Tragjedi nė Himarė, autobusi bie nė greminė, 13 tė vdekur. Sot Ditė Zie Kombėtare

HIMARE - Njė aksident tragjik ka ndodhur pasditen e se henes, rreth orės 16:15, pranė qafės sė Vishės, nė Himarė, ku njė autobus me 33 studentė tė Universitetit "Aleksandėr Xhuvani", dega Letėrsi, qė dyshohet se ishin tė gjitha vajza, ka dalė nga rruga dhe ka pėrfunduar nė njė greminė rreth 80 metra tė thellė.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentė po udhėtonte nga Elbasani drejt Sarandės. Mėsohet se autobusi ishte me targa tė Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pėllumb Ēela. Nė vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikės dhe forca tė shumta tė policisė e forcat RENEA, disa minuta pas aksidentit. 8 helikopterė, 2 tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe 6 tė Ministrisė sė Brendshme transportuan nga Himara drejt spitalit Ushtarak nė Tiranė, tė plagosurit mė rėndė.Ka qenė njė autobus me turistė grekė ai qė i ka dhėnė ndihmėn e parė, studenteve tė pėrfshira nė aksident. 

Burime nga policia bėjnė tė ditur se 13 persona kanė humbur jetėn dhe 20 studente janė plagosur. Mes viktimave ėshtė edhe shoferi i autobusit.
Televizioni NEWS24 transmetoi pamjet e para nga vendngjarja, tė autobusit tė shkatėrruar tėrėsisht dhe njerėz tė shumtė rreth tij qė pėrpiqeshin tė jepnin ndihmėn e parė.

Pak minuta pas ngjarjes, korespondenti i News 24 Andrea Kola bėri te ditur se autobusi me tė cilin udhėtonin studentet ėshtė rrėzuar nė aksin Sarandė-Himarė, mes fshatit Vuno e Himarės. Ai sqaron se studentet shkonin nė Sarandė pėr pushime, ndėrsa dėshmoi se terreni ku ka rėnė autobusi ėshtė i vėshtirė dhe rruga tepėr e ngushtė. 

IDENTIFIKOHEN TĖ GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT TRAGJIK, JA EMRAT

ORA 02:00 - Janė identifikuar tė gjitha viktimat qė gjenden nė morgun e qytetit tė Vlorės, mė poshtė sjellim emrat e tyre:

Juliana Tola, Elsa Daka, Denisa Guzi, Ermira Mano, Lindita Kabashi, Joana Debinja, Aurora Molla, Fabiola Shehi, Erjola Xhoi, Armand Aga. Mes viktimave gjendet edhe drejtuesi i autobusit 55 vjecari Pėllumb Cela.

Nė morgun e Vlorės gjenden gjithsej 11 viktima.

Viktimat qė janė identifikuar nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė janė:

Eranda Baloshi dhe Dorina Stafa.

Ora 02:00-BERISHA MBERRIN SOT PARADITE NE TIRANE
Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate nje interviste televizive nga Cikago se ka lene ne mes Samitin per tu kthyer ne Tirane. "Unė po nisem dhe arrij nė Tiranė nesėr paradite", tha kryeministri.
Kreu i Qeverise theksoi se ishte i pari qe mesoi lajmin e rende.Ai percolli dhe njehere ngushellimet per viktimat.
"Jam pothuaj ndėr tė parėt qė mėsova lajmin. Mė kanė informuar njėkohėsisht disa burime nga Tirana dhe e kam ndjekur dhe jam lidhur me tė gjitha agjencitė dhe ministritė pėrkatėse: Ministrinė e Brendshme, tė Mbrojtjes, tė Shėndetėsisė, tė Arsimit, me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė, me Kryetaren e Parlamentit dhe e kam ndjekur nė mėnyrėn mė konstante, nė mėnyrė tė vazhdueshme si nėpėrmjet lidhjeve me ta, por edhe nėpėrmjet live stream tė ABC News. Jam pėrpjekur qė tė merren tė gjitha masat pėr njė ndihmė emergjente sa mė tė shpejtė dhe sa mė eficente. Besoj se ka pasur njė mobilizim e angazhim shumė serioz, por aksidenti ėshtė shumė tragjik.Me kėtė rast dua t’u shpreh tė gjithė tė plagosurve urimin tim mė tė mirė, pėr njė shėrim sa mė tė shpejtė. Kam porositur ministrin e Shėndetėsisė tė marrė ēdo masė, nė mėnyrė qė t’u jepet ndihma mė eficente, pėr ēdo ndihmė qė do tė kenė nevojė, brenda dhe jashtė vendit. Familjeve tė viktimave u shpreh ngushėllimet, solidaritetin tim mė tė lartė njerėzor, tė familjes sime dhe qeverisė shqiptare, i lutem Zotit tė gjejnė forcė, pėr tė pėrballuar dhimbjen e kėsaj humbjeje tė tmerrshme, pėr ndarjen nga jeta tė fėmijėve tė tyre tė dashur. Uroj qė shpirti i viktimave tė kėtij aksidenti kaq tragjik tė gjejė paqen e merituar".

ZBARDHET IDENTITETI I VIKTIMĖS SĖ FUNDIT
ORA 00:35 - Mėsohet se identiteti i viktimės sė fundit nė Spitalin Ushtarak ėshtė Dorina Stafa

VDES NJĖ TJETĖR STUDENTĖ, SHKON NĖ 13 NUMRI I VIKTIMAVE
ORA 22:38- Nga Spitali Ushtarak vjen lajmi i keq pėr vdekjen e njė tjetėr studenteje, qė e con bilancin e viktimave nė 13.

POLICA E SHTETIT: IDENTIFIKOHET VIKTIMA E PARĖ
ORA 22:37- Zėdhėnėsja e policisė sė Shtetit nė njė komunikim pėr mediat bėri publik emrin e viktimės sė parė tė kėtij aksidenti tragjik. Ajo ėshtė vajza qė u transportua me helikopter nė Spitalin Ushtarak dhe quhet Eranda Baloshi.

AMBASADORI SEQUI MESAZH NGUSHĖLLIMI
ORA 22:35- Ambasadori i Bashkimit Europian nė vendin tonė Ettore Sequi shprehu ngushėllimet e tij pėr familjarėt e viktimave tė aksidentit tragjik nė Himarė.
“Ambasadori Sequi dėshiron tė shprehė ngushėllimet mė tė ndjera pėr familjet e tė gjithė atyre qė humbėn jetėn ose u plagosėn nė aksidentin e sotėm tragjik nė Himarė. Mendja e tė gjithė kolegėve tanė tė cilėt punojnė me Shqipėrinė, si nė Delegacionin nė Tiranė, ashtu edhe atyre nė zyrat qėndrore nė Bruksel, janė me ju nė kėtė moment kaq tė trishtuar.”- thuhet nė njoftimin e shpėrndarė ėpr mediat nga zyra e BE-sė nė Tiranė.
“Zoti u dhėntė paqe shpirtit tė tyre dhe familjeve tė tyre forcėn pėr tė pėrballuar kėtė humbje tė pazėvendėsueshme. U urojmė nga zemra tė plagosurve njė shėrim tė shpejtė dhe tė plotė.”- pėrfundon njoftimi.

ZONJA TOPI DHURON GJAK
ORA 22:30-Po sot pasdite, Zonja e Parė, Teuta Topi u interesua pėr gjendjen e tė plagosurve, tė cilėt janė shtruar nė Spitalin Ushtarak. Aty, Zonja Teuta Topi, e shoqėruar nga Presidenti i Kryqit tė Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi, dhuroi gjak nė “Qendrėn e Transfuzionit tė Gjakut” pranė Spitalit Ushtarak nė Tiranė pėr studentėt e plagosur nė aksidentin tragjik tė Himarės.

DĖSHMITARJA: JA SI NDIHMOVA TĖ PLAGOSURIT
ORA 22:00- Nė njė komunikim me News 24, njė vajzė himariote rrėfen momentet kur ajo ka shkuar nė vendngjarje pėr t’ju ardhur nė ndihmė studentėve qė pėrfunduan nė humnerė.
“Isha nė ngjarjen qė ndodhi nė Himarė, dhashė ndihmėn time tė vogėl me aq sa munda…U trondita nga ngjarja e rėndė qė pashė, komunikova me disa prej tė plagosurave, njėra prej tyre me la orėn e saj si dhuratė nė shenjė mirėnjohje pėr ndihmėn. Kaq mė lejuan tė qendroja brenda, mė pas dola jashtė. Himariotėt reaguan shumė mirė, dhanė ndihmėn e tyre me aq sa mundėn”, shprehet ajo.

AKTIVISTĖ TĖ AK DHUROJNĖ GJAK
ORA 21:52 - Aleanca Rinore Kuq e Zi u sensibilizua me tragjedinė e ndodhur nė Himarės, ku humbėn jetėn 12 studentė tė Universitetit tė Elbasanit. Tė rinjtė e Aleancės Kuq e Zi iu pėrgjigjėn apelit tė institucioneve mjekėsore pėr tė dhuruar gjak.
Rreth 40 tė aktivistė tė Aleancės Rinore Kuq e Zi mbėrrin brenda njė kohe tė shkurtėr nė spitalin ushtarak dhe u vunė nė dispozicion tė autoriteteve mjekėsore pėr tė dhuruar gjak.
“Aleanca Kuq e Zi me herėt i shprehu ngushėllimet familjarėve tė viktimave, duke u bashkuar me dhimbjen dhe fatkeqėsinė qe ka tronditur jetėn e tyre dhe mbarė shoqėrisė shqiptare.”- thuhet nė njoftimine AK-sė.

KOMUNITETI MYSLIMAN: LUTEMI QĖ ZOTI T’I MĖSHIROJĖ VIKTIMAT
ORA 21:40 - Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė shpreh ngushėllimet pėr familjarėt e viktimave tė aksidentit tė ndodhur pasditen e sė hėnės nė aksin Himarė-Sarandė.
“Nė kėto ēaste tė vėshtira pėr familjarėt dhe tė afėrmit, Komuniteti Mysliman merr pjesė nė dhimbjen e tyre, duke bashkėndarė pikėllimin qė sjell kjo humbje e pazėvendėsueshme.Nė kėto momente hidhėrimi pėr mbarė shqiptarėt, lutemi qė Zoti t’i mėshirojė viktimat dhe t’u japė forcė familjarėve pėr pėrballimin e kėsaj humbjeje tė pazėvendėsueshme. Gjithashtu shpresojmė e lutemi pėr shėrim tė shpejtė tė personave tė plagosur nė kėtė aksident me pasoja tė rėnda.”- shkruhet nė njoftimin e Komunitetit Mysliman.
Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė u bėn thirrje tė gjithė besimtarėve qė tė angazhohen pėr dhurim vullnetar tė gjakut nė ndihmė tė plagosurve nga tragjedi.

EMRAT E TĖ PLAGOSURAVE NĖ SPITALIN USHTARAK DHE ATĖ TĖ VLORĖS
ORA 21:00- Nė Spitalin e Vlorės ndodhen Ina Janulla, Entela Daja, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Ergysa Opingari, Juljana Kuqi, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa, Blerina Cereni.

Nė Spitalin Ushtarak janė Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Tace, Anisa Cobo, Doriana Kumrija, Besjana Dani ėshtė duke u transportuar nga Vlora nė Spitalin Ushtarak Shegushe Taka, Elsa Shtylla, Mirsie Biba, Elfsiana Karriqi.

META: VLERĖSOJMĖ SOLIDARITETIN NJERĖZOR
ORA 20:55 - Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta vizitoi tė hėnėn nė mbrėmje tė rinjtė e plagosur nga aksidenti tragjik qė ndodhi pasditen e sotme nė Himarė dhe qė aktualisht po trajtohen nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė.
Pas vizitės Meta shprehu ngushėllimet pėr familjarėt e viktimave, ndėrsa i uroi shėrim tė shpejtė tė lėnduarve.
"Vijmė kėtu pėr tė kontribuar, qė nga dhurimi i gjakut dhe gjithēka tjetėr qė mundemi. Vlerėsojmė kėtė solidaritet tė jashtėzakonshėm njerėzor, kėtė angazhim dhe pėrgatitje tė shkėlqyer tė ekipit tė Spitalit Ushtarak dhe strukturave tė shėndetėsisė", tha kreu I LSi-sė.
"Kjo ėshtė njė ngjarje shumė e rėndė, e cila nuk mund tė pranohet nga logjika, por ėshtė njė fakt qė duhet pėrballuar me kurajo dhe solidaritet, duke i qėndruar pranė tė aksidentuarve tė kėtij aksidenti tragjik", tha Meta.
Ai vėrejti se "kohėt e fundit aksidentet po marrin jetėn e shumė qytetarėve dhe ėshtė e domosdoshme tė rrisim vėmendjen dhe prioritetin pėr minimizimin dhe parandalimin e tyre".

AKSIDENTI NĖ HIMARĖ, TOPALLI: NGUSHĖLLIME TĖ AFĖRMVE
ORA 20:50 - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu dhimbjen e thellė pėr pasojat e aksidentit tragjik ku humbėn jetėn 12 studente dhe 22 tė tjera u plagosėn.
“Nė kėto momente tronditjeje, ngushėllimet dhe ndjenjat mė tė sinqerta tė solidaritetit njerėzor shkojnė pranė tė afėrmve, familjarėve tė viktimave tė kėsaj fatkeqėsie, me lutjen qė Zoti t’u japė forcė tė pėrballojnė dhimbjen e qė shpirtrat e tyre tė prehen nė paqe”- thuhet nė mesazhin e kryeparlamentares.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirėnjohjen pėr personelin e shėrbimit mjekėsor, forcat e policisė e tė ushtrisė, pushtetit lokal dhe banorėve tė zonės, pėr ndihmėn e menjėhershme dhėnė tė plagosurve.

FORCAT E ARMATOSURA DHUROJNĖ GJAK
ORA 20:40 - Forcat e Armatosura dhuruan gjak pėr tė plagosurit nė aksidentin e rėndė nė Himarė. Deri nė orėn 20:40 kanė dhuruar gjak mbi 60 oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė, midis tė cilėve edhe zv. shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral brigade Sandėr Lleshi. Ndėrkaq mbi 200 ushtarakė tė tjerė janė nė pritje pėr tė dhuruar gjak.

PIPERO: NĖ SPITALIN USHTARAK 12 TĖ PLAGOSUR, 10 NĖ VLORĖ
ORA 20:20- Drejtori i politikave shėndetėsore nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Pėllumb Pipero deklaroi se transportimi i tė plagosurve nga Himara drejt Spitalit Ushtarak ka pėrfunduar.

“Nė Spitalin Ushtarak janė 12 tė plagosur, 2 mė rėndė. Nė Spitalin rajonal tė Vlorės janė 10 studentė, njė mė rėndė”, deklaroi ai.
Pipero falenderoi mė tej qytetarėt qė janė sensibilizuar duke dhuruar gjak.

OLLDASHI: NGA TĖ DHĖNAT PARAPRAKE KUSHTET E RRUGĖS S’JANĖ SHKAK I AKSIDENTIT
ORA 20:30 - Ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi bėri tė ditur sot pasdite se, presim tė dhėnat qė do tė dalin nga hetimet qė po kryhen nga ekspertė tė policisė pėr shkaqet e aksidentit, por nga tė dhėnat paraprake mėsohet se nuk kanė qenė kushtet e rrugės shkak i aksidentit.
Olldashi konfirmoi se tė gjitha strukturat e shtetit janė mobilizuar pėr tė pėrballuar situatėn, ndėrsa konfirmoi se po bėhen pėrpjekje titanike pėr tė shpėtuar ēdo jetė.
"Si pėrfaqėsues i qeverisė gjendem pranė pėr dhėnien e ēdo asistence jo mjekėsore pėr tė bėrė koordinimin e institucioneve qė mund tė japin ndihmė mjekėsore", deklaroi Olldashi. Ai bėri tė ditur se njė grup tė rinjsh i Forumit Rinor tė PD-sė po i drejtohen Spitalit Ushtarak pėr tė dhuruar gjak.
Duke iu kėrkuar pėrfaqėsuesve tė medias tė jenė tė kujdesshėm nė publikimin e ēdo emri, Olldashi njoftoi se Ministria e Brendshme po bėn verifikimin dhe identifikimin e plotė tė atyre qė kanė humbur jetėn.

QEVERIA: 22 MAJI, DITĖ ZIE KOMBĖTARE
ORA 19:40 - Me kėrkesė tė Kryeministrit Berisha, Kėshilli i Ministrave shpalli datėn 22 maj, Ditė Zie Kombėtare, pėr tė nderuar kujtimin e viktimave tė aksidentit tragjik tė Himarės, nė ku humbėn jetėn 12 studente.
Zyra e shtypit e Kryeministrisė bėri tė ditur se “Kryeministri Berisha nė emrin e tij personal, tė familjes sė tij dhe tė qeverisė shqiptare u shpreh familjeve tė viktimave tė kėtij aksidenti, qė ka sjellė dhimbje e pikėllim tė thellė nė ēdo vatėr dhe zemėr shqiptare, ngushėllimet mė tė thella, solidaritetin mė njerėzor.”
Mėsohet se Kryeministri po bėn ēdo pėrpjekje pėr t’u nisur menjėherė nga Ēikago drejt Tiranės, “pėr tė qenė i pranishėm nė ditėn e zisė dhe pėr tė ndarė dhimbjen dhe zinė me familjet e viktimave dhe tė mbarė qytetarėve shqiptarė”. 

Tė martėn nė tė gjitha institucionet, shtetėrore dhe publike, flamuri kombėtar do tė ulet nė gjysmėshtizė dhe nė orėn 12.00 tė mbahet njė minutė heshtje.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatė ditės tė transmetojė muzikė funebre.Ministria e Brendshme ngarkohet tė pėrballojė shpenzimet e varrimit tė viktimave. 

MJEKU: NJĖ STUDENTE ERDHI E VDEKUR, 2 TĖ TJERA NĖ GJENDJE TĖ RĖNDĖ
ORA 19:47- Nga Spitali Ushtarak, drejtori Bedri Mihja deklaron se aty kanė mbėrritur deri tani 11 tė plagosura, 2 prej tė cilave nė gjendje tė rėndė, ndėrsa njėra mbėrriti e vdekur me helikopterin e parė. Ai shton se pritet tė vijnė edhe 4 tė plagosura tė tjera.
“Gadishmėria jonė ėshtė absolute, tė gjitha sallat tė hapura, mbi 60 mjekė e 150 infermirė tė gatshėm. Tė plagosurave iu bė i gjithė shėrbimi i nevojshėm, ekipet janė nė kokėn e tė sėmurave”, tha ai. 

META: NDAJMĖ DHIMBJEN ME TĖ AFĖRMIT E VIKTIMAVE
ORA 19:20 - Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarėt e viktimave tė aksidentit tragjik nė Himarė. “Ndajmė dhimbjen me tė afėrmit e viktimave. Pėrgėzoj forcat e policisė, zjarrfikėsit dhe mjekėt pėr gatishmėrinė e plotė.”- deklaroi Meta.
Kreu i LSI-sė theksoi se tė rinjtė e Lėvizjes Rinore pėr Integrim dhe anėtarėt e LSI-sė nė Vlorė janė tė gatshėm tė dhurojnė gjak nėse nevojitet.
“Ēdo energji tė fokusohet pėr shpėtimin e jetėve tė tė plagosurve.”- nėnvizoi Meta.

RAMA APEL PĖR TĖ DHURUAR GJAK
ORA 19:10- Lideri i opozitės i ndodhur nė spitalin Ushtarak, ku dhuroi gjak pas tragjedisė, lėshoi njė apel pėr tė gjithė qytetarėt qė tė dhurojnė gjak pėr tė shpėtuar jetė njerėzore.
“Fjalėt janė tė tepėrta, gjė e cmuar qė sa mė shumė njerėz, tė reja e tė rinj tė vijnė nė qendrėn e dhurimit tė gjakut, ėshtė shumė e nevojshme, pasi i gjithė personeli po bėn tė pamundurėn. Tė mbėshtesim ata qė janė tani nė operacione nė spitale dhe nė terren. Ėshtė njė ngjarje e tmerrshme qė duhet tė shpėtohet gjithcka qė mund tė shpėtohet nė frymė njerėzore dhe se am pake familje te vuajne kete dhimbje”, deklaroi Rama.

TOPI NĖ SPITALIN USHTARAK: SHTETI ĖSHTĖ NĖ KĖMBĖ
ORA: 19:05 - Presidenti Bamir Topi vizitoi nė Spitalin Ushtarak katėr vajzat qė u transportuan me helikpoter nga Himara menjėherė pas aksidentit tragjik nė qafėn e Vishės. 
Nė njė prononcim pėr mediat Presidenti theksoi se nė kėto momente tė vėshtira shteti ėshtė nė kėmbė ddhe po bėhet e pamundura pėr tu ardhur nė ndihmė tė lėnduarve. “Ngushėllime familjeve tė viktimave. Kam besim se i gjithė shėrbimi i kualifikuar i traumatologjisė do tė bėjė maksimumin e vet.”- deklaroi presidenti Topi. 

KRYQI I KUQ: QYTETARĖT TĖ DHUROJNE GJAK
ORA 19:00- Pėrfaqėsuesja e Kryqit tė Kuq Shqiptar nė njė komunikim me News 24 i bėn apel qytetarėve shqiptarė pėr tė dhuruar gjak.
“Ndėrgjegjėsohuni me situatėn, dhuroni gjak nė bankat e gjakut pranė spitaleve dhe jashtė spitaleve”, thotė ajo. 

STUDENTJA: AUTOBUSI LĖVIZTE ME SHPEJTĖSI
ORA 18:43- Nė njė dėshmi pėr News 24, njėra prej studenteve qė udhėtonte nė autobusin e aksidentuar, e quajtur Ticiana Hysa, e cila ndodhet tashmė jashtė rrezikut pėr jetėn ka bėrė edhe rrėfimin e parė, pėr tė zbardhur shkakun e aksidentit. Sipas saj, autobusi udhėtonte me shpejtėsi tė madhe. Ajo shton se shkak pėr aksidentin ėshtė bėrė pikėrisht shpejtėsia. “Nuk e mbaj mend sa veta ishim me saktėsi, ndoshta 30, ndoshta mė shumė. Ishte faji i shoferit se ikte me shpejtėsi, ishte kthesė”, rrėfen ajo.

TOPALLI, VASILI E TAFAJ DREJT HIMARĖS ME HELIKOPTER
ORA 18:37- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj janė nisur drejt Himarės me njėrin prej helikopterėve qė transportoi nė Spitalin Ushtarak, studentėt e plagosur rėndė.

GORO: FAMILJARĖT DO KENĖ NDIHMĖN E NEVOJSHME
ORA 18:40 - Nė njė lidhje telefonike pėr NEWS24, kryetari i Bashkisė sė Himarės, Jorgo Goro konfirmoi se 11 persona kanė humbur jetėn si pasojė e aksidentit tragjik, tė ndodhur pasditen e sotme nė qafėn e Vishės. 
Kryebashkiaku Goro shprehu ngushėllimet pėr familjarėt e viktimave dhe i siguroi ata se “do tė kenė ndihmėn e institucioneve lokale deri nė momentin e fundit, pėr ēdo nevojė qė do tė kenė.” 
“Ishte njė nga ngjarjet mė tė rėnda qė ka ndodhur vitet e fundit nė Himarė. Ėshtė bėrė ē’ėshtė e mundur qė tu jepej ndihmė sa mė parė tė lėnduarve.”- u shpreh Goro. 

PRESIDENTI TOPI: NGUSHĖLLIME TĖ SINQERTA FAMILJARĖVE
ORA 18:25- Presidenti i Republikės, Bamir Topi nėpėrmjet njė mesazhi tė bėrė publik sot pasdite, u shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjarėve tė studentėve tė Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit, qė humbėn jetėn si pasojė e aksidentit rrugor pranė Urės sė Vishės nė Himarė.
“Mė lejoni tė shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta dhe hidhėrimin e thellė pėr tė gjitha familjet e studentėve qė humbėn jetėn sot nė Himarė, duke ju siguruar se ndodhem pranė jush nė kėto ēaste tė rėnda e tė vėshtira! Ndihem shumė i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju pėr kėtė aksident fatkeq, i cili mori pėrmasa fatale dhe ju shkaktoi kėtė tragjedi tė madhe.”- theksohet nė mesazhin e Presidentit Topi. 
“Duke ju siguruar qė tė gjitha strukturat e duhura tė shtetit shqiptar janė ngritur nė kėmbė e janė mobilizuar duke punuar me njė organizim tė shkėlqyer pėr tė administruar situatėn dhe minimizuar pėrmasat e kėsaj tragjedie tė rėndė, mė lejoni t’ju shpreh edhe njėherė solidaritetin njerėzor dhe institucional! Njėkohėsisht u uroj shėrim sa mė tė shpejtė studentėve tė plagosur!”-pėrfundon mesazhi i kryetarit tė shtetit.

MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK 4 TĖ PLAGOSUR RĖNDĖ
ORA 18:20- Njė helikopter i Ministrisė sė Shėndetėsisė mbėrriti nė Spitalin Ushtarak, pėr tė sjellė 4 studente tė plagosura rėndė, nė aksidentin tragjik tė ndodhur sot.  Nė Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shėndetėsisė e Arsimit, pėrkatėsisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj. 
Ndėrkohė qė po transportohen edhe 5 tė dėmtuar tė tjerė.

RAMA DHURON GJAK PĖR TĖ PLAGOSURIT NĖ SPITALIN USHTARAK‏
ORA 19:10 - Rreth orės 18:00 nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė ka mbėrritur Kryetari i PS Edi Rama, i shoqėruar nga deputetėt socialistė Gramoz Ruci, valentina Leskaj, Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Kryesocialisti Rama i ėshtė drejtuar Qendrės sė Dhurimit tė Gjakut tė kėtė spital, ku ka dhuruar menjėherė gjak nė ndihmė tė tė plagosurve tė kėsaj tragjedie tė ndodhur nė Himarė. Po ashtu, gjak kanė dhuruar edhe deputetėt socialistė Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Edhe tė rinjtė e tė rejat e FRESSH-it i janė bashkuar thirrjes pėr tė dhuruar gjak. Dhjetėra tė rinj tė Forumit Rinor i janė drejtuar Qendrės sė Dhurimit tė Gjakut pranė Spitalit Ushtarak pėr tė dhuruar gjak, nė ndihmė tė tė plagosurve qė kanė nevojė.

RAMA: AKSIDENT TRAGJIK, SOLIDARITET KOMBĖTAR
ORA 18:00- Edhe lideri i opozitės, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rėndė, ndėrsa ka ftuar personelet shėndetėsore tė bėjnė tė pamundurėn pėr t’ju ardhur nė ndihmė studentėve tė pėrfshirė nė aksident.
“Nė Himarė njė tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymėn e mbarė kombit. Janė orė solidariteti kombėtar e pėrpjekjesh tė gjithanshme pėr tė shpėtuar ēdo jetė njerėzore tė pėrfshirė nė kėtė aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar nė fatkeqėsi me pėrmasa tė pazakonshme dhe gjithė njerėzit e shėrbimeve tė tjera spitalore, policore, ushtarake, do tė bėjnė ēdo gjė qė ėshtė nė fuqinė e tyre pėr tė shpėtuar jetėt qė ende mund tė shpėtohen”, deklaron Rama.

BERISHA NGA CIKAGO: PIKELLIM PER NGJARJEN
ORA 17:55- Menjėherė pas aksidentit tragjik nė Himarė, zyra pėr shtyp e Kryeministrisė bėri tė ditur se “kryeministri Berisha u informua nė Ēikago pėr aksidentin me pasoja tragjike”.
Sipas Kryeministrisė, “Berisha ėshtė nė kontakte tė vazhdueshėm me autoritetet pėrgjegjėse nė Tiranė pėr operacionin e ndihmės emergjente ndaj tė aksidentuarve, pėr tė cilėt kėrkon tė bėhet ēdo gjė pėr tė shpėtuar jetėn e tyre”.
Kryeministri Berisha shpreh “dhimbjen, pikėllimin e tij mė tė thellė pėr viktimat dhe u shpreh ngushėllimet me tė thella familjarėve tė viktimave.”

NGA ELBASANI U NISĖN DY AUTOBUSĖ ME 75 STUDENTĖ
ORA 17:30- Korespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja, saktėsoi se studentėt i pėrkasin Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” tė degės Gjuhė-Letėrsi. Ai shtoi se rreth mesditės studentėt ishin nisur me 2 autobusė nga Elbasani pėr tė kaluar 1 ditė pushimi nė Sarandė. 
Sipas tij, njėri prej autobusave, ai me targė El 2274 ėshtė rrėzuar nė humnerė. Gjithsej numri i studentėve ėshtė 75, tė ndarė nė dy autobusė, ndėrsa shoqėroheshin nga 3 pedagogė. "Janė nisur dy autobusė me 75 studentė, do kalonin vetėm njė natė nė Sarandė, njėri me 40 studentė dhe tjetri me 35 studentė, shoqėruar nga 3 pedagogė".

POLICIA: 11 TE VDEKUR 22 TE PLAGOSUR
ORA 17:21-  Rreth orės 16.15’ tė ditės sė sotme ėshtė marrė informacion se nė aksin rrugor Vlorė-Himarė, nė vendin e quajtur Qafa e Vishės, njė autobus me targė El 2274 B, me drejtues shtetasin Pėllumb Ēela, vjeē 55, me tė cilin po udhėtonin disa studentė tė universitetit “Aleksandėr Xhuvani” ka dalė nga rruga. 
Menjėherė, drejt vendngjarjes janė nisur forca tė shumta tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Vlorė, tė Repartit Delta Force dhe tė Njėsisė Rajonale tė Policisė Rrugore pėr tė dhėnė ndihmėn e nevojshme dhe pėr tė menaxhuar situatėn. 
Duke vlerėsuar ngjarjen e ndodhur, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit ėshtė ngritur grupi i punės pėr menaxhimin e situatės. 
Drejt vendngjarjes ėshtė nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshėm dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit. Ndėrkohė pėr tė transportuar tė dėmtuarit drejt vendngjarjes janė dėrguar helikopterė tė Policisė sė Shtetit, Ministrisė sė Shėndetėsisė, si dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
Po ashtu janė nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė vendngjarje janė dėrguar dhe ambulancat e Vlorės, Himarės, Sarandės, si dhe janė krijuar grupe tė posaēme me ekipe mjekėsh, ndėrkohė qė ambientet spitalore janė vėnė nė gatishmėri tė plotė. 
Policia rrugore po punon pėr mbajtjen hapur tė akseve rrugore pėr dhėnien e ndihmės sė shpejtė. Aktualisht nė vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisė sė Shtetit po bashkėpunohet dhe me strukturat e Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimit, si dhe me strukturat e shėndetėsisė. Njė ndihmė tė madhe po japin dhe banorėt e zonės. 
Deri nė kėto momente janė nxjerrė nga automjeti tė dėmtuarit dhe janė transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentė. Nga tė dhėnat paraprake rezultojnė 11 tė vdekur dhe 22 tė plagosur.
Strukturat e Policisė sė Shtetit janė tė angazhuara nė vendngjarje pėr t’i dhėnė ndihmėn e nevojshme tė dėmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe pėr pėrcaktimin e shkaqeve qė ēuan nė kėtė aksident tė rėndė. 
Pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur njė grup i posaēėm hetimor nėn kryesimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, nė pėrbėrje tė tė cilit janė ekspertė kriminalistė, tė policisė rrugore, si dhe tė Prokurorisė sė rrethit Gjyqėsor Vlorė. 

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksidenti, presidenti Topi: Ngushėllime tė sinqerta familjarėve Berisha nga Ēikago: Tė bėhet ēdo gjė pėr tė shpėtuar jetėn e tė aksidentuarve Rama: Tragjedi e tmerrshme, orė pėr solidaritet kombėtar   Aksidenti, Meta: Ndajmė dhimbjen me tė afėrmit e viktimave Aksidenti nė Himarė, Topalli: Ngushėllime tė afėrmve PDIU: Humbja e studentėve, tragjedi mbarėkombėtare FOTO nga tragjedi VIDEO -  Aksidenti, dėshmitarja: Ja si ndihmova tė plagosurit VIDEO -  Studentja e mbijetuar: Autobusi lėvizte me shpejtėsi VIDEO - Aksidenti, operacioni i shpėtimit  VIDEO - Trupat e pajetė transportohen nė spitalin e Himarės

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos