Imami: Programi i Edi Ramės, e fut Shqipėrinė nė rrugėn e bllokimit

25-05-2013 / Gazeta 55

“Zoti Rama duhet të kthejë mbrapsht fyerjet për të rinjtë e të rejat që mbështetin PD, për mësuesit e infermierët të cilat sipas tij vijnë me zor në mitingjet apo që mbështesin PD, si dhe të kthejë mbrapsh të gjithë fyerjet personale që bën për të gjitha shtresat e popullsisë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami, në vijim të takimeve me votuesit, është ndalur në komunën Labinot Fushë me sipërmarrës të firmës Torelli, si edhe banorë të kësaj komune. Që në fillim të fjalës së tij, Imami pasi ka vlerësuar firmën Torelli, si edhe banorët e kësaj komune të cilët kanë votuar gjithnjë për PD Imami tha se “Zoti Rama duhet të kthejë mbrapsh fyerjet për të rinjtë e të rejat që mbështetin PD, për mësuesit e infermierët të cilat sipas tij vijnë me zor në mitingjet apo që mbështesin PD, si dhe të kthejë mbrapsh të gjithë fyerjet personale që bën për të gjitha shtresat e popullsisë”. “Nuk është fushata e parë që Rama bën fushatë negative duke sulmuar shtresat, njerëzit, grupet që mbështesin PD. Nëse fushata jonë është e mbështetur në dashurinë për njeriun, jetën, familjen, për atdheun, dhe kemi ngjyrën tonë blu, ngjyrën e diellit, ngjyrën e pastërtisë shpirtërore ngjyra e lartësimit, kemi edhe të kuqen tonë të flamurit, Rama nuk zgjodhi dot asnjë megjithëse është èpiktor, zgjodhi mavinë, dhe me mavinë e tij po përpiqet të mavijosë çdo arritje çdo sukses të Shqipërisë, shqiptarëve, të qeverisë dhe kreut të saj në këto vite të qeverisjes së PD. Por ne i themi “Jo” z. Rama sepse ti ke punuar kundër vendit, i ke thënë “Jo” tunelit, ti i nxore kartonin e kuq tunelit, integrimit të vendit në Europë. Ndërkohë që ne së bashku kemi bërë përpjekje sakrifica punë, për ta ìzhvilluar këtë vend, që të jemi krenarë për të tashmen tonë për të ardhmen tonë. E kundërta vjen nga kampi socialist”, tha Imami. 

Taksa progresive – Rama kërkon të kthejë modelin e para 2005-ës, kur taksat përfundonin në xhepat e zyrtarëve
Arben Imami u ndal edhe tek arritjet që ka bërë qeveria shqiptare për arsimin, shëndetësinë, biznesin, fermerët të rinjtë etj, si edhe vendosjen e taksës së ulët në vitin 2005. Duke iu referuar taksës progresive të propozuar nga PS, Imami theksoi se “ky model e kthen Shqipërinë vite pas, në modelin e para 2005-ës, kur taksat përfundonin në xhepat e zyrtarëve socialistë. 
“Deri në vitin 2005 dikush që kishte lidhje në PS nuk paguante taksa në shtet, por në xhepat e zyrtarëve socialistë, si rasti i Koços, duke shkatërruar ekonominë dhe vendosi monopolet, ne kemi shkatërruar këto monopole”, tha Imami. Ai theksoi se përmes këtyre masave, u ul evazioni fiskal duke arritur të mblidheshin deri 10 miliard më shumë se sa kishte mbledhur PS, duke i çuar këto para tek tuneli, si edhe me mijëra kilometra rrugë që janë bërë në të gjithë shqipërinë.
Taksa progresive e propozuar nga Rama është të kthehemi aty ku ishim të rrisim taksat, të shkatërrojmë disa biznese si edhe ti mbyllim këto biznese të cilat nuk konkurojnë dot, të mbyllim buxhetin dhe të shkojmë aty ku ishim. Ky është kthim mbrapa, dhe Shqipëria nuk e pranon këtë. Taksa progresive është një gënjeshtër e madhe dhe Rama ende nuk ka thënë se sa është kjo taksë. Ky është një mashtrim i madh gjithashtu, mbi këtë bazë ne nisëm t’i kushtojmë vëmëndje të veçantë biznesit përsa i përket licensimeve, me qëllimin e vetëm rritjen e vendit të punës, zhvillimin ekonomik të vendit si edhe për t’ia ndryshuar faqen Shqipërisë siç ka ndryshuar këto tetë vjet dhe siç do ta bëjmë së bashku këtë katër vjeçarin e ardhshëm. Futëm në eficensë pasurinë tonë kombëtare siç është toka dhe uji, njerëzit po kthehen nga qyteti në fshat për të punuar tokën e tyre. 50 banorë janë kthyer dy vitet e fundit nga qytetet në një nga krahinat më të largëta të Gramshit në lartësi, çka tregon që toka ka fituar vlerë, nëpërmjet edhe programit të subvencionimit, kjo është rruga për ta bërë shqipërinë një vend të zhvilluar”, tha Imami.
Ndërsa duke u ndalur tek investimet në fshat edhe një herë e vuri theksin tek investimet në shëndetësi dhe në arsim, duke e cilësuar fshatin dhe banorët e tij me të drejta të barabarta me qytetin. “Vetëm në qarkun e Elbasanit kemi shtruar mbi 800 kilometra rrugë, dhe kjo punë ende nuk ka mbaruar, por edhe pse kemi shumë probleme për të zgjidhur. Modeli që kemi zgjedhur është modeli që ne kemi zgjedhur, Rama mohon rrugët, por rrugët shikohen me sy ashtu sikundër edhe shkollat, qendrat shëndetësore etj. Brenda katër vjeçarit të ardhsëm infrastrukturën bazë të këtij vendi do ta ndërtojmë dhe do ta mbyllim këtë kapiturll, ky ëhstë premtimi i Sali Berishës”, tha Imami, i cili shtoi se shumë do të bëjmë edhe për të rinjtë dhe arsimin, duke vlerësuar universitetin e Elbasanit si një nga universitetet më të mira në Europë dhe më tej.
“Përveçse sot rreth 90 përqind e djemve dhe vajzave po mbarojnë shkollën e lartë ne po përpiqemi që të lehtësojmë punësimin dhe futjen e tyre në sipërmarrje me vendim të KM në tre vitet e para të punësimit djemtë dhe vajzat të mos paguajnë taksa çka i bën ata më kompetitivë për tregun e punës, ashtu sikurse do të ketë lehtësi për kretidimin e të rinjve që hyjnë në treg. Ne do të ftojmë futjen e rinisë si në sipërmarrje ashtu edhe në punësim, sepse punësimi është ideja jonë qëndrore”, tha Imami.

Integrimi, Edi Rama është izolacionisti i Shqipërisë – statusin e bllokoi qëllimisht

Integrimi ishte një tjetër çështje në të cilën u ndal z. Imami në këtë takim i cili tha se “po të ishin miratuar tre ligjet do ta kishim marrë statusin gjashtë muaj përpara, është një veprim i Ramës që nuk i qëndron arsyes, nuk i qëndron moralitetit dashurisë për vendin tënd, sepse mendon se do të kishte avantazh PD po të merrte Shqipëria statusin kandidat”. “Momenti që i shërbente vendit, jam i sigurtë që askush nuk do të thoshte që Rama është bllokuesi, Rama është izolacionisti i Shqipërisë, por do të thoshin që edhe PD dhe PS e futën vendin në statusin europian, por përkundrazi edhe për veten e tij e ka një barrë të rëndë atë të izolimit të Shqipërisë, por jo vetëm të izolimit, sepse integrimi është një zhvillim i drejtëpërdrejtë për Shqipërinë, ashtu sikur është Maqedonia”- u shpreh Imami. Ai kujtoi efektet që sjell mosmarrja e statusit, duke theksuar se kreu i PS i mohon vendit qindra projekte të financuara nga KE. “Shqipëria nuk e ka këtë status dhe nuk aplikon dot ato programe të BE, dhe merr aktualisht 28 euro për person në vit, nëse këto 28 do të bëheshin 50 i bie që ne do të merrshim 266 milion euro që nga viti 2009. Ky është dëmi që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë, dëmi që i ka bërë çdo qytetari shqiptar në këtë vend. Ne sot vijmë mbas një drejtimi qeverisje të përkushtuar të vendit i cili ka dhënë rezultate si në drejtim të integrimit, e kemi bërë vendin anëtar të NATO kemi rritur investimet e huaja në vend, i kemi rritur mbi 20 herë, dhe kjo është arsyeja që sidomos në qarkun e Elbasanit ne vijmë me ballë hapur se kemi investuar dhe do të imvestojmë edhe më shumë për këtë qark, ashtu sikundër jemi drejt përfundimit të rrugës me tunel, si dhe kaskada e Devollit ku janë 1 miliard euro investim si dhe do të hapen 5 000 vende të reja pune, e më pas rruga Qukës- Korçë, dhe në katër vjeçarin e ardhshëm do të shkohet drejt by pass-it të Elbasanit dhe Boshtit të Jugut. Rama u përpoq për artin e lartë të tij dhe përfundoi tek tallavaja, në thelb është rruga e bllokimit të Shqipërisë, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne nuk dimë cili model është më i mirë ai i Ramës apo i Metës..., i vetmi model është Berisha dhe PD”- përfundoi Imami.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos