Serbia nuk dėshiron t’i hapė dosjet pėr Kosovėn

Pėr tė pėrmbushur kėrkesat pėr hapin e ardhshėm tė anėtarėsimit nė BE, Qeveria serbe duhet tė zbatojė reformėn e shėrbimeve tė sigurisė. Parlamenti Evropian (PE) ka rekomanduar nė mars qė Serbia tė forcojė mbikėqyrjen dhe kontrollin parlamentar tė shėrbimeve tė sigurisė, ndėrsa kėrkoi qė arkivat kombėtare tė bėhen publike - sidomos dosjet sekrete nga epoka e ish-Jugosllavisė.

Pėrkundėr sugjerimeve tė Brukselit, gjatė fushatės sė fundit tė zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, reforma e shėrbimeve tė sigurisė nuk u pėrmend nė mesin e prioriteteve tė qeverisė sė ardhshme.

"Ka rezistencė pėr hapjen e arkivave sekrete nė Serbi dhe shtete tjera tė ish-Jugosllavisė, sepse kėshtu qė ka gjasa tė zbulohet roli i shėrbimeve tė sigurisė shtetėrore nė konfliktet e armatosur tė viteve 1990", ka thėnė pėr SETimes Jelena Milic, drejtoreshė e Qendrės pėr Studime Euro-Atlantike (CEAS), transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se ēėshtja e hapjes sė dosjeve ėshtė e lidhur me vrasjet politike, krimet nė Kosovė dhe vrasjet e civilėve gjatė sulmeve ajrore tė aleancės tė NATO-s, tė cilat deri tani Qeveria nuk ka dashur t’i trajtojė.

"Pėr shkak se nuk janė shpėrndarė nė atė kohė, shėrbimet sekrete tė vendeve tė ish-Jugosllavisė, si dhe individė nė shėrbimet sekrete, kanė qenė dhe ende janė fajtorėt kryesorė tė krimit tė organizuar nė Ballkan", ka thėnė Zoran Dragisic, profesor nė Fakultetin e Sigurisė nė Beograd.

Njė tjetėr arsye pse qeveria serbe shmangė hapjen e dosjeve ėshtė se ato mund tė zbulojnė njerėzit tė cilėt morėn pjesė nė veprime tė paligjshme gjatė konflikteve tė viteve 1990 nė ish-Jugosllavi e tė cilėt janė ende duke punuar nė sektorėt e mbrojtjes dhe tė policisė, kanė thėnė nga Lėvizja e Ripėrtėritjes Serbe (SPO).

"Hapja e dosjeve ėshtė gjėja mė e vogėl qė ua kemi borxh qytetarėve serbė. Ishte ky premtimi i madh i opozitės demokratike tė Serbisė, qė ka pėrmbysur regjimin e Slobodan Milosevicit", tha deputeti i SPO-sė, Aleksandar Jugovic.

Presidenti i SPO-sė, Vuk Draskovic, ka qenė viktimė e dy atentateve, tė organizuara nga shėrbimet sekrete serbe. Nė vitin 2004 dhe nė vitin 2010, SPO propozoi ligjin pėr tė hapur dosjet e shėrbimit tė sigurisė, por propozimi nuk arriti nė agjendėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme.

"Mendoj se dosjet nuk do tė hapen, sidomos jo ato qė lidhen me ngjarjet nė Kosovė", ka thėnė Sonja Biserko, drejtoreshė e Komitetit tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi.

CEAS ka kėrkuar qė qeveria e ardhshme e Serbisė menjėherė tė propozojė njė ligj pėr hapjen e arkivave, ndėrsa u bėnė thirrje tė gjithė politikanėve nė Serbi qė publikisht t’i paraqesin argumentet e tyre pėr dhe kundėr kėtij veprimi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos