Promovohen 12 libra shkencorë

Në ambientet e Bibliotekës Universitare Kombtëtare, të premten Kolegji Biznesi me seli në Prishtinë, ka promovuar të premten 12 tituj librash akademik-shkencorë, dedikuar studentëve të këtij kolegji, por edhe botës shkencore-arsimore, dhe lexuesit mbarë. Në promovim, kanë marrë pjesë profesorë të këtij kolegji, student, intelektualë etj. Dekani i Kolegjit Biznnesi, Dr. Shyqeri Kabashi, në emër të autorëve të këtyre titujve shkencorë-arsimorë, në emër të recensentëve, si dhe në emër të kolegjit e studentëve, ka prezantuar këtë paketë botimesh të këtyre titujve, si një e arriturur me të vërtetë cilësore, por edhe si një kujdes që kolegji, ka ndaj edukimit arsimorë, studentëve dhe botës akademike-shkencore.

Fillimisht, z. Kabashi, ka thënë se, ky promovim po mbahet edhe në shenjë të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit të shqipëtarve. “Kam knaqësinë që më është dhënë që, t’ua prezantoj pakon prej 12 librash universitar, ku secili botim nga tjetri, është më mirë, më i strukturuar si në aspektin profesional dhe gjuhësor, ashtu edhe atë përmbajtësor. Këto libra të botuar, i përkasin kryesisht tri sferave: ekonomisë, juridikut dhe emergjencave. Po i promovojmë, edhe në shenjë të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit të shqipëtarve”, ka thënë z. Kabashi.

Në vazhdim të promovimit, ai ka paraqitur me radhë sferën e përmbajtjeve, dhe atë të aspektit shkencorë për secilin libër, veç e veç. Libri me titull “Hyrje në menaxhimin e emergjencave”, me autor Dr. Kudusi Lama, ka 301 faqe, 51 tituj ne bibliografi. Recensent të librit, janeë: Dr. Shyqeri Kabashi dhe Dr. Hamit Nuredini. Libri, është i përpiluar me përbërje në dhjetë kapituj dhe me një hyrje, duke dhënë qëllimin e studimit të librit për studentët, dhe përfitimet e tyre nëpërmjet marrjes së njohurive prej tij. “Hyrje në Menaxhimin e Emergjencave, ëeshtë një lëndë, që përfshinë pjesën hyrese të disiplinës së Menaxhimit të Emergjencave. Ajo, studion njohuritë bazë për hapësirën, mjedisin, shoqërinë dhe veprimtaritë kryesore të shoqerise, të cilat prodhojnë edhe fatkeqësi dhe dëmtime të jetës së njerëzve, dhe të pasurisë së tyre, si dhe dëmtime të mjedisit, e të pronës shoqërore.

Libri me titull “Bazat e Statistikës” nga bashkautorët Dr. Shyqeri Kabashi dhe Dr. Artan Nimani, ka 436 faqe, 108 biblografi, me recenzent Dr. Sabahudin Komoni dhe Dr. Reshat Kadriu. Libri është i përpiluar përmes 9 kapitujve bazë, si dhe hyrjës dhe përfundimit. Autorët në kapitullin e parë kan shtjelluar hyrje në Statistikë, metodat e studimit, objekti i studimit të Statistikës, fazat e studimit statistikorë, kurse në kapitullin e dytë flasin lidhur mbi të dhënat, rolin, rëndësin dhe burimin e të dhënave, përpunimin e të dhënave, prezentimin apo publikimin e të dhënave dhe atë përmes: tabelave, grafikëve, histogrameve,etj. Në kapitullin e tretë flasin mbi analizat statistikore, mesataret, llojet dhe përdorimi i tyre.

Më tutje, në punim përkatësisht në kapitullin e katërt, flasin mbi treguesit ekonomik, indeksat dhe përdorimi i tyre në çdo sferë. Në kapitullin e pestë flitet për trendet, rolin e tyre përkatësisht analiza dinamike.Në kapitullin e gjashtë, bëhët fjalë mbi probabilitetin dhe teorit mbi kombinatorikën dhe vazhdohet në kapitullin e shtatë mbi metodat normale numerike, kurse në kapitullin e tetë, ata flasin mbi regresionin, analizën e regresionit si dhe përdorimin e mostrës. Kurse krejt në fund, në kapitullin e nëntë, autorët kan prezentuar detyra të zgjidhura nga kapitujt e mëparshëm që librit, ia shtojn edhe më shumë peshën, sepse lexuesi ka mundësi të pasurohet edhe më shumë me detyra të zgjedhura, dhe me ato të parashtruar për ti zgjedhur e që duhet të i zgjidh vet lexuesi.

Libri Universitar“Konkurrenca dhe e drejta e konkurrencës” nga autorët Dr. Shyqeri Kabashi dhe Dr. Gani Asllani, ju dedikohët studentëve të fakultetit ekonomik. Libri, ka 200 faqe, dhe shtatë kapituj. Autorët kan shfrytzuar 60 bibliografi dhe 109 citime, si një numër të konsiderueshme figurash dhe tabelash, kurse Recenzues të këti libri janë: Dr. Pranvera Këllezi, Dr. Korab Sejdiu dhe Dr. Halit Shabani. Profesori Reshat Kadriu, së bashku me Mr. Nimete Berisha, kanë punuar librin me titull “Matematika në Biznes- Përmbledhje detyrash” me recensent, Dr. Fevzi Berisha dhe Dr. Shyqeri Kabashi. Libri, ka gjithsej 262 faqe , 20 bibliografi, si dhe një numër të tabelave dhe grafikonave. Libri “Menaxhimi i burimeve njerëzore”, për autor ka Dr. Fetije Gjaku-Murturi. Libri, ka 292 faqe,113 bibliografi dhe 112 citime. Libri, është i ndërtuar përmes nëntë kapitujve. Libri i autorit Dr. Izet Shehu “Menaxhimi i emergjencave në kondita të ndërlikuara”, i ka 126 faqe, 10 bibliografi, ka një mori plane, grafika dhe fotografi. Recenzent të këti libri, janë: Dr. Kudusi Lama dhe Dr. Hamid Nuredini. Autori, në libër ka shtjelluar si ndërtohet apo menaxhohet menaxhimi i emerxhencave në kondita të ndërlikuara, roli i sistemit informativë në situata të jashtzakonshme,modeli për suportimin e planit në situata të jashtëzakonshme etj.

Në vazhdim të këtij promovimi, z. Kabashi, ka paraqitur edhe titujt e tjerë, me rashë. Libri “E drejta e arbitrazhit”, me autor Ramadan Thaqin, ka 317 faqe, kurse recensent është Dr. Ali Alija dhe Dr. Artan Nimani. Autori, ka shfrytzuar 56 bibliografi dhe 202 citate. Libri, është i ndërtuar në dy pjesë, e ku secila pjesë ka kapituj të ndryshëm. “Fjalor shpjegues i termave të ekonomisë”, i autorit Dr. Artan Nimanin, është libër që përmbush një boshllëk, i cili është ndier në shpjegimin e termave në leminë e ekonomisë. Në këtë libër, gjenden terma të cilët edhe ekonomistët më përvojë shumë të gjatë, nuk kanë mundur të japin shpjegime adekuate. Libri, ka 390 faqe, me mbi 2000 shpjegime të termave ekonomikë dhe është i përgatitur edhe me ilustrime, me mjaft fotografi, grafikone e thëenje të mendimtarvë botërorë. Fjalori, fillon me shpjegime e fjalive që fillojnë me shkronja A, dhe përfundon me shpjegimin e fjalëve që fillojnë me, ZH. Autori, ka shpjeguar konceptet themelore në fusha të specializuara të makroekonomisë, financës, transaksionet e tregut, menaxhim, kontabilitet, biznes informatikë, sigurimit tregtar, të shpërndarjes dhe të logjistikës, statistikat, matematikë etj.

Libri “Kapitali intelektual”, është punuar nga autorët: Dr. Artan Nimani, Dr. Nexhmije Kabashi, Mr. Valbona Zeqiraj dhe Mr. Nevruz Zogu. Ky libër, si i parë i këtillë në botën tonë akademike, është tekst i veçantë për nga trajtesat specifike, e ku për herë të parë autorët kanë shtjelluar temat si, Kapitalin intelektual, Menaxhimi i talentëve, Menaxhimi i performancës, Menaxhimi i shpërblimit, Menaxhimi i konfliktit, Menaxhimi i kohës, Menaxhimi i karrierës dhe Menaxhimi i stresit. Libri, e ka të veçantën e tij pasi që, ka të bëjë me specifikat e menaxhimit të nivelit të lartë apo top-menaxherëve. Libri, përbehet nga 384 faqe, mbi 50 grafike dhe foto shpjeguese, dhe pastaj edhe nga 135 burime biblografike. Libri “Bazat e Shtetit dhe së Drejtës“ i autorit Mr. Petrit Nimani, është i ndarë në dy pjesë: në pjesën e përgjithshme që fillon me shkencën mbi shtetin dhe të drejtën, shtetin si organizatë juridiko politike, organizatat shtetërore dhe përfundon me subjektin juridik, titullin juridik dhe statusin juridik. Pjesa e posaçme, zbërthen materien për interpretimet duke filluar nga interpretimi, gjuhësor, logjik, qëllimor, historik, e deri te analogjia dhe argumentum akontrario. Po ashtu, libri është i hartuar dhe i ndarë në shtatmbëdhjetë kapituj, të cilët spjegojnë nocionet juridike për shtetin dhe të drejtën në kuptimin e përgjithshëm teorik. Libri, “Bazat e Shtetit dhe së Drejtës“, mund të shërbej edhe si material bazë për njohjen e shtetit dhe së drejtës për studentët e Shkencave Juridike, Studentët e Kriminalistikës, të Shkencave të Sigurisë, t ëShkencave Politike etj. Libri, ka 227 faqe. Libri “ E drejta biznesore “ e autorëve Dr. Riza Smaka dhe Mr. Skender Gojani, ka 505 faqe, me bibliografi prej 25 njësish, si dhe me 238 citate. Libri “Praktika 1 dhe 2-për menaxhimin e emergjencave”, i autorit Rrahman Sefedini, ka 181 faqe, ka 14 bibliografi. Libri me titull “Hyrje në menaxhimin e emergjencave”, me autor Dr. Kudusi Lama, ka 301 faqe, 51 tituj në bibliografi. Recensent janë: Dr. Shyqeri Kabashi, dhe Dr. Hamit Nurendini.

Libri, është i përpiluar me përbërje në dhjete kapituj dhe një hyrje, duke dhënë qëllimin e studimit të librit prej studenteve dhe përfitimet e tyre nëpërmjet marrjes së njohurive prej tij.

Në fund të këtij promovimi, z. Kabashi, ka than se botimi i këtyre titujve, i dedikohet një kulture dhe respekti që kolegji ynë si i tërë i kushton punës, por sidomos edukimit arsimorë dhe zhvillimit të botës akademike dhe të shkencës në përgjithsi në vendin tonë. /Indeksonline./
 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos