Trepēa braktis ligėn e ‘kurdisur’ ?

Edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatės sė Futbollit e ka refuzuar kėrkesėn e Trepēės qė ndeshjen ndaj Vėllaznimit ta regjistrojė me rezultatin e arritur nė fushė (0:0) e jo 0:3 pėr gjakovarėt. Kjo ka bėrė qė ‘Xehetarėt’ ta mendojnė shumė seriozisht tėrheqjen nga Superliga, tė cilėn e quajnė ‘ligė tė kurdisur’.

Pas Komisionit tė Garave dhe atij pėr ankesa tė shkallės sė dytė, edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK) e ka refuzuar kėrkesėn e Trepēės.

Kėta tė fundit kishin kėrkuar qė ndeshja e saj ndaj Vėllaznimit tė regjistrohet me rezultatin e arritur nė fushė (0:0) e jo 0:3 pėr gjakovarėt, siē ishte regjistruar nga Komisioni i Garave pas njė gabimit teknik qė kishin bėrė ‘xehetarėt’.

Kjo ka bėrė qė drejtuesit e ish kampionit tė Kosovės tė mendojnė shumė seriozisht tėrheqjen nga Superliga, duke hedh njė varg akuzash ndaj organit mė tė lartė tė shtėpisė sė futbollit.

“Do t’i shohim mundėsitė pėr t’u ankuar sėrish. Ėshtė njė vendim shumė i padrejtė dhe i paargumentuar. Nuk e di nė ēka janė bazuar. Komiteti Ekzekutiv nė vend se t’i pėrmirėsojė gabimet e komisioneve tjera, ai vetė gabon”, tha sekretari i Trepēės, Hajrullah Haxhiu, pėr Express.

“Si kryesi e klubit do ta shqyrtojmė mundėsinė e tėrheqjes nga garat, sepse unė nuk shoh arsye tė luajmė nė njė ligė tė tillė, nė tė cilėn gjithēka montohet me tė filluar garat, duke u ditur kush do tė bėhet kampion e kush do tė bie nga liga”, theksoi ai.

Pas 28 xhirove tė zhvilluara, Trepēa zė vendin e dhjetė nė tabelė me vetėm 28 pikė tė tubuara.

Vendimi i FFK’sė e fut Hysin nė garė pėr titull

Edhe pse Komisioni i Garave ndeshjen e tensionuar mes Gjilanit e Hysit e kishte regjistruar me rezultatin e arritur nė fushė (1:1) – gjė qė ishte vėrtetuar edhe nga Shkalla e Dytė – Komiteti Ekzekutiv i FFK-sė e ka hedhur poshtė atė vendim, duke e aprovuar kėrkesėn e Hysit qė ai takim tė regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 nė favor tė bardhezinjve.

Sipas Komitetit Ekzekutiv, Komisioni i Garave dhe Shkalla e Dytė nuk i kanė administruar mirė provat, nė bazė tė tė cilave e kishte refuzuar kėrkesėn e llapjanėve.

“Ndonėse pikėt nga kjo ndeshje nuk kanė rėndėsi pėr asnjėrėn skuadėr, Komiteti Ekzekutiv mendon se dhuna qė ėshtė shfaqur nė kėtė ndeshje dhe dėnimet e shqiptuara si dhe me kėtė vendim Komiteti Ekzekutiv ka dalė nė mbrojte tė ligjshmėrisė dhe vėnies sė drejtėsisė nė vend me qėllim tė parandalimit tė dukurive tė tilla nė futbollin e Kosovės”, thuhet nė njoftimin e FFK-sė.

Kjo nuk ėshtė pritur mirė nga gjilanasit, tė cilėve gjithashtu Komiteti Ekzekutiv ua ka refuzuar kėrkesėn pėr zbutjen e dėnimit prej pesė ndeshjeve larg stadiumit tė vet dhe pa praninė e publikut.

“Dėnimet ndaj nesh janė shumė tė rėnda. Por, pėr hapat e mėtutjeshėm do tė vendosė kryesia. Por, unė jam pėr atė qė tė vazhdojmė, sepse edhe Liga e Parė ėshtė e Kosovės”, tha zyrtari i lartė i Gjilanit, Abdullah Syla.

Me kėto tri pikė, Hysi ėshtė futur seriozisht nė luftė pėr titull, pasi tani ka vetėm gjashtė pikė mė pak sesa lideri Prishtina – pesė xhiro pa pėrfunduar kampionati.

20 mijė euro shpėrblim pėr kampionin

Komiteti Ekzekutiv i FFK-sė ka marrė vendim qė kampioni i ri i Kosovės tė shpėrblehet me 20 mijė euro, kurse nėnkampioni me 10 mijė euro, derisa vendit tė tretė do t’i takojnė 10 mijė.

Kėto para kanė prejardhje nga shitja e tė drejtave televizive. Ndėrkohė, Komiteti Ekzekutiv i FFK-sė ka vendosur qė ndeshja finale e Kupės sė Kosovės tė zhvillohet mė 7 qershor nė Prishtinė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos