Ismail Qemali dhe kontributi i Laberise

Janë 100 vite të shtetit shqiptar dhe për të shënuar këtë jubile, shoqata “Labëria” mbajti një konferencë shkencore me theksin në kontributin e veprimtarëve të kësaj krahine në pavarësimin e vendit.

Por figura qendrore nuk mund të mos jetë babai i shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Historiani Pëllumb Xhufi, teksa flet për rolin e Qemalit para shpalljes së pavarësisë, thekson e qartëson pozicionin e faktorit të huaj, duke thënë se Austro-Hungaria dhe Italia patën ndikimin e tyre deri sa kishin interesa.

“Në vitin 1912, kur u mblodhën krerët shqiptarë në Stamboll, u vendos që të shpërthente një kryengritje e përgjithshme në Shqipëri dhe Ismail Qemali pati detyrën kryesore: të 100-VjetoriJozefina Topalli pret studentĆ« nga e gjithĆ« ShqipĆ«ria100 vjet PavarĆ«si, shtatore fringo pĆ«r Adem Jasharin100 ëndrrat e këtij 100-vjetori gjente armët për kryengritjen. Gjithçka filloi me atë kryengritje. Austro-Hungaria dhe Italia ishin dakord me formimin e shtetit shqiptar, por me kufijtë e tij nuk ishin dakord aspak”, thekson Xhufi.

Në këtë veprimtari u nderuan edhe shumë personalitete të krahinës dhe jo vetëm. Ishin 27 medaljet e mirënjohjes që shoqata “Labëria” akordoi në këtë event të mbajtur në Akademinë e Shkencave. Ndër ta u çmua atdhetari Isa Buletini për kontributin e një jete në çështjen shqiptare.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos