Hyxhym n'burg

Afër shtatë mijë persona kanë konkurruar që të punojnë në burgun e Gërdovcit. Nga ky numër vetëm 130 prej tyre do të punësohen si oficerë, pasi kaq është numri i vendeve të punës. Burgu i Sigurisë së Lartë ende nuk ka filluar punën. Ministria e Drejtësisë deri më tash e ka zgjedhur vetëm drejtorin. Naim Maloku është zgjedhur drejtor i këtij burgu.

As që e ka idenë se çka është oficeri i burgut. Por dëshira për një punë të shtetit e ka shtyrë 21 vjeçarin Fatmir Rrahmanin që të jetë njëri nga aplikantët për këtë vend pune. Janë 130 vende të lira të punës që Shërbimi Korrektues ka hapur për burgun më të ri në Kosovë. Për burgun që është duke u ndërtuar në fshatin Gërdovc afër Podujevës po kërkohen 130 oficerë korrektues.

E shpallja e konkursit ditën e fundit të vitit që shkoi ka zgjuar shumë interesim te qytetarët e sidomos tek të rinjtë për të aplikuar. Fatmiri nga fshati Dvorishtë i Podujevës ka pritur ditën e fundit për të aplikuar për oficer. Ai thotë të mos ta ketë ditur deri para disa ditësh për këtë konkurs.

“Edhe derisa i kompletova dokumentet nuk kam mundur të vij e të aplikoj”, thotë Fatmiri. Ky i ri ka përfunduar shkollën e mesme dhe tash është i papunë. Dhe kjo është e vetmja arsye që e ka shtyrë të aplikojë. Fatmiri shpreson se do ta ketë fatin e mirë që të jetë në mesin e oficerëve të ardhshëm. Në një nga sallat e Ministrisë së Drejtësisë numri i atyre që aplikonin ditën e fundit ishte i madh. Ndonëse Gërdovci është disa kilometra nga Prishtina, kishte të interesuar edhe qytetarë jo vetëm nga Prishtina dhe Podujeva. Në mesin e atyre që aplikoi për oficer është edhe Basri Namani nga fshati Çabër i Zubin Potokut. Ai tha për Express se ka punuar disa vjet në shoqatën “Nëna Terezë”, por tash nuk është i punësuar. Ai mendon se është i denjë për oficer të burgut në bazë të përvojës së tij të mëhershme. /Indeksonline/ 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos