Kuvend, “Ligjet” miratojnė projektligjin pėr amnistinė

07-11-2012 / Gazeta 55

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, përfitojnë mbi 2500 persona


Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të martën në parim projektligjin "Për dhënie amnistie", i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Sipas drejtoreshës së Kodifikimit në këtë ministri, Marsida Xhaferllari, dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik. Nga amnistia, sipas saj, do të përfitojnë të gjithë personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar. Qëllimi i projektligjit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji. Projekti i paraqitur nga qeveria në parlament parashikon që nga kjo amnisti të përfitojnë ata persona të dënuar me burgim deri në dy vjet, ata që janë të dënuar me gjobë, si dhe ata që më datën 28 nëntor u ka mbetur pa vuajtur dënimi deri në një vit. Ndërkohë, parashikohet ulje dënimi për kategori të veçanta të veprave penale që nuk përbëjnë rrezikshmëri. "Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor, për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale, që nuk cenojë sigurinë e qytetarëve. Lista e veprave penale që përjashtohen nga amnistia është më e madhe. Kodi penal është shtuar me vepra penale dhe prioritet është parandalimi i kriminalitetit", deklaroi Xhaferrllari. Drafti i ministrisë së Drejtësisë për faljen e madhe  të 100-vjetorit të Pavarësisë që rendit kategoritë e përfituesve, u miratua në komisionin e ligjeve dhe do të votohet në seancën e së enjtes. "Mos harrojmë që kemi një numër tjetër të dënuarish të cilët përfitojnë nga amnistia me uljen për 1/4 e dënimit. Mos harrojmë që kemi grupin e të dënuarve që janë nën regjimin e shërbimit të provës, që përfitojnë nga amnistia, kemi grupin e të dënuarve me gjobë që përfitojnë nga amnistia dhe së fundmi është kategoria e personave që kanë kryer një vepër penale, nuk e dimë nëse janë fajtor apo jo, dhe ata përjashtohen nga ndjekja penale. Në terma sasiorë mund të themi se kemi pesë grupe përfituesish nga kjo amnisti", tha më tej Marsida Xhaferllari, drejtoreshe kodifikimi në Ministrinë e Drejtësisë. Ndër mësohet se përfitueset e kësaj faljeje janë gratë deri ose mbi 55 vjeç si dhe burrat deri ose mbi 60 vjeç. Hera e fundit që amnistia është kryer në formë ligji ka qenë viti 2007, ndërsa çdo vit është aplikuar amnistia e dhënë nga Presidenti. Ndërkohë do të jenë 2546 personat që do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Nga këta 1380 persona të penaliuzar jo me burg por me dënim alternativ ose gjobë, u falet totalisht  dënimi dhe fitojnë plotësisht lirinë. Ndërsa pushohen ndjekjet penale dhe çështjet në hetim për 876 persona të cilët deri në 31 gusht të këtij viti, kanë kryer krime që dënohen maksimalisht  deri në 2 vjet burg. Drejtoresha Xhaferllari deklaroi se nisma për amnisti për të dënuarit është hartuar me konsensus nga Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë dhe në përputhje me standardet  e kërkuara.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos