Letër e hapur e Shoqatës “Vatra” për ministrin Bajram Rexhepi

Shoqata “Vatra” i ka dërguar Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, një letër të hapur, në të cilën thuhet:

Dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës Lindore u bë në korrik të vitit 1999, (në mënyrë të heshtur edhe më herët) pas vendosjes së forcave policoro-ushtarake në këtë pjesë të teritorit shqiptar, e që pjesa më e madhe u vendosën, në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë. Faktori shqiptar ishte i pandikim të bënte diçka për kthimin e atyre banorëve në trojet prej nga kishin ardhur, sidomos nga Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës. Këta qytetarë shqiptarë, fillimisht u vendosën si refugjatë, duke shpresuar se së shpejti ushtria dhe policia serbe do të tërhiqen nga vendbanimet, e këta do të kthehen në vatrat e tyre. Mirëpo, po bëhen gadi 14 vite e këta mbajnë epitetin e refugjatit në shtetin e tyre, madje të përbuzur këtu, e të lënë pas dore nga ,,ELITA” politike e Kosovës Lindore! Që të jetë e keqja edhe më e madhe, një pjesë e kësaj popullate kanë mbetur pa dokumente të identifikimit, një e drejtë elementare për të ditur se çka janë, ku janë e çka do të bëhet me ta në të ardhmen, pasi siç dihet, pa dokumente identifikimi të cenohen shumë të drejta njerëzore si: sociale, të shkollimit, ekonomike etj.

Problemi rritet edhe më shumë për të rinjtë të cilët në kohën e dëbimit, ishin shumë të vegjël për t’u pajisur me dokumente nga vendi prej ku ishin dëbuar, por edhe në vendin ku kishin ardhur fillimisht si refugjatë. Ata, sot e asaj dite, nuk mund të paisen me dokumente, sepse shteti Serb u kërkon që të dëshmojnë se janë duke jetuar në Serbi (e Serbia e di se janë duke jetuar ne Kosovë, e në asnjë mënyrë nuk u lëshon dokumente), po ashtu edhe Kosova u kërkon certifikatën e vendbanimit, dëshmi se kanë pronë në Kosovë, apo të kenë kontrata banimi më të vjetra se 5 vjet, që nuk mund kurrsesi t’i sigurojnë as në Serbi e as në Kosovë. Tingëllon absurde kur institucionet e Kosovës kërkojnë, që këta banorë të sjellin dëshmi nga gjykatat serbe që nuk janë nën hetime. Kjo kërkesë automatikisht i lë pa dokumente ish pjestarët e UÇPMB-së dhe veprimtarët e çështjes kombëtare, të cilët në asnjë mënyrë nuk mund të marrin dokument të tillë, por edhe po të shkojnë të kërkojnë dokumente të tilla, do të burgosen nga organet serbe. Këta qytetarë shqiptarë qe 14 vjet kanë mbetur peng, nuk dinë çka të bëjnë dhe kujt t’i drejtohen më, ( edhe pse Shoqata ,,Vatra” disa herë ka marrë premtime se do të ndërmerret diçka në të mirë të kësaj çështje). Posaçërisht në gjendje shumë të keqe gjenden të rinjtë që tash i kanë mbushur mbi 18 vjet. Atyre janë duke u cenuar të drejtat për shkollim, për lëvizje të lirë etj. Me një fjalë u është cenuar ardhmëria.

Këto probleme dhe këto pengesa të panevojshme administrative ndaj qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore të njihen banorë të Kosovës. Ndryshe, nëse zgjatet kjo praktikë mund të vijë deri te kërkimi i formave tjera për realizimin e të drejtave të qytetarëve të shumtë të ndjekur nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Andaj, në emër të Kryesisë së Shoqatës “Vatra” u bëjmë thirrje Ju z. Bajram Rexhepi, të bëni diçka në të mirë të kësaj popullate, për hir të rinisë dhe të ardhmes së tyre. Të mos harroni se kjo popullatë nuk është larguar me dëshirë, por para tytave të automatikut, e këto katrahura besojmë, nuk i keni harruar as Ju z. Ministër!.

Kërkesa jonë është shumë e sinqertë, njerëzore, humane, por edhe kombëtare, ndaj, jemi të bindur se Ju dhe stafi tuaj z. Ministër, do të ndërmerrni diçka në të mirë të kësaj qytetarëve të lënë pas dore nga të gjithë!, thuhet në fund të letrës së hapur të “Vatrës”./Indeksonline/ 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos