Prefekti: Dy mbledhjet e Qarkut tė paligjshme, me kėshilltarė fiktivė

Prefekti i ri i Fierit, Robert Bitri

FIER- Prefekti i ri i Fierit, Robert Bitri, ka komentuar pėr herė tė parė nė lidhje me situatėn nė Kėshillin e Qarkut. Sipas tij, tė dyja mbledhjet e zhvilluara paralelisht nga tė majtėt dhe tė djathtėt nė ambiente tė ndryshme, janė tė paligjshme dhe me anėtarė fiktivė. Ai pohoi se asnjėra prej aleancave nuk ka pasur kuorumin e nevojshėm pėr tė zhvilluar mbledhje, duke dhėnė edhe argumente nė lidhje me numrin aktual tė anėtarėve nė kėshill. Sipas tij, 9 kėshilltarė, nga 96 qė duhet tė ketė qarku, janė tė pezulluar dhe nė procese gjyqėsore. Prezenca e tyre nė kėshill ėshtė e paligjshme, dhe e tillė mbetet edhe pėrllogaritja e kartonėve tė tyre. “Duke parė ēėshtjen e koklavitur tė Kėshillit tė Qarkut, ngėrēin qė ėshtė krijuar nė mirėfunksionimin e kėtij kėshilli, mė janė paraqitur nė institucion emrat e kėshilltarėve qė kanė marrė pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Qarkut, si nė atė qė ėshtė organizuar nga tė djathtėt, ashtu edhe nga tė majtėt. Sipas kėshilltarėve tė majtė, kanė marrė pjesė nė kėtė mbledhje 56 kėshilltarė, ndėrsa nė mbledhjen tjetėr mė ka ardhur lista me 49 kėshilltarė. Nė tė njėjtėn kohė, mė ėshtė paraqitur dorazi edhe njė vendim i Gjykatės sė Apelit Vlorė. Ajo qė vė re ėshtė se sipas kėtij vendimi gjyqėsor, i bie qė 4 kėshilltarė tė Kėshillit tė Bashkisė Patos duhet tė ndėrrohen. Por, nė kėndvėshtrimin ligjor, edhe tre kėshilltarė tė Kėshillit tė Bashkisė Fier dhe 2 kėshilltarė tė tjerė tė Kėshillit Bashkiak Divjakė janė tė pezulluar. Sipas kėsaj logjike, pėr mua ata kėshilltarė janė tė pavlefshėm”, u shpreh prefekti Bitri. Sipas sqarimit zyrtar tė prefektit, kjo llogari matematikore sjell njė numėr tė ulėt kėshilltarėsh, ēka do tė thotė se tė dyja mbledhjet, njėra e zhvilluar nė ambientet e Bashkisė dhe tjetra nė hotel “Fier”, konsiderohen tė paligjshme. “Nė kėto kushte, numri i kėshilltarėve tė qarkut bie dhe shkon nė shifrat e 91 kėshilltarėve, nga 96 qė duhet tė jenė gjithsej. Kjo sjell njė tjetėr situatė pėr sa i pėrket numrit tė kuorumit tė nevojshėm pėr thirrjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Qarkut. Nėse bėjmė njė llogaritje matematike, i bie qė njėra palė (e djathta) tė ketė 45 kėshilltarė dhe pala tjetėr 46 kėshilltarė. Pra, nuk kemi kuorumin e pėrcaktuar me ligj pėr mbledhjen e Kėshillit tė Qarkut”, u shpreh mė tej prefekti Bitri.                    m.r

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos