Xhelozi në azil, i moshuari godetme thikë mikeshën 66 vjeçare

KAVAJË – Dashuria nuk njeh moshë. Por, dy të moshuar në Kavajë kanë treguar se as xhelozia nuk njeh moshë. Një krim pasioni ka ndodhur në azilin e të moshuarve në Kavajë. 66 vjeçarja Sulltane Muharremi është plagosur rëndë më thikë nga miku i saj 69 vjeçar, Maliq Tafaruçi.
Gruaja 66 vjeçare ishte ankuar disa herë se Maliqi ishte shumë posesiv, xheloz dhe i dhunshëm ndaj saj. Por kur mendoi të shkëputej përfundimisht prej tij, përfundoi si viktimë, e qëlluar me thikë në gjoks. Tani ajo është jashtë rrezikut për jetën, por sërish ka dëmtime të rënda.
Dy të moshuarit njiheshin që prej viteve të komunizmit, kur vuanin internimin. Fati i solli sërish bashkë pas rënies së regjimit kur ata dështuan në martesat e tyre. Të mbetur pa familje, Maliqi e Sulltania u strehuan në azil, ku vijoi edhe miqësia e tyre.
69 vjeçari u arrestua nga policia.

(aq/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos