Lista e deputeteve te PS-se

Ka përfunduar pak pas orës 22:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, në fund të të cilës, kreu i PS-së, Edi Rama foli për një skuadër fituese të 23 qershorit.

“PS i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare që pa asnjë dyshim do të luftojë në cdo qark për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, por unë do të nënvizoj se jam shumë krenar që kam patur privilegj të punoj, të bashkëpunoj me burrat dhe gratë të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në Zgjedhjet 2013Listat e deputetĆ«vePS, orët e fundit për listën PD, vijon hartimi i listës përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS, me sinqeritet dhe me prova konkrete duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo të drejtpërdrejtë fituese dhe duke treguar se janë këtu për ato që thonë, janë këtu për ato që bëjnë në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe nuk janë këtu sic fatkeqësisht është ndonjë rast, për të thënë tjetër gjë e për të bërë tjetër gjë. Dëshiroj të falenderoj dhe iu shpreh konsideratat më të larta të gjithë atyre që nuk ishin pjesë e grupit parlamentar dhe që nuk u përfshinë as në këtë skuadër”, nisi fjalën e tij zoti Rama. Rama u ndal edhe tek reagimi i emrave të rëndësishëm që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë, njëri prej të cilëve ishte edhe Arben Malaj. “Sot kemi bërë një zgjedhje të qartë. Duam një skuadër që të fitojë dhe nesër të tregojë koherencë, kohezion që axhenda kombëtare dhe e PS është mbi cdo axhendë personale. Të tregojë që jemi këtu së bashku për të bërë gjërat që themi, ndaj janë bërë disa zgjedhje për të mos u përfshirë në skuadrën e re anëtarë të kryesisë së PS. Këtu vecoj se ka patur zgjedhje të ndryshme reagimesh ndaj këtij vendimi. Sigurisht asnjë s’ka qenë i lumtur në këtë, por sjellja ka qenë e ndryshme dhe përsëri janë ndarë qartësisht ata që janë këtu për PS dhe dikush që fatkeqësisht nuk ka mundur të vazhdojë në këtë rrugë dhe nuk ka patur këtë”, tha Rama. Emrat e pare te njohur qe nuk jane perfshire ne listen e PS-se jane dy, Arben Isaraj dhe Arben Malaj. Malaj la mbledhjen me heret dhe në një deklaratë për gazetarët nga Selia Rozë la të kuptohej se do të dilte i pavarur në zgjedhje. “Nuk do të jem në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës. Një vendim personal i kryetarit Rama. Jam përgatitur për këtë, sepse shumë nga këta që rama kultivon me kult dhe që nuk kanë asnjë angazhim publik dhe politik, kishin kohë që betoheshin që do të zhdukim Malajn nga politika”, tha Malaj. Më tej, Malaj shtoi se është përgatitur për këtë skenar dhe tha se gjithcka do të bëhet më e qartë ditën e nesërme në orën 12:00 kur do të dalë në një konferencë për shtyp. Ai nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit si i pavarur. Sa për prurjet e reja, ato kanë nisur që në shkurt, kur Rama prezantoi Alfred Pezën për qarkun e Elbasanit. Sa për qarqet ato pritet të kryesohen si më poshtë: Gramoz Ruçi udhëheq në Fier, Pandeli Majko do kryesojë listën në Tiranë, Ben Blushi në Qarkun e Elbasanit, në Korçë Bashkim Fino, ndërsa  Gjirokastra në Gjirokastër Arben Ahmetaj. Ndërkohë, deputeti aktual PS-së, Erjon Braçe është vendosur i dyti, fill pas kreut të Asamblesë së PS-së Gramoz Ruçi në Qarkun e Fierit. Shkodra do të kryesohet nga Mimoza Hafizi. Në Kukës është përcaktuar Vexhi Muçmataj, në Lezhë Mimi Kodheli, në Durrës Blendi Klosi dhe në Dibër Shkëlqim Çani. LSI depoziton listën, Meta i pari në Tiranë LSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas informacioneve të fundit, numrin më të madh të kandidatëve kjo parti do ta ketë në Tiranë, ku kandidojnë: Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Ylli Manjani. Qarku i dytë më i rëndësishëm për këtë parti është ai i Durrësit, ku i pari në listë është ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Lefter Koka, i ndjekur nga Edmond Panariti. Numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deri pak më parë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, do të kryesojë listën e Fierit, ndërsa Vangjel Tavo do garojë në Gjirokastër bashkë me Reshat Zikën. Në veri të vendit lista e partisë së dytë të koalicionit të majtë do të përfaqësohet nga Agron Çela dhe Nora Malaj në Shkodër, Apostol Goci dhe Qemal Elezi në Kukës dhe Përparim Spahiu në Dibër. Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryetarit Ilir Meta, do të kryesojë listën e Lezhës, e ndjekur nga Petrit Gjoni. Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan, ndëkohë që qarku i Korçës plotësohet nga emrat e Pirro Kapuranit dhe Mimoza Gushos. Dritan Prifti garon si i pavarur Ndërkohë, ish-anëtari i LSI dhe dikur një nga personat më të afërt të Metës, Dritan Prifti, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për të kandiduar si deputet i pavarur në qarkun e Fierit. Emri i tij nuk u pranua as nga Partia Socialiste, sikurse shpresonte ish-ministri i Energjitikës, i cili së fundmi u shpall i pafajshëm në një proçes për korrupsion. Emra të tjerë të njohur për kandidatë të pavarur nuk ka, përveç disave që për momentin mbahen sekret nga instituti qëndror që menaxhon proçesin elektoral. 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos