MASH publikon rezultatet e provimit te pare te matures

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar të dielën në faqen e saj zyrtare rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, provimit të Gjuhës dhe Letërsisë. Të gjithë maturantët mund t’i gjejnë rezultatet e provimit të tyre në faqen zyrtare www.gov.al Për të gjetur rezultatet duhet të klikoni në të majtë të faqes së MASH, tek Matura Shtetërore dhe më pas tek Rezultatet e provimit të Letërsisë. Në website maturantët kanë të publikuar kodin e tyre, koeficentin, dhe notën e marrë në provim. Këto rezultate të provimit të Letërsisë siç bën me dije MASH, do të publikohen të hënën paradite në të gjitha shkollat e mesme. Nga të dhënat paraprake jo zyrtare vërehet se vlerësimi me notën 6 është marrë nga rreth 11 680 maturantë dhe me notën 10 vetëm 778 maturantë. Provimit të Gjuhës dhe Letërsisë i mbajtur më 2 qershor, iu nënshtruan mbi 49 mijë maturantë në mbarë vendin. Ai ishte ndarë në tre nivele vështirësie, dhe përfshinte komente, analiza, interpretim, etj. Maturantët kanë patur për t’iu përgjigjur 25 pyetjeve, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Rezultati i provimit është shpallur pas plot 15 ditësh, nga data e zhvillimit të provimit. Të shtunën, më 16 qershor maturantët në mbarë vendin ia janë nënshtruar provimit të Matematikës, rezultatet e të cilit do të bëhen publike pas rreth 10 ditësh.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

ABC News

Publikuar nga: ABC News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos