Emigranti ekzekuton motrėn, nuk flisnin mirė nė fshat

Fshati Madhesh

MAT/ Vdes nė vend 27-vjeēarja. Arrestohet pas 3 orėsh nė mal autori.

Vėllai vret motrėn, se banorėt e fshatit flisnin keq pėr tė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 10:30 nė fshatin Madhesh tė komunės Ulėz, 2 kilometra larg rrugės nacionale Burrel-Milot.
Zyrtarė tė Komisariatit tė Policisė Mat, qė janė njoftuar nga banorė tė zonės gjysmė ore pas krimit, thanė se kanė mbėrritur shpejt nė vendin e ngjarjes dhe kanė konstatuar se 27-vjeēarja Shqiponja Miza kishte vdekur pėr shkak tė plagėve tė marra, pas dy tė shtėnave me ēifte. Nė momentin e ngjarjes sė rėndė nė shtėpi ka qenė nėna e viktimės, kunata dhe njė vėlla i paralizuar. Kunata R.Miza ka treguar pėr grupin hetimor ngjarjen. Sipas saj, Mirash Miza, 38 vjeē, ishte kthyer nga emigracioni nė Greqi njė javė mė parė. Nga dita e parė dhe deri kur vrau tė motrėn, vetėm zihej me pjesėtarėt e familjes. Pinte raki gjithė ditėn dhe debatonte me tė gjithė. Nėna e Shqipes po pastronte nė shtėpi, vėllai ishte nė karrocė brenda banesės dhe unė e Shqipja ishim nė oborr. Krejt papritur del nga shtėpia Mirashi me ēifte nė dorė. Nė moment Shqipja vrapon pėr tu larguar nė livadhin poshtė shtėpisė. Mirashi e ndjek kėmba-kėmbės dhe gjuan dy herė mbi motrėn e tij. Ajo ra pėrdhe. Unė dhe nėna e saj mbėrritėm shpejt pranė saj, por Shqipja kishte vdekur. Mirashi la ēiften nė oborrin e shtėpisė dhe iku malit. Ky ėshtė rrėfimi i dėshmitares sė vetme tė ngjarjes. Pak minuta mė vonė, pėr ngjarjen ėshtė njoftuar babai i vajzės, i cili kishte vajtur nė komunė pėr tė plotėsuar disa dokumente tė ndihmės ekonomike. Pas marrjes sė informacionit, shefi i Komisariatit tė Matit, qė e kishte ditėn e parė tė punės nė kėtė rreth, Asllan Shyti, sė bashku me zyrtarėt vendorė tė Policisė lokale Sami Neli e Musa Skura, si dhe efektivė tė policisė, kanė nisur kėrkimet pėr kapjen e autorit tė krimit makabėr. Tė paktėn tri orė kanė zgjatur kėrkimet nė malet e Madheshit. Autori nuk mbante telefon dhe nuk kishim asnjė mundėsi komunikimi me tė. Pas tri orėsh arritėm ta gjejmė nė mal. Pasi e prangosėm, e sollėm nė Komisariatin e Policisė Burrel, thanė pėr Panorama burime policore. Burime pranė organit tė akuzės thanė se nga hetimet paraprake rezulton se Mirash Miza ka deklaruar se kishte dėgjuar fjalė jo tė mira pėr motrėn, prandaj e kishte kryer krimin. Ai ėshtė shprehur se nuk ėshtė penduar pėr vrasjen e motrės.

Ekspertiza
Pas kapjes sė autorit tė ngjarjes, Policia ka urdhėruar dėrgimin e viktimės nė morgun e spitalit tė Burrelit, mirėpo fillimisht prindėrit e vajzės e kanė kundėrshtuar njė gjė tė tillė. Ajo ka vdekur, pse duhet ta ēoni nė morgun e spitalit, janė shprehur babai dhe nėna e vajzės sė vrarė mėngjesin e djeshėm. Mirėpo policia ka ndėrhyrė dhe e ka dėrguar kufomėn nė morg. Mungesa e mjekut eksperto-ligjor ka bėrė qė viktima tė qėndrojė disa orė tė tjera nė morg, duke krijuar tjetėr shqetėsim pėr tė afėrmit e saj.

MAT/ HASAN PASHA

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos