Rregullorja e plote per pranimet e reja ne Arkitekture Eljona Ballhysa

Keshilli i Profesoreve ne Fakultetin e Arkitektures ka miratuar rregulloren e re te pranimit te studenteve per vitin e ardhshem akademik. Dekani i ketij Fakulteti, Andrea Maliqari ben te ditur se rregullorja ne fjale pritet te kaloje per miratim ne senatin e Universitetit Politeknik. Kjo rregullore parashikon heqjen e konkursit per pranimet e studenteve ne degen e Arkitektures dhe Urbanistikes. Ne baze te kesaj rregulloreje studentet do te pranohen ne Fakultet duke nisur nga viti i ardhshem akademik 2013-2014, nepermjet rezultatit te Matures Shteterore. Por studentet duhet te kene parasysh se viti i pare i studimeve do te jete selektiv. Cka do te thote se jo te gjithe studentet do te kalojne ne vitin e dyte. “Perzgjedhja fillestare e kandidateve behet nga MASH, sipas parimit merite-preference mbi bazen e Matures Shteterore dhe koeficienteve per cdo lende. Koeficientet behen publike nga MASH nepermjet Matures Shteterore. Kandidatet e perzgjedhur nga MASH nepermjet Matures Shteterore ne programet e studimit Arkitekture dhe Urbanistike fitojne te drejten te regjistrohen ne vitin e pare. Fakulteti ben publike planet dhe programet mesimore per vitin e pare te studimeve ne programet e studimit Arkitekture dhe Urbanistike si dhe rregulloren e procedures se pranimit ne kete Fakultet. Kandidatet e regjistruar ne vitin e pare ne programin perkates te studimeve Arkitekture ose Urbanistike jane te detyruar te ndjekin rregullisht studimet sipas planit dhe programit perkates, duke respektuar te gjitha detyrimet qe rrjedhin konform rregullores se MASH per shkollat e larta. Realizimi i studimeve te vitit te pare konsiston ne realizimin e te gjitha detyrimeve dhe proves finale per secilen lende sipas programit te studimeve”,- shkruhet ne rregullore. Prova finale vleresohet nga nje komision i perbere nga minimumi 5 pedagoge, te cilet vleresojne me pike individualisht nga 0 deri ne 10. Rezultati final eshte mesatarja aritmetike e vleresimit te te gjithe anetareve te komisionit. Menyra e vleresimit te seciles lende konsiston ne realizimin e pjesemarrjes ne mesim permes vleresimit me kredite per secilen lende, si dhe notes perfundimtare qe vlereson kualitetin e pervetesimit te dijeve per secilen lende. “Per secilin nga kandidatet llogaritet mesatarja e ponderuar, e cila merr per baze kreditet e realizuara dhe noten perfundimtare ne secilen lende. Nese ne listen e lendeve te programit mesimor rezultojne lende te pashlyera, nota perfundimtare e tyre eshte negative. Perzgjedhja e kandidateve per programet e studimit Arkitekture dhe Urbanistike behet me mbylljen e vitit te pare te studimeve, menjehere pas sezonit te provimeve te vjeshtes. Fitojne te drejten e perzgjedhjes perfundimtare te gjithe ata kandidate qe kane realizuar ne total minimumin 30 kredite. Fitojne te drejten e perzgjedhjes perfundimtare per te vazhduar vitin e dyte te studimeve kandidatet qe perfshihen brenda 80% te listes se renditur te kandidateve ne programin perkates te studimeve. Kandidatet e mbetur jashte perzgjedhjes transferojne studimet ne nje program tjeter studimi brenda UPT. Pra asnje kandidat nuk perserit vitin, por vetem transferon studimet”,- shkruhet ne rregulloren e Arkitektures.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos