Listat e PD-sė, Lesi: Berisha mė ka prerė nė besė, jam totalisht i zhgėnjyer

nikoll-lesiTiranė- Njė ditė pas publikimit tė listės sė kandidatėve pėr deputetė nga Partia Demokratike, tė xcilėn kryeministri e cilėsoi listė fitoreje, kreu i Lidhjes Demokristiane Nikollė Lesi ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka shkelur marrėveshjen e koalicionit parazgjedhor, me pėrfshirjen nė listėn dhe krerėt e partive tė vogla.

Lesi ėshtė shprehur i zhgėnjyer nga Berisha, qė sipas tij e preu nė besė, duke paralajmėruar se do tė konkurrojė nė listėn e partisė sė tij nė Tiranė.

Partia Demokratike ka shkelur marrėveshjen nė mėnyrė tė njėanshme, nė mos tė them tė pabesė me PDK. Pasi marrėveshja e firmosur ka qenė me njė kusht tė tillė, qė asnjė nga kryetarėt e partive tė vogla tė koalicionit me Berishėn, nuk do ishin nė listėn e Partisė Demokratike pėr deputet. Kam kėrkuar dhe unė bashkė me disa tė tjerė qė tė jemi nė lista pėr deputet, tek lista e garancisė. Unė hodha idenė qė nuk mund tė jemi dhe kryetar partie dhe nė listėn e PD, ndaj ti shkrinim partitė. Shkrirja me PD nuk u realizua , kėshtu binte opsioni i prezencės nė listėn e PD. Unė kėshtu e kam firmosur, kėshtu kam deklaruar para mediave, pasi kam marr garanci nga zoti Bode dhe Bylykbashi. Qė asnjė nuk do tė jetė nė listėn e kandidatėve pėr deputet, tė partisė demokratike, asnjė kryetar partie.

Mbrėmė pas njė sinjali nga Arjan Strarova, nga njerėzit mė tė afėrt tė Berishės, mė sinjalizon se po intrigohet, si edhe doli, ajo eshte lista jo e fitores, po listė paniku, presioni ku u futėn krerėt e partive tė vogla qė i dini.  Kjo eshte shkelje e marrėveshjes, edhe e parimeve pėr tė cilėve do konkurronin mė mėnyrė tė barabartė, ne raport me votat tė kishim mandatin ose pushtetin

Duket sikur anija jonė qeveritare po fut ujė. Po zhytet, po mbytet. Pra, nuk janė kushte konkurrence tė barabarta. Jam i zhgėnjyer totalisht nga kryeministri, unė kam marrėveshje vetėm me kryeministrin. Zoti Berisha nė mėnyrė publike mė ka prerė nė besė. Unė do konkuroj nė listėn e PDK-sė nė Tiranė. Nuk do braktis koalicionin. Nėse do jem deputet nuk do i rri strikt koalicionit. Unė pres tė mė shkarkojė kryeministri, jo tė jap dorėheqjen, deklaroi Lesi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos