Provimi i Shtetit, testimi i mësuesve, 15-26 korrik

TIRANE-Mësuesit do të mund ta japin Provimin e Shtetit në muajin korrik. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur datat zyrtare të provimit, të cilat nisin më 15 deri më 26 korrik.
Ky provim u jep të drejtën këtyre kandidatëve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet. Sipas përgjegjësit të Provimit të Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, deri më tani janë regjistruar 600 kandidatë që do i nënshtrohen këtij testimi. Por një risi për këtë sezon është shtimi i tre profileve të reja, mësuesit e gjuhës gjermane, greke, si dhe mësues të arsimit fillor. Për këta të fundit Terezi sqaron se, veç praktikës ata duhet që patjetër të kenë të mbrojtur një master shkencor. Ndërkohë që, për kategoritë e tjera të mësuesve është master profesional.
Mësuesit & Provimi
Nëse nuk do të kenë përfunduar një master shkencor, mësuesit e arsimit fillor nuk mund t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Ata duhet të kenë mbaruar patjetër këtë cikël studimesh, pavarësisht se mund të kenë kryer një vit praktikë. Ky është urdhri i fundit i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

 "Në arsimin fillor kemi katër deri pesë kandidatë, të cilët janë sipas sistemit të integruar, ndërkohë që ata të sistemit të ri do të futen vitin tjetër në provim, sepse me urdhër të ministrit, mësuesit e arsimit fillor do të jenë vetëm me master shkencor", - sqaron Niko Terezi, specialist në AKP. Testimi për këtë kategori do të zhvillohet gjatë muajit korrik. Specialisti i Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), Niko Terezi thotë se këtë sezon janë shtuar edhe tre profile të tjera, si gjuha gjermane dhe ajo greke, krahas mësuesve të fillores. "Deri tani janë regjistruar 600 kandidatë, të cilët do të japin provimin nga datat 15-26 korrik. Mund të ketë ndonjë shtesë në ditët në vijim të atyre kandidatëve që janë në punë, por që kanë bërë një master dhe duhet t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Këta kandidatë nuk e kanë të nevojshme të bëjnë praktikë pune, por mjafton të marrin një shkresë nga puna ku janë aktualisht", - ka sqaruar Terezi. Aktualisht Provimit të Shtetit po i nënshtrohen 1200 kandidatë të infermierisë. Ajo që spikat, sipas specialistit Terezi, është se kandidatët që testohen për herë të parë kanë një kalueshmëri të lartë, deri në 60%, ndërsa kandidatët që po testohen për herë të dytë ose të tretë kanë një kalueshmëri më të ulët, deri në 40%.

(d.b/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos