Antologjia patriotike

Njėqind poetė, njėqind poezi nė njėqindvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo ėshtė antologjia e poezisė atdhetare, ‘Muza e Mėmėdheut’, e hartuar nga poeti dhe studiuesi Agim Vinca, qė u promovua tė enjten nė Prishtinė.

E kishte nisur si njė antologji gjithėpėrfshirėse tė poezisė atdhetare, por njėqindvjetori i shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė ia solli nė mendje njė tjetėr ide. Poeti dhe studiuesi i letėrsisė Agim Vinca sapo ka botuar antologjinė e poezisė ‘Muza e Mėmėdheut’, nė tė cilėn ka pėrfshirė njėqind poezi patriotike tė njėqind poetėve shqiptarė. Nė promovimin e kėsaj antologjie, qė u bė tė enjten nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare nė Prishtinė, autori i antologjisė shpjegoi se si i ka lindur ideja pėr botimin e kėtij libri.

“Ky libėr ka lindur si rezultat i dėshirės sime qė tė bėj diēka nė 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ideja fillestare ka qenė qė tė bėj njė antologji tė gjerė gjithėpėrfshirėse tė poezisė atdhetare me mė pak poetė dhe mė shumė poezi sigurisht, por posa hymė nė vitin 2012 ndėrrova mendje dhe vendosa ta bėj ashtu siē e kam bėrė, ‘Njėqind poetė, njėqind poezi nė njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė’. Mu duk se ka kuptim dhe se ka bukurinė dhe simbolikėn e vet”, tha Vinca.

Libri ėshtė botuar nga dy shtėpi botuese, ‘Uegen’ nga Tirana dhe ‘Artini’ nga Prishtina. Vinca tregoi se ka qenė ideja e tij qė antologjia t’i ketė dy botues.

“Doja qė tė bėhemi bashkė. Nuk jemi, fatkeqėsisht, aq sa duhet, por ka gjasa tė bėhemi”, tha ai.

Duke folur pėr antologjinė dhe pėr poezitė e pėrfshira nė tė, Vinca tha se kanė qenė dy kritere pėr hartimin e saj.

“Kriteri i parė ėshtė kriteri tematik. Duhej tė ishin vjersha kushtuar atdheut ose vjersha me frymė atdhedashurie. Ndėrsa kriteri i dytė ėshtė kriteri estetik”, tha Vinca.

Pėr librin folėn botuesi nga Tirana Xhevahir Lleshi, poeti Visar Zhiti dhe studiuesi i letėrsisė Liman Matoshi.

“Ėshtė mikpritja prishtinase qė ma bėn edhe tė vėshtirė edhe tė bukur paraqitjen e kėtij libri pėrpara jush”, tha botuesi Lleshi. Ai shtoi se qė ditėn e parė kur e ka biseduar me autorin botimin e kėtij libri, ka arritur nė mendimin se njė libėr i tillė do tė ishte njė tufė me lule tė bukura pėr njėqindvjetorin e pavarėsisė. “Qė nga ai moment ne nuk u ndamė nga ai mendim asnjė ēast, asnjė ditė”, shtoi ai.

Ndėrkaq, studiuesi Liman Matoshi u shpreh se janė pėrfshirė nė kėtė libėr njėqind poetė me njėqind poezi, duke formuar njė buqetė me lule tė freskėta, secila me ngjyrėn dhe aromėn e saj, secila me ėndrrėn dhe vizionin pėr atdheun. Ai theksoi se ndjenja e atdhedashurisė qė frymėzon kėtė tip poezi ėshtė nga tė gjitha ndjenjat mė e fuqishmja dhe mė e pazbėrthyeshmja.

“Ajo ėshtė e pėrhershme dhe e kudondodhshme, e lashtė sa vet historia e njerėzimit”, tha Matoshi.

Nė kėtė antologji janė pėrfshirė poezi tė njėqind poetėve shqiptarė, qė nga De Rada, Naimi, Pashko Vasa, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doēi, Shiroka, Ēajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeēovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni e deri te poetėt bashkėkohorė nga tėrė hapėsira shqiptare.

Poeti Visar Zhiti, njė poezi e tė cilit ėshtė pėrfshirė po ashtu nė kėtė antologji, u shpreh se kemi ndėr duar njė copė nga Altari i Atdheut, njė antologji poetike, tė ideuar dhe qėmtuar me dashuri e pėrkushtim nga poeti dhe studiuesi i letėrsisė shqipe, ligjėrues i saj dhe kritik letrar me pėrvojė, Profesor Agim Vinca.

Ai evokoi kujtime nga koha kur kishte ardhur pėr herė tė parė nė Prishtinė, pėr tė marrė pjesė nė Panairin e parė tė Librit qė ishte organizuar nė vitin 1999. Zhiti shtoi se kjo antologji ėshtė si njė rėnie nė gjunjė para altarit tė Atdheut.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos