A ėshtė koha qė Imami tė firmosė miliona?

Hajro Limaj

Tė mėrkurėn, nė Ministrinė e Mbrojtjes u firmos kontrata mes Ministrisė sė Mbrojtjes dhe kompanisė britanike FB Heliservices Limited pėr stėrvitjen e pilotėve tė helikopterėve tė forcave tona ajrore nė Mbretėrinė e Bashkuar. Kontrata u nėnshkrua nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe drejtori ekzekutiv i kompanisė FB Heliservices Limited, James Goodbourn dhe ka qėllim trajnimin e 12 pilotėve e 4 operatorėve pėr operacionet Search and Rescue.

Kontrata kap njė vlerė prej 3.3 milionė euro, e shtrirė nė tre vite buxhetore, 2012-2014. Kjo kontratė ėshtė nė vazhdim tė kontratės tjetėr tė ministrit Imami, asaj tė gushtit tė 2011-s, pėr blerjen e 5 helikopterėve ushtarakė me shumėn 50 milionė euro me shoqėrinė franceze Eurocopter. Pra, shqiptarėt do tė paguajnė 50 milionė euro pėr helikopterėt dhe 3.3 milionė pėr trajnimin e pilotėve, gjithsej 53.3 milionė euro. Pėrveē kėsaj, nė kontratė ėshtė parashikuar edhe pajisja e helikopterėve me municione luftarake, ēka kėrkon njė fond tjetėr jo tė vogėl pėr tu paguar nga shqiptarėt.

Pėr  kontratėn e blerjes sė helikopterėve tė vitit 2011 u debatua shumė se pėrse duhej bėrė ky shpenzim i madh, ndėrkohė qė ushtria jonė, edhe pse anėtare e NATO-s, nuk u ka kushtuar rėndėsi pajisjeve ushtarake, duke kontribuuar nė misione kryesisht me trupa ushtarake. Imami shpjegoi se helikopterėt Kugar do ti shėrbejnė rritjes sė efikasitetit tė forcave ajrore dhe nė vitin 2014, Shqipėria do tė ketė njė flotė helikopterėsh pa krahė pėr tė pėrballuar emergjenca civile. Po a ka mundėsi vendi ynė, me nivel kaq tė ulėt ekonomik, tė konkurrojė me vendet e tjera pėr blerjen e pajisjeve tė shtrenjta, aq mė tepėr kur kriza ekonomike e ka rrethuar vendin nga tė katėr anėt.

Po pėr stėrvitjen e trajnimin e pilotėve, a u zhvillua tender ndėrkombėtar dhe cilat shtete morėn pjesė? Ėshtė tepėr e ēuditshme, pilotėt shqiptarė kryesisht janė arsimuar nė Akademinė 4-vjeēare tė Forcave Ushtarake Ajrore tė Turqisė nė Stamboll. Janė me dhjetėra tė tillė. A ka hyrė nė bisedime ministri Imami me kėtė shtet aleat qė 12 pilotėt tė stėrviten pikėrisht nė kėtė vend, ashtu siē kanė studiuar e studiojnė studentėt tanė tė aviacionit me bursa tė shtetit turk. Besoj se jo, sepse po tė ishte biseduar, Turqia ose do ti pėrgatiste falas, ose do tė kėrkonte vetėm pėrballimin e shpenzimeve tė karburantit.

Nė kėtė ministri, kriza ėshtė reale dhe nė tė gjitha drejtimet: strukturore, organizative, ligjore dhe me njė mungesė tė plotė transparence. Pėr kėto probleme, kryeministri Berisha, Kuvendi dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit  duhet tė ushtrojnė kontroll tė gjithanshėm mbi veprimtarinė e saj. Kur shumica e popullit luftojnė pėr mbijetesė, ministri harxhon nga taksat e qytetarėve tė varfėr miliarda lekė pėr ushtrinė, nė njė kohė kur shpenzimet ushtarake janė ulur edhe nė vendet e zhvilluara e jo mė ato tė varfrat si Shqipėria.

 

 

 

 

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos