Universitetet, kėtė vit 31 mijė fitueskuotat e plota pėr 336 degė

Të tjera rreth shkrimit Fituesit, dy raude regjistrimesh Kuotat e pranimeve nė Shqiptarja.com TIRANE - Kėtė shtator, 5 mijė tė rinj mė shumė se sa njė vit mė parė, kanė mundėsi tė klasifikohen fitues pėr nė universitetet publike. Kjo pasi qeveria, ka vendosur dje, tė miratojė njė total prej 31 mijė kuotash tė reja, nga 26 mijė qė ka qenė njė vit mė parė.

VENDIMI

Sipas vendimit tė djeshėm tė kėshillit tė ministrave kuotat e pėrgjithshme tė pranimit nė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr vitin akademik 2013-2014, nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė dhe nė programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė, janė 31.030.

Nga tė cilat 30.130 janė kuota tė pranimeve tė reja pėr programet e studimit tė ciklit tė parė, si dhe pėr programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė; 300 janė kuota pėr program tė dytė studimi; 500 janė kuota pėr transferim studimesh si dhe 100 kuota janė lėnė nė dispozicion tė shtetasve tė huaj.

Vendimi i kėshillit tė ministrave pėrcakton se kuotat e pranimeve tė reja, pėrbėhet nga: Kuotat e pranimit pėr kandidatėt brenda territorit tė vendit qė janė plot 29.390 vende; kuotat pėr shqiptarėt nga trojet jashtė kufijve tė vendit qė janė 700 vende; kuotat pėr tė verbrit (tė veēanta) qė u janė dhėnė 20 vende dhe po aq pra 20 kuota janė lėnė pėr romėt dhe ballkano–egjiptianėt.

TARIFA

Nė vendimin e djeshėm tė qeverisė janė miratuar edhe tarifat e shkollimit qė do tė paguajnė tė rinjtė pėr ēdo vit akademik. Ata nuk kanė pėsuar rritje krahasuar me njė vit mė parė, por do t’u shtohet vlera e infalacionit prej 1.7 pėr qind.

Vendimi i qeverisė saktėson se kandidatėt, qė fitojnė tė drejtėn pėr tė ndjekur njė program studimi tė ciklit tė parė nė institucionet publike tė arsimit tė lartė nė vitin e ri akademik 2013 - 2014, si dhe studentėt, qė ndjekin ciklin e parė tė studimeve dhe qė vijnė nga kėto shtresa sociale, si: personat qė nuk shikojnė, personat qė nuk dėgjojnė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, invalidėt, paraplegjikė dhe tetraplegjikė dhe fėmijėt e tyre, jetimėt, studentėt, tė cilėve njėri nga prindėrit i ėshtė ndarė nga jeta dhe familjet e tyre pėrfitojnė ndihmė ekonomike nga njėsitė e qeverisjes vendore dhe ata qė vijnė nga “familje nė nevojė”, fėmijėt romė, ballkano - egjiptianė, fėmijėt nga prindėr tė dėnuar politikė me heqje lirie, fėmijė tė policėve dhe tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė rėnė ose tė plagosur pėr shkak tė detyrės, tė prekurit nga sėmundja HIV-AIDS pėrjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Gjithashtu sipas vendimit tė qeverisė nė ēdo program studimi nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė vitin akademik 2013-2014, tre studentėt e vitit tė parė, me rezultatet mė tė larta nė plotėsimin e kritereve tė pranimit (pikėt e fituara nė sistemin meritė-preferencė), nė programin e studimit pėrkatės, pėrjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Pėrjashtim bėjnė Universiteti i Arteve tė Tiranės dhe Akademia e Arteve Shkodėr, nė tė cilat tre studentėt e vitit tė parė, me rezultatet mė tė larta nė plotėsimin e kritereve tė pranimit nė nivel fakulteti, nuk paguajnė tarifėn vjetore tė shkollimit.

Kuotat e pranimeve nė Shqiptarja.com

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos