Miratohen ndryshimet nė Kodin Civil dhe ato nė Kodin e Procedurės Civile

19-04-2013 / Gazeta 55

Mazhoranca dhe opozita, votë “pro” në Kuvend

Kuvendi miratoi dje me 101 vota ndryshimet në Kodin Civil dhe me 102 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile. Ndryshimet e paketës së Kodit Civil dhe atij të Procedurës Civile konsistojnë në reformimin e kuadrit ligjor për lëshimin e trashëgimisë, kolateralin dhe kreditë e këqija në banka.
101 vota “pro” për projektligjin për përgjysmimin e taksave të makinave të përdorura/Me 101 vota “pro” Kuvendi miratoi dje ndryshimet në p/ligjin “Për taksat kombëtare”, i cili parashikon përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura.
Ndryshimi parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit sjell rrjedhimisht përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Përgjysmimi i taksës vlen edhe për të gjitha mjetet e tjera, pasi në ligj nuk është parashikuar përjashtimi i tyre. Kështu, krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët. Efekti në buxhet është 2.5 miliardë lekë


...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos