Lėndė plasėse kundėr marshimit tė homoseksualėve nė Tiranė

Tiranė-Nje grup pjėsėmarrėsish nė marshimin e parė tė aktivistėve tė shoqatės LGTB u sulmuan nga disa tė rinj me lėndė plasėse, tek kolonat, nė zonėn mes kolonat mes Rektoratit te UT dhe Muzeut Arkeologjik. Menjėherė ndėrhyri policia e cila kishte monitoruar nga afer kėtė aktivitet. Tė rinjtė aktivistė tė shoqatės LGTB po ecnin me bicikleta, njė formė marshimi sensibilizues, kuu u goditėn nga grupi I tė rinjve.

Sipas kėsaj shoqate, aktivistė pėr tė drejtat e LGBT pedaluan me bicikleta nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit nė Tiranė duke sfiduar jo vetėm kushtet e kėqija tė motit dhe shiun qė ra pa ndėrprerje, por mbi tė gjitha mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara tė njė vendi qė kishte muaj qė diskutonte a do bėhet apo jo njė paradė gej.
Ky aktivitet, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, u organizua nga dy organizatat qė mbrojnė tė drejtat e LGBT: organizata Pro LGBT dhe Aleanca Kundėr Diskriminimit tė LGBT. Aktiviteti u mbėshtet nga EcoVolis qė vuri nė dispozicion jo vetėm bicikletat por pėrmes kėtij akti tregoi publikisht mbėshtetjen ndaj cdo kauze qė mbron tė drejtat e njeriut.
Mirėpo pak sapo aktivistėt kishin nisur pedalimin, njė grup tė rinjsh tė fshehur nė kollonat mes rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik hodhėn lėndė plasėse pranė gomave tė bicikletave dhe u zhdukėn me vrap. Ne i bėjmė thirrje policisė e cila sot na ka qėndruar afėr me mbėshtetjen e saj qė tė bėjė tė mundur vėnien para drejtėsisė tė atij grupi tė rinjsh qė tentuan tė prishin njė manifestim ligjor.
Ky ėshtė vetėm fillimi, tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancės, ne do tė vijojmė me aktivitete tė tjera, sė pari nė Vlorė ku do tė diskutojmė nė njė forum tė hapur me tė rinjtė mbi tė drejtat e komunitetit LGBT, ndėrsa eventet do tė kulmojnė me celjen e ekspozitės Kukafshehti nė Tirana Ekspres, atje ku pėr herė tė parė do tė ekspozohen portrete tė vetė pjesėtarėve LGBT qė tė gjithė shqiptarė. Sipas Karajt, ėshtė e rėndėsishme qė komuniteti LGBT ka nisur tashmė tė thyejė frikėn dhe murin e heshtjes dhe tė tregojė se nėse organizohet mund tė arrijė gjithcka.
Duke sqaruar edhe sloganin e kėtij viti pėr kėto evente qė ėshtė Flije mendjen! Disa njerėz janė gej., Kristi Pinderi, drejtues i Pro LGBT u shpreh pėr median e pranishme nė event se bulevardi kryesor i vendit ėshtė ndėrtuar nė epokėn e pushtimit fashist dhe simbolizon edhe nė formė sėpatėn e Demokleut, por sot, nė vitin 2012 kėta tė rinj dhe tė reja sfiduan simbolikisht njė sėpatė Demokleu moderne qė u qėndron mbi jetėt e tyre dhe tė familjeve tė tyre e qė ėshtė: diskriminimi dhe detyrimi pėr tė jetuar njė jetė tė dyfishtė.
Drejtuesi i Ecovolis, Ened Mato sqaroi se Pedalojmė Kundėr Homofobisė, ėshtė njė nismė qytetare pėr tė promovuar dashurinė dhe jo urrejtjen, pėr tė nxitur mirėkuptimin dhe jo ndarjen, pėr tė treguar se nė fund tė fundit, tė drejtat e njeriut janė parimet bazė mbi tė cilat duhet tė bazojmė bashkejetesėn tonė me qytetarė qė jo detyrimisht janė kopje tė njėjta tė vetes sonė!.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos