Njė kėrcėnim serioz pėr transportin ajror vjen nga humbja nė Libi e raketave tė Gedafit

10-05-2012 / Nga David Ignatius (Uashington Post)

Sa herë qё CIA-ja  zbulon një komplot të jashtëm, siç ndodhi me skemën e fundit tё al-Kaedës; planit për të hedhur në erë avionët civile duke përdorur eksplozive të avancuara, tё cilët është vështirë t’i zbulosh, njerëzit lëshonin një psherëtimë çlirimi. Por kjo është një luftë me shumë fronte edhe sipas kufizimit do tё thotë se goditja e marrё nuk kuptohet nga tё vjen. Gjatë muajve të fundit, unë kam dëgjuar paralajmërime konfidenciale, në lidhje me një tjetër kërcënim për aeroplanë komercialë, domethënë, përhapjen e raketave anti-ajrore (portative) nga Libia, pas përmbysjes së regjimit tё Moamer Gadafi-it. Një zyrtar i lartё i Departamentit të Shtetit, tha gjate muajit shkurt se Gadafi ka siguruar  20.000 armë të tilla dhe se vetëm 5000 prej tyre është grumbulluar ose “konfiskuar” me anë të një programi amerikan me kosto prej 40 milion $, për blerjen e raketave tё këtij lloji. "Por, sa janë ende të zhdukura?", pyeti Andrew Shapiro, Ndihmës Sekretari i shtetit për çështjet politiko-ushtarake, gjatё fjalimit tё tij me 2 shkurt. "Te jemi te sinqertë, nuk e dimë dhe ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë". Ja edhe pjesa e frikshme: Dy ish-oficerë të CIA-s kundër terrorizmit, më thanё javën e kaluar se teknikët u “rinovuan” kohët e fundit me 800 prej këtyre sistemeve portative tё mbrojtjes (tё njohur si MANPADS), disa nga këto raketa portative ajrore, ishin tё destinuar për grupin xhihadist afrikan që quhet Boko Haram, i cili është parë shpesh si një aleat i al-Kaedës. Për përdorim të mundshme kundër avionëve komerciale qё udhëtojnë pёr në Niger, Çad dhe ndoshta Nigeri. Ish-oficerë të CIA-s janë përpjekur për tetë muaj rresht tё paralajmërojnë inteligjencën amerikane, por pa sukses.
Ja një përmbledhje e mesazheve që kam parë. Më 9 shtator tё 2011-ës, nё rënie e sipër tё regjimit të Gadafit, një nga ish-oficerët e CIA-s paralajmëroi një kontakt tё FBI-sё, se  raketat libiane ishin duke lëvizur në jug, pra nё drejtim të rajonit Agadez të Nigerit, qё  banohej nga fisi Tuareg, të cilët besohet se kanë lidhje me al-Kaedën. Ai i shpjegoi  kontaktit tё FBI se një burim arab i tha se tashmё ky grup terrorist (Tuareg) posedon SA-7s dhe SA-24s (prodhime ruse), tё ardhura nga Libia. Por asgjë mё shumё nё vijim. Në  e-mailin e 12 shtatorit, ish-oficeri i CIA i shkroi njё mikut tё tij nё FBI se, kontaktet në Niger "kanё përhapur fjalё se qeveria e Shteteve te Bashkuara, nuk dëshiron t’i ndihmoje ata" duke i përndjekur ata dhe raketat.” Unë dyshoj se [divizioni  i CIA-s nё lindjen e afërt] e ka zvarritur këtë çështje për shkak tё procedurave burokratike", spekuloi ai. Veterani i CIA-s ende shpresonte se inteligjenca e SHBA-ve do të përfshihej, kështu që, ai i dha emrin dhe numrin e telefonit të afërmit të një ish-oficeri të zbulimit libian, i cili dyshohet se kishte ndihmuar në lëvizjen e raketës jashtë vendit. Në 15 shtator, ai gjithashtu i dërgoi kontaktit të FBI, numrat e telefonit për burimet arabe në Niger, i cili vëzhgonte nga afër lëvizjet e raketave. Në 28 shtator, ish-oficeri i irrituar i CIA, i shkroi një kontakti ushtarak amerikan: "Raketat janë në duart e al-Kaedës, aktualisht duke u shpërndarë. Unë me të vërtetë do të doja të dija se cili person nё brendësi tё agjencisë u bё një pengesë dhe pse. "Megjithatë, ish-oficeri i CIA nuk mori asnjë përgjigje. Në dhjetor, ai i shkroi përsëri një tjetër kontakti tё FBI, se me sa duket një "përplasje” në agjenci ka bllokuar komunikimin. “Së fundi, gjatё muajit prill, dy ish-oficerë të CIA-s morën një urdhër tё prerё, për ta zbardhur informacionin me domosdoshmëri. Ata i dërguan kontaktit përkatës një foto të një luftëtar kryengritës, që synonte një prej raketave libiane dhe shpjegimin e mëposhtëm: "Raketat dhe municionet që kanё “avulluar” nga Libia që prej rënies së sistemit nё vitit 2011, kanë marre rrugën drejt Agadez-it në Niger dhe kanё vёnё nё shënjestër Perëndimin. ... Grupi terrorist “Boko Haram” ka marrë posedimin e disa prej raketave. Ata kanë sjellë mjetet e teknikës egjiptiane të ushtrisë, për të përgatitur dhe vënë nё provё raketat SA-7b. Një burim pohon se në këtë zonë 800 raketat janë në dispozicion. Mё nё fund, fundjavën e kaluar, veteranët e CIA-s dëgjuan lajmin e shumëpritur nga personi qё pretendon të përfaqësojë ish-punëdhënësin e tyre. Agjencia zyrtare u interesua mё nё fund për të biseduar me burimin e tyre arab. Kur ju drejtova zyrtarëve të lartë amerikanë për ndonjë koment, ata mё thanë se nuk kishin dëgjuar asgjë nё lidhje me specifikat e këtij rasti, apo shkëmbimet e email-eve. Por  pranuan se raketat libiane janë një problem serioz. "Ka shumё mundësi qё një numër i vogël i MANPADS libianë janë shitur në tregun e zi dhe se al-Kaida në Magreb është duke u përpjekur t’i marrë ato", tha një zyrtar i lartë amerikan. Shtëpia e Bardhë ka porositur një “grup pune” ndërmjet agjencive, vjeshtën e kaluar, i cili do tё ketë si detyrё vëzhgimin e lëvizjeve dhe gjetjen e vendndodhjes sё raketave libiane. "Përpjekja për tё reduktuar rrezikun, do të jetë një përpjekje afatgjatë dhe nё tё njëjtën kohe e rrezikshme, shpjegoi zyrtari i lartë. Kjo tingëllon mjaft ndёrgjegjёsuese nga ana e tyre, por unë pyes veten, pse askush nuk i kishte dëgjuar kur ish-oficerët e CIA-s filluan t’i binin ziles sё alarmit.




...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos