Diplomati i SHBA, Arvizu: Presidenti me 71 vota, shans i humbur

Ambasadori i SHBA, Aleksandėr Arvizu

Ambasadori i SHBA flet pėr kandidatėt: Nano do qė tė jetė konsensual se i ka 71 vota, Topalli partiake. Ceka intrigues.

Ambasadori i SHBA te Zonė e lirė: Shans i humbur nėse Presidenti nuk zgjidhet me 84 vota.

Pak ditė pėrpara se nė Parlament tė hapet zyrtarisht gara pėr President, ambasadori i SHBA nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, flet pėr shanset e secilit kandidat tė pėrfolur deri tani.
Nė njė intervistė rreth 120 minuta nė emisionin Zonė e lirė tė Arjan Ēanit nė TV Klan, diplomati i SHBA nė Tiranė tha se Presidenti i ri duhet tė marrė maksimumin e votave nė Parlament. Duke u ndalur nė emrat e kandidatėve potencialė ai vlerėsoi Fatos Nanon dhe Ridvan Boden, tė parin si njė President jo tė kontrollueshėm nga liderėt politikė, ndėrsa tė dytin si njė njeri qė mund ti thotė kur tė jetė momenti jo Kryeministrit. Nė tė njėjtėn kohė ai vlerėsoi figurėn e Jozefina Topallit, por pėr tė tha se ėshtė njė politikane partiake, gjė qė mund tė mos jetė njė nga cilėsitė ideale pėr tė qenė Presidente.
Procesi
Sipas tij, do tė ishte shumė mirė nėse kreu i ri i shtetit merr 140 vota. Nė tė kundėrt, nėse nuk arrihet konsensusi, ky nuk duhet tė jetė shkak pėr krizė politike. Por pėr Arvizunė posti i Presidentit nuk ėshtė ai i njė ministri nė kabinetin qeveritar. Nė kėtė pikė, diplomati amerikan thotė se zgjedhja e njė kryetari shteti me 71 vota do tė ishte kushtetuese, por njėkohėsisht edhe njė shans i humbur pėr vendin. Nėse vjen puna te zgjedhja e dikujt nė raundin e katėrt ose tė pestė me 71 vota, dhe kjo do tė bėhej nė pėrputhje me Kushtetutėn, a do ta pranonte bashkėsia ndėrkombėtare, do ta pranonin SHBA? Nėse bėhet nė pėrputhje me Kushtetutėn, them se po. Por unė dhe SHBA do ta shihnin si njė shans tė humbur, sepse do tė kishte pasur njė mundėsi qė tė kishim nė President qė kapėrcen partitė politike. E shoh kėtė si njė mundėsi, pėrse tė mos vendoset njė me 84 vota? Do tė ishte njė shans i humbur pėr tė lėnė mėnjanė gjithė kėto interesat e saj partiake. Nė vitin 2013 tė fitojė partia mė e mirė, theksoi Arvizu. Megjithėse vlerėson takimet e fundit qė po zhvillohen mes liderėve politikė, ambasadori shpreh shqetėsimin se partitė nė Parlament po kalkulojnė se si tė arrijnė 71 votat. Problemi shqetėsues qė unė kam ėshtė se nėse po takohen pėr tė pasur njė kandidat konsensual, kjo do ishte e shkėlqyer dhe SHBA do ishin tė lumtura. Por kam ndjesinė se ajo qė po ndodh ėshtė se grupe tė ndryshme po mendojnė se si tė arrijnė tek 71 vota. Sipas ambasadorit, cilėsitė qė duhet tė ketė Presidenti i ri ėshtė aftėsia pėr tė komunikuar, por tė rėndėsishme janė edhe menēuria, karakteri i lartė moral, tė mbrojė institucionet dhe me integritet.
Pėr Nanon
Mendoj se ėshtė njė cilėsi shumė e mirė pėr tė parė nė mėnyrė liberale. Nga tė gjithė kandidatėt, Nano ėshtė personi qė ka bazėn e tij tė pushtetit. Ai ėshtė personi mė pak i kontrollueshėm sepse ka rrjetin e tij tė njerėzve dhe pėr kėtė arsye mendoj se ka pak hezitim nga ana e liderėve. Mė pėlqen fakti se ai po pėrpiqet tė jetė njė kandidat konsensual. Ai nuk po pėrpiqet tė mbledhė 71 vota, jam i sigurt qė edhe mund ti marrė, por ai po pėrpiqet ti marrė 84 vota, theksoi Arvizu.
Pėr Boden
Sipas ambasadorit, tė gjithė personat me tė cilėt flas mė kanė thėnė qė ėshtė shumė i mirė sa u pėrket ēėshtjeve tė financave. Diēka tjetėr lidhur me zotin Bode ėshtė qė ndonėse ėshtė njė person qartėsisht qė i pėrket PD-sė, ai nuk druhet qė tė ngrejė zėrin e tij dhe tė mos bjerė dakord me zotin Berisha. Do tė shpresoja tė kishte mė shumė qė ta bėnin kėtė. Ai i pėrket PD-sė dhe me Berishėn bien dakord nė 99 pėr qind tė gjėrave, por puna e Presidentit pashmangshmėrisht do ketė njė kohė kur do tė ketė mosmarrėveshje, dhe ky person duhet tė vijė momenti qė tė thotė jo. Kjo ėshtė gjė e mirė. Mendoj se ėshtė njė kandidat shumė serioz.
Pėr Topallin
Identifikimi i saj ka qenė gjithmonė me partinė. Ajo rrjedh nga njė familje e persekutuar. Ajo ka qenė shumė e sinqertė dhe shumė pranė bindjeve tė saj. Kjo i ka shėrbyer shumė sepse ka arritur tė bėhet kryetare e Kuvendit. Por tani ēėshtja qėndron te cilėsitė qė e kanė sjellė atė nė vendin ku ėshtė tani. Besnikėria qė ėshtė shumė pasionante dhe shumė e qartė me identifikimin e asaj qė ajo ėshtė. Ajo ka shumė karizėm. Ēėshtja ėshtė: fakti qė ajo ka arritur kėtu ku ėshtė, ėshtė pėr shkakun se ėshtė njė politikane partiake dhe mund tė mos jetė domosdoshmėrisht cilėsia ideale qė do tė duhet pėr njė President.

Pėr Pandeli Majkon
E njoh dhe habitem se pėrse nuk pėrmendet mė shpesh emri i tij. Ai ka shėrbyer si Kryeministėr nė njė moshė shumė tė re. Nga ajo qė kam parė dhe kam dėgjuar, ai duket sikur ka aftėsinė dhe mundėsinė pėr tė komunikuar me personat qė janė nė pozitė, mė shumė sesa tė tjerėt. Pandit do ti thosha: vazhdo tė bėsh atė qė po bėn.

Pėr Paskal Milon
Kam zhvilluar disa biseda me tė. Ėshtė njė nga kryetarėt e partive tė vogla, ėshtė nga qendra e majtė. Duket qė sillet nė mėnyrė tė sjellshme dhe plot dinjitet. Edhe kur ėshtė i pakėnaqur duket sikur kontrollon emocionet. Mendoj se ėshtė njė cilėsi e mirė.

Pėr Fatos Bejėn
Tė gjithė kur e pėrshkruajnė thonė qė ėshtė njė zotėri i vėrtetė. Nėse gjėrat do tė bėhen tė vėshtira, a ka ai cilėsitė e duhura pėr tė qėndruar kundėr njė force tjetėr dhe tė thotė: Jo? Pika qėndron te nėse je njė paqtues i mirė, por nėse ke atė fortėsinė e duhur.

Pėr Neritan Cekėn
Kam zhvilluar nė Shqipėri shumė pak biseda me tė, por para 2 javėsh ishim bashkė nė Nju Jork. E pyeta si ka mundėsi qė pėr ju po flasin se jeni njė kandidat presidencial? Ai u pėrgjigj nuk e kam idenė. Nuk mė tha as po as jo, vetėm qė nuk e kam idenė. Unė i thashė: ju kam parė nė programin e Ēanit. Ai ėshtė njė kandidat intrigues.

Pėr Fatos Lubonjėn
Mė pėlqen, ėshtė i shkėlqyer, ėshtė fantastik. Ėshtė njė person i drejtpėrdrejtė dhe i thotė gjėrat ashtu si janė. Posti i Presidentit tė kėrkon qė ti shtrish dorėn njėrės palė dhe pastaj tė prekėsh palėn tjetėr. Nėse ai do tė bėhej President nuk e di nėse do tė zgjaste njė apo dy muaj.

Pėr Artur Zhejin
Shumė persona nga opozita me tė cilėt flas nuk kanė njė ndjesi tė ngrohtė karshi tij. Nuk e di nėse kjo rrjedh pėr shkak se ka qenė kėshilltar i Lulzim Bashės gjatė fushatės. Kėshilla ime pėr tė nėse e ka vėrtet seriozisht: duhet tė punojė pak mė shumė me opozitėn. Takimi me Ramėn? Kjo ėshtė njė nisje e mirė.

Pėr 21 janarin
I pyetur nėse pas takimit Rama-Meta e shikon ndryshe 21 janarin, Arvizu u shpreh se Nano tha se nėse do tė ishte PD-ja do tė fajėsonte PS-sė pėr nė demonstratė tė dhunshme sepse sulmoi Kryeministrinė.
Por, nė njė demokraci forcat e sigurisė nuk duhet tė qėllojnė me armė te protestuesit dhe tė vrasin. Ajo qė Nano bėri ishte qė pėrshkroi dėshtimin e sistemit. Nuk dua tė futem nė kritikė pėr Presidentin apo prokurorin e Pėrgjithshme sepse mendoj se ata u pėrpoqėn nė mėnyrėn e tyre pėr ti bėrė gjėrat nė njė mėnyrė. Ėshtė e drejtė tė thuhet se secili prej tyre ose ka bėrė njė gabim, ose nuk bėnė diēka qė mund ta kishin bėrė nė mėnyrė qė situata tė ishte mė e mirė.

ADI SHKEMBI

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos