Reforma zgjedhore, s’e mbyllën dot as për herë të dytë!

Kur kanė mbetur edhe dy ditė nga skadimi i afatit, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, janė ende larg gjetjes sė konsensusit pėr dy ēėshtje, siē ėshtė ajo e rikompozimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe hapjen e kutive nė rastet ankimore, ku tė majtėt kėrkojnė qė procesi tė ankimohet direkt pranė Gjykatės sė Lartė ku do tė ngrihet njė grup i posaēėm gjyqtarėsh pėr shqyrtimin e ēėshtjeve zgjedhore.

Pėrballė kėsaj situate, komisioni i reformės i drejtuar nga demokrati Ilir Rusmajli dhe socialisti, Damian Gjiknuri, pritet t’i jepet edhe njė afat tjetėr pėr tė pėrmbyllur ndryshimet e duhura nė Kodin Zgjedhor. Gjatė kėtyre ditėve ka pasur takime intensive midis Rusmajlit dhe Gjiknurit tė asistuar edhe nga ekspertė tė ODIHR-it qė ndodhen nė Tiranė pikėrisht pėr kėtė ēėshtje.

Ende nuk dihet afati i tretė qė do t’i jepet komisionit, pėr tė pėrmbyllur ndryshimet e bėra, qė pėrfshihen nė 12 kushtet e Komisionit Evropian pėr hapat e mėtejshėm tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Pritet gjithashtu, qė nė diskutime tė pėrfshihet edhe dokumenti i firmosur nga 26 parti politike nė vend, ku theksi i tyre veēanėrisht vendoset mbi ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal, nė proporcional kombėtar.

“Ristani” ndan PD-nė me PS-nė

Ēėshtja mė e rėndėsishme qė ka shkaktuar deri mė tani mosgjetjen e konsensusit midis dy palėve, ėshtė ajo e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste kėrkon qė anėtari i 7-tė i kėtij komisioni, njėkohėsisht kryetari, tė propozohet nga Presidenti i Republikės dhe tė miratohet me njė konsensus tė gjerė midis palėve. Demokratėt nga ana tjetėr kėrkojnė qė tė mbajnė formulėn aktuale.

PD-ja ka propozuar qė dy emra tė propozuar prej saj pėr nė krye tė KQZ-sė tė pėrzgjidhen nė Parlament dhe me votat e opozitės, por kjo e fundit nuk e ka pranuar njė propozim tė tillė. Ndėrkombėtarėt kėrkojnė qė institucioni i administrimit tė zgjedhjeve tė riformatohet pėr tė rritur besimin midis palėve. “Formula pėr pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve mund tė rishqyrtohet, me qėllim pėr tė rritur besimin nė pavarėsinė e tij dhe zbatimin e paanshėm tė Kodit Zgjedhor nga ana e tij”, thuhet nė pikėn 3 tė rekomandimeve prioritare tė OSBE/ODIHR-it tė lėshuar nė raportin e fundit pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit tė vitit 2011.

Mė 26 Prill, Parlamenti miratoi shtyrjen e afatit tė komisionit tė posaēėm pėr reformėn zgjedhore, pasi afati i mėparshėm nuk u zbatua. Tashmė, Parlamenti pritet tė miratojė sėrish ndryshimin e afatit, nėse nuk do tė gjendet njė zgjidhje e minutave tė fundit pėr ēėshtjet qė mbajnė peng reformėn. /S.Lleshi/Start/


                                                                                             2012-05-13 16:08
   

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Start

Publikuar nga: Gazeta Start

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos