “prehet” edhe varka e madhe, apo siē njihet “varka e Byrosė Politike”. Ai ėshtė njė burrė rreth tė 65, i shkurtėr dhe muskuloz qė e ka nisur zanatin e tij prej 1966, tė trashėguar nga babai, e qė poi a lė trashėgim edhe tė birit. “Eja thotė, do tė flasim, porn ė barkė, duke peshkuar”. Duket sikur gjithė jeta e tij, gjithė bisedat, gjithė historitė janė tė lidhura vetėm me liqenin, me barkėn dhe me peshqit.

Pėr minuta tė tėra, merremi me problemet e peshkimit, me erėn, me pulėbardhat qė na ndjekin pas, siduket e dinė qė kur ka barkė nė liqen, edhe pėr to do tė dalė diēka. Ai mė shpjegon me hollėsi sekretet e zanatit, I bindur qė unė kam pėr t’I harruar sėrish sapo tė dal nė breg. Mė shpjegon fije e pėr pe se ku duhet hedhur koshi, pse ėshtė I trullosur peshku, ēfarė uji kėrkon korani dhe ku gjendet me shumicė.

Nuk I ka mėsuar nė njė ditė. I jati Jorgji, e ka marrė me vete qė kur ishte shtatė vjeē, ndėrsa me ēduket zanatin ia “ka taksur” edhe Kadri Hazbiu. “Shoku Kadri, ky djalė nuk mė mėson, si tja bėj”, I ishte “ankuar” njėherė Jorgji ish-ministrit tė nomenklaturės kur e kishte nė varkė, ndėrsa Maqua ishte bashkė me ta, por vetėm 14 vjeē. Pėrgjigja kishte ardhur rrufe: Bėje peshkatar si veten. Dhe kėshtu ndodhi, sapo mbaroi shtatėvjeēar, Maqo u bė peshkatar I rregullt.
 
ANĖTARĖT E BYROSĖ
 
Nė varkėt e tij kanė hipur tė gjithė. Ai I kujton mirė gjuetitė e bėra me Adil Ēarēanin, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun, Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosin, Haki Toskėn, Hekuran Isain. Nė varkė ka hipur edhe Lenka Ēuko, por “ajo na vinte nė siklet se na hipte nė varkė me fustan apo fund”, qesh Maqo. Tė gjuaje me ata ishte goxha pėrgjegjėsi, se edhe nuk pranonin tė dilnin “bosh”, megjithatė ēdo herė ata ktheheshin me rrjetat e me kallambat plot. E kėshtu pushimet u dilnin tė mbara.

“Ata nuk vinin pėr gjueti njė ditė, apo dy, por nga 30 ditė qė bėnin pushime, 20 I kalonin me mua nė liqen. Kampion ishin Beqir Balluku dhe Adil Ēarēani qė rrinin edhe 6 orė pandėrprerje nė liqen, madje jo pak herė kanė dashur tė qėndrojnė edhe natėn pėr tė gjuajtur. Por nė fund tė gjuetisė, peshkun e ndanim sė bashku”, thotė peshkatari Maqo, teksa edhe pak nostalgjik nuk harron tė pėrmendė, se “ata” ishin shumė tė thjeshtė, jo aq hijerėndė sa dilnin nė televizor, madje mėse njėherė e kishin pyetur se mos kishte ndonjė hall pėr tė zgjidhur, apo si jetonte.

“Shpesh drekonim bashkė”, thotė Maqo, ndėrsa “sekretin” e le pėr nė fund. “Sa herė niseshim pėr gjueti, me ne vinte edhe njė shoqėrues i armatosur. Eh, me sa duket ky i fundit e detyronte peshkun tė binte vetė nė grep, ndryshe mund ta “hante” Maqo. Ndėrsa Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, tė mėdhenjtė, nuk preferonin tė gjuanin me Maqon, por gjithsesi Hoxha e hante koranin qė zinte peshkatari.

Vėrtetė Enveri nuk vente, por barkėn e Maqos e shoqėronte njė barkė e diktatorit me dy shoqėrues tė tij qė vėzhgonin. Sapo dilnin rrjetat me Koran, njė nga shoqėruesit vinte tek varka e tij dhe zgjidhhte peshkun pėr udhėheqjen, e fuste nė njė kasė frigoriferike dhe shkonte direct nga liqeni tek vila e Enverit. “Ne nuk e preknim fare me dorė peshkun qė konsumonte Enver Hoxha”, thotė Maqo.

Por Maqo peshkatari nuk mundet tė mos krahasojė vitet e atėhershme, gjithmonė duke i lidhur me gjuetinė nė liqen, me vitet e sotme. ‘Atėherė na linin tė peshkonim edhe pėrballė vilave nė zonėn e bllokut ku pushonte edhe Enver Hoxha, por kur erdhi demokracia e u hapėn tė gjitha rrugėt, na u bllokua rruga e gjuetisė pėrballė vilave nga bllokmenėt e rinj. “Eshtė turpĒfarė shqetėsimi mund tė sjellim ne nga gjuetia nė thellėsi, vetėm se jemi nė drejtim tė vilave.

Jo na thonė ata tė gardės, mos peshkoni pėrballė vilave se I prishni qetėsinė filan ministri”, ndėrhyn nė bisedė edhe njė peshkatar tjetėr. Por ka pasur edhe histori tė hidhura. Ai kishte foto me tė gjithė anėtarėt e byrosė, si gjithė shqiptarėt qė u jepej njė mundėsi e tillė. “Por kur Petrit Dume doli armik, erdhėn mė thanė; e dimė qė ke foto. Bėn mirė t’i djegėsh ato me armiqtė se e kupton vetė ti po t’i gjetėm”, tregon pak me tė qeshur e pak me tė ngjeshur pėr atė kohė.
 
E lėmė pas byronė dhe byroistėt, dhe e pyesim Maqon pėr ndonjė aventurė nė liqen. Nė fakt nuk ka qenė aventurė, siē thotė ai, por jeta qė u varej nė fije tė perit. “Ka qenė prilli i 1978, kur kishim dalė pėr gjueti nė liqen bashkė me Jovan Hilėn, Shaban Topēiun dhe Ramazan Bllokun. Na kapi njė erė e fuqishme me dallgė qė nuk ishin parė ndonjėherė nė liqen.

Era na ka pėrplasur nga Tueshemishti deri nė Hudėnisht, rreth 20 kilometra gjatėsi”, kujton ai. Ka qenė njė ditė e tmerrshme. Alarmi u dha nė gjithė Pogradecin. U njoftua edhe “lart” dhe u dėrgua njė helicopter, por ai nuk kishte se ēbėnte sepse dallgėt arrinin deri nė 7-8 metra, aq sa shihnim Gurin e Topit nė horizont. “Pas tetė orėsh lufte me dallgėt, as sot nuk e di si kemi shpėtuar”, e mbyll kėtė histori rrėqethėse peshkatari Maqo.

Sigurisht qė nuk mund tė lerė pa pėrmendur edhe ndonjė shkatėrrim qė nė kėto vite i ėshtė bėrė fushės sė tij. “Nė Gurras prodhoheshin 930 mijė rasate krapinė vit, ėshtė prishur. U ndėrtua impianti i ujėrave tė zeza qė prishi njė investim shumė serioz tė mbarėshtimit tė peshkut. Ndėrsa korani nga gjuetia pa kriter e gati 600 varkave pa liēencė po shfaroset”, ankohet ai.

Megjithatė ai ėshtė i kėnaqur nga zanati i tij. “Na ka mbajtur me bukė”, thotė Maqo dhe pėrfundon i bindur katėrcipėrisht se edhe djali i tij i vetėm Eltoni do tė ndjekė tė njėjtėn rrugė, peshkatar nė Pogradec.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos