Brazil 2014 Europa fillon eliminatoret

Përfaqësueset europiane të futbollit kanë filluar mbrëmjen e së premtes ndeshjet eliminatore për edicionin e Kupës së Botës, “Brazil 2014”.

Nga të mëdhatë nuk ka pasur surpriza teksa Gjermania, Hollanda, Anglia dhe Portugalia kanë fituar pa probleme, teksa vetëm Italia, nënkampione e Europës, nuk ka mundur të shkojë me tepës se një barazim në fushën e Bullgarisë.

Gjermania mposhti me lehtësi Ishujt Faroe, 3-0 me golat e Gëtze dhe dy të Ozil.

“Tulipanët” hollandezë më në fund rikthehen tek fitorja pas një Europiani totalisht të dështuar. Katër humbje rresht i kishin shoqëruar “portokallinjtë” deri në mbrëmjen e shkuar në Amsterdam, ku arritën të mposhtnin rivalin më të fortë në grup, Turqinë 2-0. Robin Van Persi dhe Luciano Narsingh janë autorët e golave për ekipin e Luis Van Gaal, që ka për detyrë të kthejë Holandën në kohët e lavdishme.

Në disa nga takimet e tjera, Anglia mposhti thellësisht 5-0 Moldovën, Italia u ndal në barazim 2-2 në Sofie, ndërsa Portugalia mundi ngushtësisht Luksemburgun 2-1.       


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos