Legalizimet emrat e 2245 perfituesve te rinj Kalimi i pronesise per 373 mije m2

e Premte, 25 Janar, 2013 | 08:55 am

Agjencia e Legalizimeve publikon listën e familjeve që marrin tapitë, pronarëve që kompensohen në 12 qarqet e vendit.

Legalizimet, lista e re e qeverisë me 1447 familje. Miratohet kalimi i pronësisë për 373 mijë m2. Përfituesit sipas qyteteve.

Qeveria ka miratuar kalimin e pronësisë së ndërtimeve pa leje për 1447 përfitues në të gjithë vendin. Gazeta boton emrat e familjeve që u është hapur rruga për legalizimin dhe marrjen e tapive për ndërtimet e tyre. Në tabela janë paraqitur emrat e kryefamiljarëve të ndarë sipas qyteteve, në Tiranë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Berat, Shkodër, Fier, Lushnjë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Pogradec dhe Krujë. Në total legalizohen 373.648.13 m2 troje të zëna, të ndara në 1247 parcela ndërtimore. Për këto familje tashmë hapet rruga e legalizimit dhe plotësimit të dokumenteve pranë zyrtare të ALUIZNI-t në të gjitha qytetet. Pas kalimit të pronësisë, familjet duhet të bëjnë pagesat në mënyrë që të lëshohet leja e legalizimit dhe më pas të regjistrohet dhe të merret tapia në hipotekë.
Nga ana tjetër, duket se pas verifikimeve, ALUIZNI ka korrigjuar sipërfaqet për shtëpi dhe biznese që aktualisht janë miratuar njëherë për të marrë tapitë. Në total janë 593 pronarë, të cilëve do t’u korrigjohet sipërfaqja e pronës që legalizohet. Gazeta boton emrat e atyre që kanë ndryshime në pronësi bashkë me sipërfaqet si ndryshojnë, të ndarë sipas qyteteve, në Tiranë,
Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Kavajë dhe Lushnjë.
Në njoftimin e vet ALUIZNI thekson se në tabela janë pasqyruar elemente të rëndësishme të këtij procesi, që në fakt përbëjnë thelbin e ligjit dhe që e bëjnë atë zgjidhjen më të drejtë e konkrete të kësaj problematike. “Edhe një herë shprehim bindjen dhe i garantojmë gjithë kategoritë e përfshira në proces se do ta përmbyllim procesin e legalizimit brenda vitit 2013”.

(Listën e plotë të legalizimeve e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

T tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund t regjistroheni pr RSS ose pr t marr e-mail me lajmet m t fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do t rivendose dhe njher rregullat a paracaktuara t shfaqjes s lajmeve n faqe.

Ri-vendos