“Java e ardhshme, e rėndėsishme pėr statusin e vendit kandidat”

14-05-2012 / Gazeta 55

Flet nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh dje se takimi Meta-Rama është një veprim shumë normal në politikën tonë. “Takimi mund të quhet politik. Jemi në pluralizëm dhe Kushtetuta kërkon vota të cilësuara, kështu që bashkëpunimi është i sanksionuar në Kushtetutën shqiptare”, u shpreh ai. Vasili tha se “temat e diskutimit kanë qenë të gjitha parimore dhe kanë të bëjnë me tre çështje të mëdha të politikës shqiptare”.
Sipas tij, detyrë e politikës shqiptare është bërja e reformave dhe afrimi i vendit me BE-në siç është reforma zgjedhore, ajo parlamentare dhe kufizimi i imunitetit. “Temat e diskutimit kanë të bëjnë me një qëndrim lidhur me Kodin Zgjedhor, konkludimin e reformës zgjedhore, dy çështje këto që duhet të mbyllen brenda javës së ardhshme. Çështja e imunitetit është një tjetër element i kërkuar nga Bashkimi Evropian. BE ka kërkuar me insistim përgjigje të cilat nuk mund të vonohen më. Javën që vjen ne mund të kemi një përgjigje eventualisht pozitive. Të mos harrojmë se jemi vendi me vokacionin më të lartë ‘pro’ integrimit, me mbi 90 për qind. Java e ardhshme, për mua është një javë e rëndësishme dhe e enjtja e parlamentit do të jetë një moment vendimtar për çështjen e statusit të vendit kandidat. Marrja e statusit të vendit kandidat, është shumë më e rëndësishme se zgjedhja e Presidentit. Nëse ne japim prova të mjaftueshme me demonstrimin e mirëkuptimit, pse jo edhe në zgjedhjen e kreut të shtetit i cili është një proces politik që nga mënyra e organizimit dhe demonstrimit politik, sigurisht që është një provë për ata që monitorojnë vendin tonë sesa e aftë është klasa politike për të çuar vendin më pranë integrimit. Çështja e presidentit paraprihet nga zgjidhja e 3 çështjeve të para (reforma zgjedhore, parlamentare dhe heqja e imunitetit). Reforma zgjedhore ka një konsensus prej 131 votash; kërkohet me ngulm heqja e imunitetit dhe padyshim që do ketë konsensus për këtë, për sa kohë kemi një shqetësim të Departamentit të Shtetit, të sekretares Klinton. Reforma parlamentare, duhet të jetë jashtë çdo lloj gustoje dhe sigurisht që është një çështje e rëndësishme. Këto të treja i paraprijnë zgjedhjes së presidentit, por bëjnë diferencën parimisht për statusin e vendit kandidat në BE”, u shpreh Vasili.
Ai komentoi edhe zgjedhjen e Presidentit, duke deklaruar se Ilir Meta nuk do jetë pjesë e kësaj gare. “Ilir Meta në deklaratën e tij shpjegoi pozicionin e presidentit. Projekti i tij politik është shumë i gjatë në kohë. Kjo aleancë u formua mbi baza parimore dhe në fokus kishte integrimin. Liberalizimi i vizave e tregoi këtë. Ishte një arritje e madhe e qytetarëve tanë. Projekti i Metës është politik dhe lidhet me të ardhmen e LSI-së. Kjo forcë politike e ka bazuar punën e saj mbi parime, parime këto të shëndosha. Theksojmë edhe një herë se zgjedhja e Presidentit është një proces i rëndësishëm për vendin”, tha më tej, Vasili.

Akuzat në 4 vjet mes Metës dhe Ramës
“Një pjesë e mirë e medias ka marrë përsipër të futet në emocionet e Ilir Metës, ndërkohë që ai i përjeton emocionet në mënyrë racionale. Deri më sot në politikën shqiptare është ndeshur nervi midis palëve. Unë mund të sjell në vëmendjen tuaj edhe përplasjet mes Berishës dhe Nanoa, mes Berishës dhe Metës si dhe të ato të Ramës me Metën. Mendojmë se shoqëria duhet të çlirohet dhe këto akte emancipuese i bëjnë mirë vendit, për t’u bërë shërbim gjërave të përbashkëta dhe parimore. Komunikimi do të thotë se janë zgjidhur në planin emocional, por politikanët ndahen në një çështje. Është kërkuar nga BE në mënyrë të përhershme që edhe Berisha dhe Rama të takohen jashtë kamerave. Kjo, gjithnjë në funksion të bashkëpunimit mes dy krahëve”.   

Tre Reformat - BE kërkon përgjigje brenda javës
“Ajo që kërkohet me ngulm nga kancelaritë perëndimore, padyshim që lidhet me reformat. Konsensusi me opozitën është i domosdoshëm për miratimin e Kodit Zgjedhor, i cili kërkon një shumicë të cilësuar. Po ashtu, 84 vota duhen dhe për heqjen e imunitetit. Çështje këto që duhet të kalojnë me konsensus dypalësh. Këto çështje duan përgjigje. E gjitha është që forcat politike të marrin përgjegjësitë dhe të konkludojnë këto 3 çështje. Nëse LSI do dispononte votat e duhura, do t’i kishte dhënë përgjigje brenda 24 orëve. Në deklaratat dhe raportet ndërkombëtare thuhet qatë se cili është shqetësimi i tyre, në rekomandimin e statusit të vendit kandidat, janë reformat”.

Meta nuk do jetë kandidat për president
“Ilir Meta në deklaratën e tij shpjegoi pozicionin e presidentit. Projekti i tij politik është shumë i gjatë në kohë. Kjo aleancë u formua mbi baza parimore dhe në fokus kishte integrimin. Liberalizimi i vizave e tregoi këtë. Ishte një arritje e madhe e qytetarëve tanë. Projekti i Metës është politik dhe lidhet me të ardhmen e LSI-së. Kjo forcë politike e ka bazuar punën e saj mbi parime, parime këto të shëndosha. Theksojmë edhe një herë se zgjedhja e Presidentit është një proces i rëndësishëm për vendin”.

Numërimi elektronik
“Problematika lidhet me karakterin teknik, pasi koha është e pamjaftueshme. Ky qëndrim i OSBE/ODIHR, vjen në sinkron me deklaratën e Manjanit. Ne padyshim që do shkojmë në perfeksionin e zgjedhjeve të ardhshme, por për numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, koha e përshtatjes së teknologjisë është e pamjaftueshme”.


...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos