Nga dje u hoq TVSH përimportin e makineri-pajisjeve

TIRANE - Duke filluar nga dita e djeshme, bizneset që janë subjekt i përjashtimit nga TVSH për importin e makinerive e pajisjeve për qëllime investime, do t’i importojnë ato 20% më lirë.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 180, datë 13.2.2013 përjashtohet nga TVSH importimi i makinerive dhe paisjeve në rastet e projekteve të investimit me karakteristikat e mëposhtme:
investimi të jetë për projekte me vlerë në ose mbi 50 milionë lekë;
investimi te jetë në sektorin e përpunimit aktiv dhe nuk ka rëndësi vlera e projektit;
investimi të jetë në sektorin e agrobiznesit dhe nuk ka rëndësi vlera e investimit, si dhe investimi kryhet nga tatimpaguesit subjekt të taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.

Kjo masë hyn ne fuqi në po të njejtën ditë kur është hequr zyrtarisht edhe tatimfitimi, prej 10 përqindësh, për pagat deri në 30 mijë lekë të reja në muaj. Deri tani, ato tatoheshin me 10%, duke përjashtuar 10 mijë lekëshin e parë. Kjo ishte një kërkesë e vjetër sidomos e industrisë së fasoneve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos