Kukės, aty ku me 23 qershor do tė votojė e gjithė Shqipėria

muliNga Lindita Ēela

Flamur Bonjaku, nė bazė tė regjistrit tė zgjedhjeve, do tė votojė nė qendrėn e votimin nr 647.  Ėshtė qendra qė pėrmbledh Bashkinė e Kukėsit, e sipas adresės, Flamuri jeton nė bllokun e pallateve, pas Prefekturės, nė qendėr tė qytetit. Nė Kukės nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė mėsosh pėr familjen Bonjaku. Kuksianėt e vjetėr e dinė mirė historinė e kėtij fisi, e tė flasin pėr orė tė tėra. Pak kohė, pas vendosjes sė komunizmit, u fol gjatė pėr arratinė e  burrave tė kėtij fisi. Kanė ikur nga Shqipėria qė nė vitin 1946-tė e  kurrė mė nuk kanė vėnė mė kėmbė nė Kukės. Tė kėrkosh shtėpinė e Bonjakėve ėshtė sfilitje e kotė. Qoftė dhe fėmijėt, tė thonė se Flamuri jeton nė  Gjakovė, edhe pse nė listėn e zgjedhėsve rezultojnė 7 votues nga kjo familje. Fisi Bonjaku nuk ėshtė habia e vetme qė kanė listat zgjedhore nė Kukės.  Dashamir Arsenov ėshtė njė tjetėr ēudi elektorale. Vendasit shqyejnė sytė, pasi kurrė nė qytetin e tyre nuk ka patur familje, qė sė paku nga mbiemri, tė ketė prejardhjen bulldare. Pėrveē, emėrit qė ekziston nė listėn zgjedhore, askush nuk di se kush ėshtė dhe ku jeton Dashamir Arsenov. Kėto nuk janė anomalitė e vetme qė kanė listat zgjedhore nė  Kukės. Vetėm pėr qendrėn e votimin nr 647  janė rrreth 180 persona qė askush nuk i njeh, por qė nė bazė tė listės zgjedhore, do tė jenė votues kuksianė pėr zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit.

Votues nga Tirana, Durrėsi, Kavaja e Lushnja

Po ti hedhėsh njė sy listave paraprake tė votimit nė Kukės, tė duket se e gjithė Shqipėria do tė shkulet pėr tė votuar mė 23 qershor, aty. Nė anėn e djathtė tė listave janė shkruar adresat e zgjedhėsve, ku krahas qendrave tė votimit tregohet se votuesit jetojnė nė Tiranė, Durrės,  Kavajė, Rrogozhinė, Lushnje e deri nė Vlorė, si Shkukri Mustafa. Lista e votuesve, me vendbanime nė qytete tė ndryshme tė vendit, ėshtė aq e gjatė, sa nuk ke zgjidhje tjetėr numėrimi veēse ti besosh shifrave tė ofruara nga Partia Socialiste e qytetit tė Kukėsit. Sekretari  organizativ i  kėsaj partie, thotė se ka dyshime, qė sė paku 8 mijė veta, tė jenė shtuar nė listat zgjedhore pėr qarkun e  Kukėsit. Rozaf Sopaj tė thotė se nė listat paraprake ka tė shtuar fiktiv, njerėz qė askush nuk i njeh e qė janė regjistruar kohėt e fundit nė Kukės. Nė ndryshim me vitet e tjera, ėshtė bėrė kujdes qė nga listat tė hiqen tė vdekurit por nė zona tė caktuara thuajse ėshtė dyfishuar numėri i zgjedhėsve. Megjithatė shqetėsimi unė mė i madh ėshtė se, nė bazė tė informacioneve qė kemi, po punohet me dy lista, ku ajo me anomalitė mė tė mėdha, do tė bėhet prezent ditėn e zgjedhjeve- tė thotė sekretari organizativ i Partisė Socialiste. Nė fakt, pėr tu regjistruar si banor i Kukėsit, tė mjafton njė kontratė qiraje.  Kushdo, pas njė aplikimi nė zyrat e gjendjes civile, e sheh veten menjeherė nė listat e zgjedhėsve. Por ndėrsa  listat fiktive shqetėsojnė opozitėn, zyrtarė tė pushtetit vendor nė Kukės janė krejtėsisht tė qetė. Me argumentin se listat po rishikohen e po punohet pėr tė hequr dublimet, apo edhe ato pak tė vdekur qė kanė mbetur nė lista, i vėnė kapak ēėshtjes. Nė Bashkinė e Kukėsit, zyrtarisht, askush nuk pranon tė flasė pėr kėtė ēėshtje. Listat po verifikohen, dhe ēdo fjalė e thėnė nga zv.ministri i Brendshėm, Fredinant Pone, ėshtė fuqi-plotė pėr punonjėsit e Bashkisė.

‘Hamshorėt’ e Mulit, banorė tė Bathores, Paskuqanit, Domjes e Saukut

Kur debati pėr rritjen nė mėnyrė tė pashpjegueshme tė zgjedhėsve nė Kukės, thuajse po krijonte konfliktin e rradhės nė politikėn shqiptare, Ministri i Brendshėm dha njė shpjegimim, qė nuk i shkonte dhe aq pėr hirė pozicionit, por qė ishte tipike shpjegim i Mulit.  Banorėt e Topojanit, aty ku dyshohet tė ketė njė dyfishim tė listės zgjedhore, janė hamshorė, e pėr kėtė Muli nuk kishte asnjė faj. Kėshtu, Flamuri i  vuri kapak ēėshtjes sė shtimit tė numrit, nė mėnyrė tė ēuditshme, tė  zgjedhėsve nė zonėn ku ai ka lindur. Por nė Topojan, thuajse ėshtė e pamundur tė shkosh, nėse nuk ke njė makinė foristradė.  Megjithėse, nė shtator tė vitit 2012  Benet Beci, nė cilėsinė e drejtorit tė Fondit tė Zhvillimit, inaguroi rrugėn Kukės- Shishtaves, ku 25 kilometra duhet tė lidhnin 19 fshtrat e komunave,  Zapot, Topojan e Shistavec, nė  fakt vetėm 5 kilometra rrugė janė shtruar. Pjesa tjetėr e rrugėtimit,  drejtė Topojanit e Novoselės, ėshtė e pakalueshme nga gropat e shtullungat e tymit qė mbulojnė rrugėn bėjnė qė gjithēka aty tė duket pjellė e mjerimit. Shtėpi tė rrėnuara, burra tė veshur keq, e qė veē kockave nuk kanė asgjė pas shpirtit, e fytyrat e zhubrosura nga dielli tė grave, tė bėjnė tė ikėsh njė orė e mė parė nga ky vend. Por, pikėrisht nė kėtė komunė, ku gjindja e mban frymėn kryesisht me gjėnė e gjallė, vetėm pėr kėtė vit rezultojnė tė jenė shtuar nė listat e zgjedhėsve 270 persona.  Por nėse, do tė llogarisim dhe shitmin e popullėsisė nė Zapot dhe  Shishtavec, pėrfaqėsuesit e opozitės thonė se numri shkon nė  600 persona. Por, po tė shkosh nė Topojan e kupton qė gjindja aty nuk ėshtė shtuar si rezultat i pjellshmėrisė sė burrave dhe grave, ashtu si dhe Muli tha. Pėrkundrazi. Nė tė vėrtetė njerėzit kanė marrė arratinė pėr njė jetė mė tė mirė, ku  mundėn, veē aty ku nuk ka rrugė, ambulancė e ujė, tė mos jetojnė 24 orė.  Topojanėt i sheh nė tė rrallė ndėrkohė qė nė bazė tė listave zgjedhore kupton se  banorė tė Bathorės, Paskuqanit, Domjes, Saukut janė kthyer vetėm me letra nė qendrat e votimit. Kėshtu ka berė Isamil Aliaj qė ėshtė banor i Bathores sėbashku me 20 anėtarėt e fisit tė tij. Me letra rezulton nė Topojan dhe fisi Dafku, ku llogariten 60-tė votues.  Fisi Ismaili me 40 votues. Zyberajt me 30 votues, tė gjithė tė vendosur  nė qendrat e votimit 668-669- 670 -671 nė Topojan. Vetėm pėr kėtė komunė, lista e tė shtuarve ėshtė 270  persona. Referuar, po listės sė zgjedhjeve, tė gjthė kėto votues janė banues nė  Paskuqan, Bathore, Surel, Sauk apo dhe Domje. Ndaj po tė kėrkosh nė Topojan pėr Ismail Aliajn do tė shkoj dita kot. Nė fshat nuk gjendet as Karafil Dafku, Jahir Ismaili, Ylber Zyberaj apo ēdo kush tjetėr nga lista qė Muli thotė se falė potencės sė tyre kanė shtuar numrin e popullsisė nė Topojan.  Hamshorėt, aty jo vetėm qė nuk ekzistojnė, por mjafton qė tė kapėrcesh ato pak  kilometra qė ka asfaltuar Benet Beci, pėr tė parė qė nė Topojan  jetojnė njė grusht njerėzish. Aty kanė mbetur ata mė mjeranėt, me tė pa pėrkrahurit, kanė mbetur ata qė nuk kanė pasur fuqi as tė marrin arratinė nga i vend qė krenari tė vetme kanė Flamur Nokėn.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos