Data per plotesimin e formularit A2 ne te gjithe vendin Luljeta Ndoka

Publikohet kalendari i plotesimit te formularit A2 ne te gjithe Shqiperine. Ministria e Arsimit thekson se plotesimi do te behet online, ndaj bashkengjitur me kalendarin e datave, MASH ka publikuar edhe udhezimet per plotesimin e tij. Ministria e Arsimit terheq vemendjen e maturanteve qe te mos ia japin asnjeri ID dhe fjalekalimin, me ane te te cilit do te hyjne ne sistem per te plotesuar formularin, pasi nje gje e tille mund te shfrytezohet ne dem te tyre. Vetem Tiranes (qytetit) i jane lene dy dite ne dispozicion, ndersa ne te gjitha rrethet e tjera, maturantet kane vetem nje dite ne dispozicion per te plotesuar on-line, formularin A2 te preferencave. Te gjithe te rinjte, ne momentin qe hyjne ne laboratorin e informatikes, duhet te paraqiten me karten e identitetit dhe mandat pagesen e tarifes prej 2 mije lekesh te A2. Nga mbikeqyresi i salles atij i vihet ne dispozicion formulari A2 i personalizuar, formulari i korrigjimit te pasaktesive dhe ID e fjalekalimi per t'u futur ne sistem. ID dhe fjalekalimi jane te dhena personale konfidenciale qe maturanti duhet t'i ruaje me shume kujdes dhe te mos ja demonstroje askujt. Perpara se te largohet maturanti, mbikeqyresi paketon formularin A2 te personalizuar, i cili ne faqen e prapme eshte formular i korrigjimit te pasaktesive te plotesuar me emer - mbiemer te maturantit, mbikeqyresit dhe drejtorit te shkolles te firmosur nga te tre dhe te vulosur, njeren nga fletet e printuara me preferencat e perzgjedhura si dhe mandat pagesen e kryer (te gjitha keto te lidhura me kapese aktesh apo me makinete teli) dhe dergohen ne AKP jo me vone se dy dite nga data e plotesimit. Formulari A2, eshte formulari ku te rinjte shenojne 10 deget se ku duan te nisin studimet e larta, por te rinjte mund te zgjedhin edhe me pak se 10 dege. Ndaj, sipas MASH, lista e 303 programeve te studimit qe ofrohen per vitin akademik 2012-2013 ze pjesen me te madhe te formularit A2. "Maturantet duhet ta lexojne me shume kujdes kete liste, per te gjetur programet e studimit qe preferojne. Per secilin Universitet Publik te Shqiperise jane renditur te gjitha programet e studimit. Perpara emertimit te secilit prej programeve te studimit, ka nje numer me 3 shifra, qe perfaqeson kodin e atij programi studimi si dhe nje kuadrat bosh majtas tij. Duke ndjekur me kujdes listen e programeve te studimit, se pari ndaloni ne universitetin ku deshironi te ndiqni studimet. Lexoni me kujdes programet e studimit te atij Universiteti dhe per nje program studimi qe preferoni, mbani shenim kodin e programit te studimit dhe emertimin e tij, p.sh ne Universitetin e Tiranes: 010 Kimi", - shpjegojne specialistet e ministrise se Arsimit. Sipas specialisteve te MASH preferencat mund te zgjidhen edhe duke i krahasuar me piket e fituesit te fundit te nje viti me pare.



Datat kur do te plotesohet formulari A2

23.07.12 -Tirana Qytet

24.07.12 -Tirana Qytet

25.07.12 -Tirana Qark, Kamez, Kavaje, Durres, Kruje

26.07.12 -Tirana Qark, Kamez, Kavaje, Durres, Kruje

27.07.12 -Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd

28.07.12 -Fier, Mallakaster, Lushnje

29.07.12 -Korce, Pogradec, Kolonje, Devoll

30.07.12 -Berat, Kucove, Skrapar

31.07.12 -Shkoder, M. e Madhe, Puke

01.08.12 -Lezhe, Kurbin, Mirdite

02.08.12 -Vlore, Sarande, Delvine

03.08.12 -Gjirokaster, Tepelene, Permet

04.08.12 -Kukes, Has, Tropoje

05.08.12 -Diber, Mat, Bulqize



Specialistet: Plotesojini te 10 deget qe formulari te jete i vlefshem

Specialistet e Ministrise se Arsimit u bejne thirrje studenteve qe te mos e humbasin mundesine per t'i plotesuar te gjitha preferencat qe u jane vene ne dispozicion, pra 10 te tilla. Ne listen e programeve te studimit, nuk mund te kete me shume se dhjete kuti te plotesuara me shifrat nga 1 deri ne 10. Kuptohet qe te gjithe kutite e tjera do te jene bosh. Ne kete menyre plotesohen te gjitha preferencat e shenuara. Eshte e detyrueshme qe te mbushen te 10 kutite e preferencave, ndryshe formulari quhet i pavlefshem. Ne rastet kur keni zgjedhur me pak se 10 programe studimi te preferuara, kutite e tjera te tabeles se preferencave (lart dhe djathtas) mbushen detyrimisht me shifren 000. "Rekomandojme te mos humbni mundesi, zgjidhni dhjete programe studimi. Kujdes: Maturantet kandidate qe parapelqejne me shume programet e studimeve qe parashikojne konkurs si Arte, Sporte, Arkitekture, FASTIP etj., dhe vendosin t'u nenshtrohen konkurseve perkatese te pranimit, ne preferencat e tyre, keto programe duhet t'i rreshtojne ne krye te listes se perndryshe rrezikojne te humbasin shansin e tyre per t'u shpallur fitues ne keto dege", - thuhet ne udhezim.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos