Skandali, PS e Korces i kerkon Edi Rames, te shkarkohen 4000 punonjes shteterore

Nje leter me firmen dhe vulen e Partise Socialiste te qarkut te Korces, i eshte drejtuar nga Ana Verushi, kryetare e kesaj strukture lokale, kryesocialistit Edi Rama. Ne te, zonja Verushi i kerkon kreut te PS-se Edi Rama, qe kur te vije ne pushtet te pushoje nga puna te gjithe punonjesit e administrates shteterore te qarkut te Korces, duke bere te mundur keshtu hapjen e mbi 4000 vendeve te punes per militantet e Partise Socialiste. Ne letren e saj, e cila shoqerohet edhe me listen e plote te te gjithe punonjesve te administrates, zonja Verushi thote se ne kete administrate tek tuk ka ndonje mbeshtetes te Partise Socialiste. Por edhe ata sipas saj, here pas here ngrene flamurin e Partise Demokratike. “Zoti Rama, kerkojme nga ana juaj largimin e administrates pa asnje perjashtim. Ne po jua cojme ju listen e plote te emrave me besimin se ardhja e Partise Socialiste ne pushtet, do te beje te mundur heqjen e te gjitheve, duke mos pranuar asnje nderhyrje, duke mos pranuar asnje kriter profesional, duke mos pranuar asnje vleresim objektiv qe do te vinte nga njerez qe nderrojne flamujt, sa here qe cenohet interesi i tyre. Me besimin e plote tek ju, kjo reforme do te bente te mundur hapjen e te pakten 4000 vendeve pune per militantet e Partise Socialiste, te cilet ne keto tete vite jane hequr dhe pushuar nga njerezit e Berishes”, - shkruan ne leter, kryetarja e struktures lokale te PS ne Korce. Letren e saj, zonja Verushi e mbyll duke kerkuar edhe ndjekje penale per te gjithe drejtoret aktuale te administrates ne qarkun e Korces. Ana Verushi pervecse mban postin e kryetares se PS-se ne rrethin e Korces eshte njekohesisht edhe kandidate ne listen per deputete te ketij qarku.

KERKESA

“Zoti Rama, kerkojme nga ana juaj largimin e administrates pa asnje perjashtim. Ne po jua cojme ju listen e plote te emrave me besimin se ardhja e PS ne pushtet, do te beje te mundur heqjen e te gjitheve, duke mos pranuar asnje nderhyrje, duke mos pranuar asnje kriter profesional, duke mos pranuar asnje vleresim objektiv qe do te vinte nga njerez qe nderrojne flamujt, sa here qe cenohet interesi i tyre. Me besimin e plote tek ju, kjo reforme do te bente te mundur hapjen e te pakten 4000 vendeve pune per militantet e PS”, - shkruan kryetarja e PS, rrethi Korce.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos