Kryeministri Berisha nderon veprimtaren Johanna Newman

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nderoi mbreme ne Uashington veprimtaren Johanna Newman e cila dekada me pare i mbijetoi holokaustit nazist duke u shpetuar nga nje familje shqiptare. Zonjes Newman iu dorezua nje certifikate mirenjohjeje nga Bashkia e Tiranes. Ceremonia u zhvillua ne Muzeun Perkujtimor te Holokaustit ne Uashington ne prani te qindra pjesmarresve per te cilet u shfaq filmi Besa.

Ne kinemane e Muzeut Perkujtimor te Holokaustit ne Uashington disa qindra njerez moren pjese ne ceremonine per te nderuar zonjen Johanna Newman e cila bashke me familjen i mbijetoi Holokaustit nazist duke i kaluar vitet e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

Zonja Newman punon ne Muzeun e Holokaustit dhe njihet si nje grua qe flet me respekt te vecante per virtyte te tilla te shqiptareve si Besa me te cilen ata mbrojten ose u dhane strehe qindra hebrejve gjate periudhes se Luftes.

Ne prani te personaliteteve te njohur hebraike si dhe te ambasadoreve dhe zyrtareve te tjere mes atyre qe mbushnin sallen Kryeministri Berisha falenderoi zonjen Newman per dashurine e saj te madhe per popullin shqiptar.

Sonte mes nesh eshte nje grua e mrekullueshme nje e mbijetuar e asaj kohe te tmerrshme. Ajo i kaloi ato vite ne nje familje shqiptare dhe me vone u be nje nder ambasadoret me te mira te moralit te kombit tim. Te jemi shume mirenjohes Johanna. Desha te theksoj dicka. Kontributi yt eshte i jashtezakonshem sepse pasi te shpetuan ty dhe hebrenj te tjere shqiptaret rane nen diktauren me te zeze qe kishte pare ndonjehere Evropa.

Kryeministri Berisha foli per marredheniet e vjetra te hebrejve dhe shqiptareve si dhe per marredheniet e mira qe Shqiperia ka me shtetin e Izraelit.

Ne kemi nje mik te perbashket Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe jemi shume krenare per nje mik te tille tha zoti Berisha.

Zevendes ndihmes sekretari i shtetit Philip Reeker u solli te pranishmeve urimet me te mira te Sekretares se Shtetit Hillary Clinton me rastin e shfaqjes se filmit Besa.

Shqiperia ishte dhe eshte nje vend kryesisht mysliman me pakica te konsiderueshme katolike dhe ortodokse. Krahas historise se bashkekzistences paqesore mes ketyre besimeve te ndryshme ne kulturen shqiptare eshte i rrenjosur thelle sidomos zakoni i shenjte i mikpritjes. Keto ishin parimet qe i bene shume familje shqiptare duke perfshire edhe qeverine shqiptare kur ato pranuan hebrejte nga vende te tjera te Evropes dhe i mbrojten nga forcat naziste. Per fat te keq jane te pakte ne Evrope shembuj te tille si ky qe tregoi populli shqiptar tek i cili detyrimi per te mbrojtur mikun kaperceu friken e ndeshkimit nga njerezit ne pushtet.

Filmi Besa qe u shfaq me pas per te pranishmit flet per historine e shpetimit te hebrenjve nga familjet shqiptare gjate Luftes.

Johanna Newmann tha per Zerin e Amerikes se ne te vertete nderimi qe iu be asaj i takon popullit shqiptar dhe qeverise shqiptare te asaj kohe te cilet rrezikuan veten per te shpetuar hebrejte

Sa me shume qe mesoj dhe lexoj per krimet qe ndodhen aq me teper ndjej detyrimin per ti ngritur shqiptaret ne piedestal sepse ajo qe ata bene ishte e jashtezakonshme. Ata jetonin me nje moral te larte. Ata i treguan botes se kur njerezit jane ne nevoje atyre u duhet dhene ndihme. Ajo qe ben secili ka rendesi. do individ i vecante qe ka guximin per te bere dicka per te ndihmuar nje qenie tjeter njerezore jep nje kontribut te madh.

Zonja Newman tha se ajo nuk do te ishte sot ketu po te mos ishin shqiptaret.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos