Pr/ligji pėr legalizimet e ndėrtimeve tė pas 2006-ės, Metalla: Legalizohen 80 mijė ndėrtime

TIRANE - Kuvendi shqyrtoi p/ligjin qė parashikon legalizimin e ndėrtimeve informale tė pas vitit 2006. Deputeti i Partisė Demokratike, Osman Metalla, deklaroi se me ligjin e ri, qeveria parashikon tė legalizojė mė shumė se 80 mijė ndėrtime pa leje, duke pėrfshirė kėtė herė edhe atė kategori ndėrtimesh qė janė nė distancė tė afėrt me akset rrugore kombėtare.

Rendi i ditės i parlamentit parashikon shqyrtimin e disa ndryshimeve nė ligjin "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje"; tė disa shtesave nė ligjin "Pėr krijimin e fondit special tė kompensimit tė pronave"; ratifikimin e marrėveshjes sė financimit, ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe Artigiancassa S.P.A., pėr financimin e programit tė ndihmės sė integruar pėr zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme shqiptare". 

DISKUTOHET P/LIGJI PĖR LEGALIZIMIN E NDĖRTIMEVE INFORMALE TĖ PAS VITIT 2006
Kuvendi shqyrtoi p/ligjin qė parashikon legalizimin e ndėrtimeve informale tė pas vitit 2006. Deputeti i Partisė Demokratike, Osman Metalla, deklaroi se me ligjin e ri, qeveria parashikon tė legalizojė mė shumė se 80 mijė ndėrtime pa leje, duke pėrfshirė kėtė herė edhe atė kategori ndėrtimesh qė janė nė distancė tė afėrt me akset rrugore kombėtare.

Ligji ekzistues, sipas tij, nuk pėrfshinte nė proces legalizimi ndėrtimet nė distancė mė pak se 100 metra nga rrugėt kombėtare. "Me ndryshimet e reja ligjore, distanca nga akset rrugore e ndėrtimeve qė legalizohen shkon nė 25-30 metra", tha ai.

"Pėrllogariten rreth 30 mijė ndėrtime pa leje qė janė penalizuar nga fakti se duhet tė ruhet distanca 100 metra nga dy anėt e aksit tė rrugės. Ndryshimet e propozuara i referohen Kodit Rrugor. Reduktohen distancat e ndėrtesave pa leje nė akset rrugore nė tė dy anėt dhe nė distancat 20-30 metra", -u shpreh deputeti Sybi Hida.

Nė emėr tė grupeve dy forcat kryesore politike edhe PD edhe PS u shprehėn dakord pėr miratimin e p/ligjit.

SHQYRTOHET P/LIGJI "PĖR KRIJIMIN E FONDIT TE KOMPENSIMIT TE PRONAVE"
Kuvendi shqyrtoi p/ligjin "Pė krijimin e fondit special pėr kompensimin financiar tė pronave". Relatorja e p/ligjit, deputetja Adriana Gjonaj tha se fondi pėr kompensimin financiar tė pronave parashikon qė pėrqindja e tė ardhurave qė vijnė nga shitja e pasurive shtetėrore tė jetė jo mė e fiksuar nė 65 pėr qind tė tė ardhurave, por e variueshme nga 20 deri nė 65 pėr qind.

"Fondi special pėr kompensimin e pronarėve, pėrveē tė ardhurave nga buxheti i shtetit apo transferimi i pronėsisė sė parcelės ndėrtimore, ka si zė tjetėr tė ardhurash edhe paratė qė merren nga shitja nė ankand e pasurive shtetėrore. Me ligjin aktual, nėse shitet njė pasuri shtetėrore, rreth 65 pėr qind e vlerės shkon si fond pėr kompensim, pėr rastet e privatizimeve jostrategjike. Ndėrkohė qė me vendimin e fundit tė miratuar nė qeveri bėhet edhe ndryshimi ku pėrqindja qė mund tė shkojė nė fondin e kompensimit fillon nga 20 pėr qind nė 65 pėr qind tė vlerės sė shitjes sė objektit, nė varėsi tė shlyerjes qė bėhet me lekė", deklaroi Gjonaj.

Ndėrkohė deputetja e Partisė Socialiste, Mimi Kodheli, tha se ky ėshtė vetėm njė arnim qė i bėhet kėtij ligji, ndėrsa shtoi se kjo qeveri nuk mund tė zgjidhė nė javėn e fundit tė mandatit tė saj, problemin me pronat.

“Nuk ka asnjė proces qė ka dėshtuar totalisht, e shkruar kjo me gėrma tė mėdha nė progres raportet e cila nuk mund tė rregullohet me arnime. Nėse ka reformė dhe projekt pėr tė cilėn nuk duhet t’ju votojė asnjė pronar dhe ish pronar ky ėshtė pikėrisht procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave”, tha Kodheli.

Sipas Kodhelit, zyrat e hipotekės janė kthyer nė celulė korrupsioni. “Pronarė harrojeni qė nė javėn e fundit tė pushtetit do zgjidhin atė qė se kanė bėrė pėr 20 vjet. Me arnime kjo situatė vetėm pėrkeqėsohet, nuk zgjidh asgjė. Kjo qeveri ka bėrė cdo gjė me pronat e qytetarėve, por asnjėherė se ka cuar tek i zoti”, tha Kodheli mė tej.

“Ne kemi vendosur ta votojmė por jemi tė bindur qė do jetė njė tjetėr letėr pa vlerė”, u shpreh deputetja e PS.

Ndėrkohė, deputeti i Partisė Demokratke, Gjok Uldedaj deklaroi se fondi i kompensimit financiar tė pronave do tė pėrdoret nė mėnyrėn mė tė detajuar pėr kompensimin nė vlerė tė pronave qė iu ėshtė njohur e drejta e kthimit e ku kthimi fizik ėshtė i pamundur.

((er.nu/ma.ar/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbyllja e punimeve tė Kuvendit, nė varėsi tė ecurisė sė pr/ligjeve

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos