SHBA kerkon ndihme per ndricimin e fatit te 16 ushtareve te zhdukur ne Kosove

Ambasada amerikane ne Prishtine ka bere thirrje sot qe te gjithe ata qe mund te dine dicka per te pakten 16 ushtare amerikane te zhdukur ne Kosove gjate Luftes se Dyte Boterore te ndihmojne ne ndricimin e fatit te tyre.

Ne nje komunikate per opinion thuhet se te pakten 16 ushtarake amerikane qe ende konsiderohen te zhdukur diku ne hapesiren tokesore te Republikes se Kosoves. Keta amerikane kane sherbyer gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ishin ose anetare te ekuipazhit te aeroplaneve te rrezuar te Forcave Ajrore ose rober te luftes te mbajtur nga forcat gjermane.

Derisa numri prej 16 personave te zhdukur eshte i vogel krahasuar me numrin prej afer 1800 personave te zhdukur ne konfliktin ne Kosove populli i Shteteve te Bashkuara duke cmuar thellesisht dhe perjetesisht perpjekjet heroike te te gjithe atyre te cilet bene sakrificen supreme ne Luften e Dyte Boterore vazhdon te kerkoje mbetjet mortore te cilat ne ende do te mund ti varrosnim ashtu sic e meriton sakrifica e tyre thuhet ne komunikaten e leshuar nga ambasada amerikane ne Prishtine.

Kur nje ushtar pilot marinar apo marins jep betimin per te mbrojtur dhe mbeshtetur Kushtetuten e SHBA-ve qeveria jone solemnisht u premton gjithe atyre qe sherbejne ne mbrojtje te ketij kombi te madh se do ti ktheje ata ne shtepi. Si shtet ne e vleresojme sakrificen e sherbyesve tane dhe konsiderojme si mision te shenjte tonin kthimin tyre ose te gjalle ose ne vendpushimin e tyre te nderuar dhe perfundimtar ne dheun amerikan thuhet ne komunikate.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos